LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shuhet në moshën 84-vjeçare mjeshtëri i valleve popullore, Besim Zekthi

28 Qershor 2020, 15:47, Kulturë CNA
Shuhet në moshën 84-vjeçare mjeshtëri i valleve popullore,

Shuhet në moshën 84 vjeçare mjeshtri i valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë.

Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tirane, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura ?Vallja e shqipeve? dhe ?Festë ka sot Shqipëria? dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970./CNA.al

Lajmet e fundit nga