LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merkel: Kina sfidë për demokracitë liberale

28 Qershor 2020, 14:16, Kosova & Bota CNA
Merkel: Kina sfidë për demokracitë liberale

Merkel e vlerëson ngjitjen e Kinës si superfuqi ekonomike një sfidë për demokracitë liberale. BE duhet të zhvillojë një politikë të njësuar ndaj Kinës, kërkon ajo.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, (CDU) është shprehur, se gjatë presidencës gjermane të BE, që fillon më 1 korrik, ajo do të angazhohet për një politikë të njësuar të BE në drejtim të Kinës, dhe të drejtave të njeriut. Ngjitjen ekonomike të Kinës Merkel e sheh si një sfidë për demokracitë liberale në botë. Provën për superioritetin e tij, sistemi liberal nuk ka mundur ta sjellë, është shprehur Merkel në një intervistë me gazetën gjermane ?Süddeutsche Zeitung”, në edicionin e fundjavës dhe media të tjera europiane. ?Kjo më shqetëson”, ka shtuar ajo. Kancelarja gjermane ka këmbëngulur në respektimin e parimeve demokratike dhe ligjshmërisë në BE.
Europa duhet të jetë vetë shembull

?Nëse Europa do të dëgjohet, duhet të japë vetë një shembull të mirë”, theksoi Merkel duke pasur parasysh këtu debatin për shtetin ligjor në BE. Kështu duhet që çdo opozitë të ketë ?shansin e drejtë” që ?të vijë sërish në qeveri”. Këtu bëjnë pjesë si koha e njëjtë për fjalën në parlament, ajo e transmentimit kohor njësoj në median publik dhe një drejtësi e pavarur. Në Bashkimin Europian aktualisht zhvillohen procedura verifikimi të respektimit të shtetit ligjor me Poloninë dhe Hungarinë.
Me vështrim nga Kina, Merkel kërkoi më shumë aftësi rezistuese në BE. ?Ne duhet të zhvillojmë një politikë, që reflekton interesat edhe vlerat tona”, është shprehur Merkel. Respektimi i të drejtave të njeriut, shteti ligjor dhe shqetësimi për Hong-Kongun ?qëndrojnë mes nesh dhe Kinës.”

Samiti BE-Kinë i planifikuar në shtator nuk do të zhvillohet, por do të gjendet një datë tjetër. Në këtë kohë duhet të që ecim përpara në marrëdhënien e BE-së me Kinën, ka thënë Merkel. Duhet të bisedohet për bashkëpunimin, mbrojtjen e klimës dhe për politikën e zhvillimit në Afrikë, ?ku Kina ndjek pjesërisht rrugë të tjera”, ka thënë Merkel./DW

Lajmet e fundit nga