Connect with Us

Skandali/ Artan Lame urdhër për grabitjen e pronës në favor të klientelës mediatike

Denoncim

Skandali/ Artan Lame urdhër për grabitjen e pronës në favor të klientelës mediatike

Publikuar

-

“Do të bëj këtë e do të bëj”/ Artan Lame zbulon si është kërcënuar për çështjen e pronave

Qeveria shqiptare prej kohësh ka nxitur investiorët vendas të investojnë në sektorin e turizmit si një ndër sektorët priortiarë të ekonomisë së vendit. Investime të shumta janë bërë ndër vite kudo në Shqipëri por cdo investim ka pas një shtet i cili jo vetëm që nuk i ndihmon por përkundrazi i dëmton investiorët në vend. I tillë është skandali që do paraqesim me investimin miliona eurosh të bërë në pikën turisitike Moravë të qytetit të Korcës në Hotelin Montrelux.

Nga zyrat e Artan Lame në Tiranë, Drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Katastrës, ka dalë një shkresë e cila kërkon “të bëjë anullim të lejes së legalizimit të datës 3.11.2017, e cila është dhënë në emër Arben Relit dhe të emetojë leje të re legalizimi për pronën Montrelux Resort ku do të fusë bashkëpronar nga hici Sefedin Bajraktarin si bashkëpronar me 50% të pronës duke vjedhur me një të rënë të lapsit pronën dhe investimin te shtetasit Arben Reli.

Ky i fundit përvecëse është njohur ligjërisht nga shteti shqiptar si përfitues i vetëm i legalizimit të investimeve në objekt është për më tepër zotërues i certifikatave të pronësisë mbi këtë objekt. Aktualisht prona është në pronësi të shtetasit Arben Reli me certifikatë pronësie i cili disponon 8.931 m2 dhe të Sefedin Bajraktarit, babai i Shpresim Bajraktarit, që disponon vetëm 507 m2.

Zyrat e Agjensisë Shtetërore të Katastrës po marrin një vendim kufizim pronësie dhe ndërrim e titullit të pronësisë duke vejdhur pronën Arben Relit e do të bëjë në formë korruptive Sefedin Bjraktarin bashkëpronarë me 50% të pronës. Pra, praktikisht nga një certifikatë pronësie ku Sefedin Bajraktari ka vetëm 507 m2 që do të thotë vetëm 5% e pronës në 50% bashkëpronar me një të rënë të lapsit. Artan Lame jep urdhër në shkelje flagrante të ligjit, Drejtorisë Vendore Korcë për të vjedhur pronën shtetasit Arben Reli.
Ky akt ligjërisht është absolutisht i pavlefshëm, por mbi të gjitha i kundraligjshëm, në mospërputhje të rregullt me detyrën, duke cënuar interesat e ligjshme të investitorit e duke formuar në këtë mënyrë “faktin penal të shpërdorimit të të detyrës pasi palët janë në proces gjyësor për ndarje pasurie”. Për këtë arsye Agjensia Shtetërore e Katastres nuk mundet kurrësesi të marrë vendim për anullim leje legalizimi ndërkohë që gjykata akoma nuk është shprehur.

Ndërkohë që të gjitha evidencat ligjore tregojnë se prona e re e zhvilluar është bërë nga zoti Arben Reli i cili disponon certifikatë pronësie e kur letrat e firmosura pranë noteres vërtetojnë se investimi njihet nga Sefejdin Bajraktari se Arben Reli është i vetmi investitor, zyrat në Tiranë të Artan Lames bëjnë një vendim jo ligjor për pezullim të lejes së legalizimit të vitit 2017 ku Arben Reli është i vetmi pronar në një leje të re legalizimi ku shtetasi Sefejdin Bajraktari do te bëhet 50% bashkëpronar. Ky urdhër është absolutisht i pavlefshëm si akt administrativ pasi bazuar në nenin 36(3) të Kodit të Procedurës Civile ku thuhet : Asnjë instituvion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrveshje civile që është duke u gjykuar nga gjykata.

LEXO EDHE:  "Stop" zbulon skandalin/ Pesticide të ndaluara e të rrezikshme për mishin, sallamin e frutat

Si po vjedh Artan Lame dhe institucioni i vet (grabites) investimet miliona euro të investitorëve privatë?

Motrelux Hotel është një ndër hotelet më lluksoze të ndërtuara vitet e fundit në juglindje të Shqipërisë me vlerë miliona euro me investitor të vetëm shtetasin Arben Reli. Në vitin 2009 shtetasi Arben Reli sëbashku me shtetasin Sejfedin Bajraktari kanë blerë objektin Pikë Turistike Marovë, të ndodhur në Malin Marovë të qytetit të Korcës. Të dy këta shtetas blenë godinën e vjetër ku secili u bë bashkëpronar i pronës me sipërfaqe 1014 m2 të ndarë në mënyrë të barabartë. Nga godina e vjetër për tu shndërruar në hotel kërkohej zgjerim e investim miliona euro të cilat janë bërë nga shtetasi Arben Reli.

