LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kukësi mund Bylisin dhe tani pret dhuratë nga Skënderbeu

28 Qershor 2020, 17:03, Sport CNA
Kukësi mund Bylisin dhe tani pret dhuratë nga Skënderbeu

Kukësi ka bërë detyrën ndaj Bylisit duke fituar me shifrat 1-0, falë golit të realizuar nga Vasil Shkurtaj nga pika e penalltisë. Por ky 11-metërsh ka hapur shumë polemika, teksa futbollistët ballshiotë nuk e kanë pranuar për asnjë moment vendimin e arbitrit duke vendosur duart në kokë.

Sulmuesi i verilindorëve është treguar gjakftohtë dhe e ka dërguar Hidin në krahun tjetër, me të vetmin gol të shënuar që ka mbyllur edhe historinë e takimit. Kështu ekipi i Shehit nuk i bën një tjetër dhuratë Tiranës pas gabimit të fundit që bënë në humbjen ndaj Laçit.

Një fitore kjo që e mban ende në garë Kukësin për titullin kampion, megjithëse mënyra sesi paraqitet dhe fiton nuk bind për të mbërritur deri te objektivi madhor. Tashme verilindoret do presin nje dhurate nga Skenderbeu qe ndeshjet me Tiranen ne oren 20:00.

Lajmet e fundit nga