Connect with Us

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ 9 viktima dhe 176 të infektuar me Covid në 24 orë

Kosova & Rajoni

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ 9 viktima dhe 176 të infektuar me Covid në 24 orë

Publikuar

-

Pesë viktima në 24 orë/ Regjistrohen qindra raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 176 raste të reja në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i rasteve të prekura me koronavirus që nga filllimi i pandemisë ka shkuar në 6,080 persona.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 9 persona dhe numri total i viktimave ka shkuar në 286. Në Maqedoninë e Veriut janë shëruar gjithsej 2,315 pacinetë ndërkohë në gjendje të rendë për jetën janë 55 persona./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Shifrat nga Covid-19 me tendencë rritjeje/ Regjistrohen mbi 160 raste të reja

LEXO EDHE:  Shifrat nga Covid-19 me tendencë rritjeje/ Regjistrohen mbi 160 raste të reja

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E paprecedentë/ Në Prishtinë bie tabela e rrugës “Dritan Hoxha”

Publikuar

-

Nga

E paprecedentë/ Në Prishtinë bie tabela e rrugës

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në komunën e Prishtinës në Kosovë.

Në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë tabela me emrin e rrugës. Deri më tani askush nuk ëhstë parë që të vihet në lëvizje për të rregulluar tabelën.

Pavarësisht se komuna e Prishtinës ka vendosur që rrugës t’i vërë emrin e themeluesit të Top Medias në shenjë respekti ndaj tij, rënia e tabelës tregon papërgjegjshmëri të strukturave./ CNA.al

LEXO EDHE:  Shkon në 2522 numri i viktimave në shtetin fqinj/ Ja sa persona janë infektuar

LEXO EDHE:  Lajm i keq nga Barcelona/Thellohet bilanci i viktimave

LEXO TE PLOTE