Në një deklaratë noteriale të datës 03.05.2011 shtetasi Sejfedin Bajraktari,ne pamundesi ekonomike per te kryer investim, njeh pikërisht investimet e bëra ndër vite të zotit Arben Reli. Sipas kësaj deklarate,ne pamund ai thotë se lidhur me investimin dhe cdo veprim tjetër të kryer dhe që do të kryhet nga Z Arben Reli lidhur me cdo ambient apo sipërfaqe shtesë të pasurisë në bashkëpronësi nuk ka asnjë pretendim dhe jam dakort që të gjitha të drejtat dhe detyrimet lidhur me investimet i përkasin Z Arben Reli”.

Me këtë deklaratë noteriale dhe këtë marrveshje zhvillimi plan biznesi shtetasi Arben Reli investon ndër vite miliona euro në këtë pronë dhe e shndërron nga një pronë objekt i vjetër me sipërfaqe 1014 m2, me dy bashkëpronarë, në një pronë të rë të zgjeruar me sipërfaqe totale 8424 m2 plus 1014 m2 të objektit të vjetër. Pikërisht ky zgjerim i ri legalizohet në vitin 2017 nga drejtoria rajonale e Aluzinit në emër të Arben Relit i cili gjithashtu disponon certifikatë pronësie.

Me zhvillimin e pronës dhe me përfundimin e Hotelit në vitin 2020 shtetasi Sefedin Bajrkatari, babai i SHpresim Bajraktarin i cili është përfolur si i lidhur me VJollca Hoxhën, pronare e Top Channel, ngre pretendimin se ai është po ashtu pronar 50% i gjithë pronës së re të krijuar. Pra nga 500 m2 të blera në vitin 2009 në objektin e vjetër kërkon në vitin 2020 të bëhet bashkëpronar 50% i gjithë Hotelit Montrelux pa bërë asnjë euro investim duke bërë presion me anë të medias e njërëz të lidhur me të punonjësve të shtetit. Ndërkohë me këtë pretendim të bërë zoti Arben Reli e con cështjen në gjykatën e Korcës për ndarje pasurie pas u shtetasi Sefedin Bajraktari kërkon bllokim të pronësisë. Kërksa e tij cuditërisht pranohet dhe pasuria bllokohet dy herë nga 30 ditë nga “Agjencia e Shtërore e Kadastres, Drejtoria Vendore Korcë” duke filluar nga data 14.05.2020./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
3 Komente

3 Comments

  1. Ketrina

    28 Qershor, 2020 at 8:34 pm

    Artan Lame PLEHRE HISTORIKE. Tmerr e turp i madh.. Si nuk u ngopet njëherë duke vjedhur. Pa fjalë.. Sdi si është e mundur te guxojnë e të vjedhin kaq hapur. Shtet plehre!!!

  2. Nanajoteneberlin

    28 Qershor, 2020 at 8:47 pm

    E kam lexuar me shume kujdes artikullin. Eshte nje klime makaber per njeriun e mundesive dhe ideve, ne vend qe ta shtyjne perpara secili perpiqet ta rrjepe nga pak dhe harrojne qe ne pikturen me te madhe ajo prone i perket Z. Arben dhe nuk duhet coptuar por shfrytezuar si mundesi punesimi dhe qarkullimi per tregun e brendshem. Turp per cdo tentative shtypje ose zhvatje

  3. Agim

    29 Qershor, 2020 at 2:02 pm

    Qeveria shqiptare, prej kohesh “mbeshtet” Investimin e bizneseve; zhvillim ky qe duhet të rimëkëmbi ekonomin e vendit dhe të zhduki pa punesin që është bër gangrenë e varferis ekstreme e këtij populli. Por fakti që po lexojme, ku kartat e dokumenuara tregojn qartesisht një realitet të hidhur të perfshir nga një drejtesi inezistente të udhehequr nga një korrupsion qeveritar galopant. Ky ” zotnia” Lame në fjalë drejtor i Aluiznit, praktikisht duhet të jetë në bank të akuzuarve me të gjith bashkpuntorët e tij politikan me në krye kryeministrin, (Kapo mafie) faktor principal i fatkeqësis të këtij vendi.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se sot ka patur kontroll në një fasoneri në Bilisht nga inspektorët e Shëndetësisë.

Sipas denoncuesit, vetë inspektorët nuk kanë patur maskë dhe uniformë dhe në fund kanë kërkuar dhe rryshfet nga pronari i fasonerisë.

“Akuzon inspektoret se shkojne per kontroll dhe blihen me ryshfet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor.Uroj te jesh mire ti dhe familjaret tend.Nepremjet teje dua te bej nje denoncim.Sot ne nje fasoneri ne qytetin e Bilishtit kishte kontroll nga Ministria e Shendetesise ne lidhje me respektimin e masave.Vetem inspektoret nuk kishin asnje mase mbrojtese dhe uniforme.Thjesht kishin kontrolluar ambientin dhe ne fund kishin kerkuar rryshfet materiali nga pronari i fasonerise.Shpresoj ta publikoni kete rast. (anonim ju lutem).”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Publikuar

-

Nga

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Gazetari dhe eksperti i Ekonomisë Klodian Tomorri, zbulon një skandal brenda zyrave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me rrugën Milot-Balldren. Sipas tij, për koncesionin e kësaj rruge, janë miratuar dy kontrata.

“Skandalet me kontratat koncesionare në Shqipëri nuk kanë të sosur. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur një precedent botëror, teksa ka miratuar të njëjtën kontratë me dy versione të ndryshme nga njëri-tjetri. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës Milot-Balldren.

Në 7 maj të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës i ka përcjellë për miratim Ministrisë së Financave draftkontratën e koncesionit për ndërtimin e rrugës Milot Balldrenë. Pjesë e draftkontratës ishte dhe modeli financiar, ku përshkruhej se si do të finacohej projekti. Sipas modelit financiar, përveç kredive kompania koncesionare do të financonte 19.5 milionë euro përmes furnitorëve të cilat do të përdoreshin përkatësisht 9.5 milionë euro në vitin e dytë të projektit dhe 10 milionë euro në vitin e tretë.

Pas marrjes së miratimit nga Ministria e Financave, pak ditë më vonë Ministria e infrastrukturës e depoziton draftkontratën e koncesionit për miratim në Kuvend, por me shifra të ndryshme. Në draftkontratën e dërguar në Kuvend financimi nga furnitorët është ndryshurat përkatësisht në 2.5 milionë euro vitin e parë, 3 milionë euro vitin e dytë, 7 milionë euro në vitin e tretë dhe po kaq në vitin e katërt. E njëjta draftkontratë, me të njëjtin numër noterial, e firmosur nga i njëjti njeri, zëvendësministri Artan Shkreli, por me shifra të ndryshme.

LEXO EDHE:  Skandali/ Menyja e pediatrisë për fëmijët nga 0-1 vjeç: çaj dhe bukë me gjalpë

LEXO EDHE:  Skandali/ Goma e frigoriferë të përdorur shiten në treg kundër ligjit

Diferencat në financimin nga furnitorët ndryshojnë të gjithë fluksin e parasë në ciklin e projektit. Kur tabelat e cash floët nuk përputhen atëhere ka dy opsione. Ose shifrat e kostos së koncesionit janë të rreme ose projekti nuk është financiarisht i qëndrueshëm. Rrjedhimisht lind pyetja cili është propozimi i përzgjedhur si fitues nga Ministria e Infrastrukturës, ai i dërguar në Ministrinë e Financave apo ai që i është përcjellë Kuvendit?

Skandali i dy kontratave të ndryshme të Milot Balldren u pikas për herë të parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të drejtorisë së Koncesioneve në Ministrinë e Financave. Kur audituesit e KLSH kërkuan shpjegim zyrtarisht, Ministria e Financave u përgjigj se sqarimi i mospërputhjeve financiare mes dy draftkontratave nuk është kompetencë e saj.

Në fakt Ministria e FInancave ka miratuar vetëm variantin që i është dërguar asaj. Rrugës Ministria e Infrastrukturës miratoi edhe një tjetër variant të ndryshëm, që ja dërgoi Kuvendit. Në këtë pikë lind natyrshëm pyetja; A e dinë tabelën e shumëzimit në Ministrinë e Infrastrukturës apo ndryshimi i modelit financiar të koncesionit Milot-Balldrenë u diktua nga shkaqe më okulte? Për ta thënë më shkurt, pse u miratua një kontratë me dy variante të ndryshme; Paaftësi apo Korrupsion? Megjithatë kjo pak rëndësi ka,. Në të dy skenarët, miratimi i një kontrate më dy versione të ndryshme financiare përbën shkelje të rëndë ligjore”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se Hekuran Brahimaj, kryetar në detyrë i Bashkisë Vorë, është marrë peng mbrëmë nga një person i përfshirë në botën e krimit, i njohur me emrin Alfons Gjoka.

Personi që ka bërë këtë denoncim thotë së është punonjës i policisë bashkiake Vorë, por ngjarja po mbahet e fshehur.

‘Policia fsheh ngjarjen.

Lexoni denoncimin e policit digjital. sb

LEXO EDHE:  Skandali/ Goma e frigoriferë të përdorur shiten në treg kundër ligjit

LEXO EDHE:  SKANDALI - Humbi jetën duke korrur barin e drejtorit të OSHEE/ Institucionet kërkojnë ta nxjerrin si vdekje natyrale

Pershendetie Z berisha mbrem meret Peng per disa ore kryetari ne detyr bashkis vore Z Hekuran Brahimai personi qe e ka Mare Peng quhet Alfonc Gjoka nje person I njohur I botes Krimit Arsya qe esht mar Peng e prones qe preket nga Projekti mafjoz I narkobanditeve. Policia hesht per kete ngjarje. Te lutem anonim Se Jam polic I bashkis vore. Respekte’./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE