Connect with Us

Koronavirusi/ Evropa po praktikon karantinat e pjesshme

Blog

Koronavirusi/ Evropa po praktikon karantinat e pjesshme

Publikuar

-

Koronavirusi:Evropa po praktikon karantinat e pjesshme

Vendet e Bashkimit Evropian, janë duke eksperimentuar mënyra të reja të përballjes me koronavirusin. Gjermania, Portugalia dhe Italia, kanë nisur të zbatojnë karantinat selektive ose “të zgjuara”, duke mbyllur rajone të caktuara, në përgjigje të shpërthimeve të reja epidemike, në krahasim me mbylljen e të gjithë vendit sikurse u veprua në muajt mars-prill.

Kjo qasje, është e vetmja shpresë për t’iu rikthyer një jete më normale, teksa të gjithë jemi në pritje të vaksinës anti-Covid 19. Gjithsesi, kjo metodë e re vendos një barrë më të madhe përgjegjësie ndaj sektorit publik, në krahasim me karantinat e plota kombëtare.

Zyrtarët e shëndetësisë, duhet që të sigurojnë që shpërthimet e vogla epidemike të mos dalin jashtë kontrollit, skenar që do të impononte marrjen e masave më të ashpra. Gjermania ka pasur ditët e fundit një numër rastesh me Covid-19 në thertore, duke i detyruar qeveritë e landeve të shpallin karantina të reja, siç është ajo në në komunën Guetersloh, dhe të zbatojnë bllokime të pjesshme, si në qytetin e afërt Varendorf.

Gjatë muajve të fundit, Italia ka arritur të vërë nën kontroll disa vatra të reja të vogla, përfshirë njërën në rajonin e vogël të Molises dhe një në Romë, pa qenë e nevojshme që të vendosë kufizime shtesë. Por rajoni jugor i Kalabrisë, ka vendosur kohët e fundit nën karantinë një qytet bregdetar, Palmi, pasi u raportuan disa raste.

Pas një vale të re shqetësuese rastesh, Portugalia ka urdhëruar dyqanet në pjesë të rajonit

të Lisbonës që të mbyllen me herët, midis kufizimeve të tjera. Disa nga këto raste tregojnë ngjashmëri të habitshme. Për shembull, shumë prej këtyre shpërthimeve të reja epidemike, nisën në komunitetet me origjinë emigrante, që jetojnë në lagje të mbipopulluara, apo që punojnë në kushte të pasigurta.

Kjo ishte e vërtetë për një fabrikë të përpunimit të mishit në pronësinë e grupit “Toennies” në Gjermani, ku më shumë se 1 mijë të punësuar, shumica prej tyre emigrantë nga Evropa Lindore, rezultuan pozitivë me Covid-19. I tillë ishte edhe rasti i shpërthimit epidemik shumë më të vogël në rajonin qendror të Markes në Itali.

Po e ngjashme ishte në Portugali:Në fund të muajit maj, një valë e re rastesh me Covid-19 u shfaq në lagjen Xhamajka të Lisbonës, e cila tashmë po përballej me një krizë të strehimit. Mjetet e kujdesit shëndetësor janë një tjetër burim i mundshëm i përhapjes së virusit, siç ishte edhe vala e fundit epidemike në Romë.

LEXO EDHE:  "Duhet të jemi vigjilentë"/ Epidemiologu për lehtësimin e masave: Mund të kemi rikthim

Deri më tani, autoritetet ia kanë dalë t’i përmbajnë nën kontroll shpërthime epidemike.  Në Itali, numri i rasteve të reja ka qenë i qëndrueshëm me vetëm disa qindra javët e fundit, me gjithë një rihapje të madhe të ekonomisë.

Në Gjermani, niveli i riprodhimit “R” i koronavirusit, që mat se sa njerëz infekton mesatarisht një i sëmurë me Covid-19, arriti në gati 3 fundjavën e kaluar – shumë mbi nivelin e duhur, për të thënë se pandemia është nën kontroll.

Fatmirësisht, kjo shifër ka filluar të bjerë. Sipas Institutit Robert Koh, R-ja nuk duket të jetë shumë alarmante, pasi numri i përgjithshëm i rasteve mbetet relativisht i ulët. Kjo qasje e përshtatur ndaj karantinave, nuk është në asnjë mënyrë një kundërshtim i masave më të ashpra drakoniane që zbatuan më herët shumica e vendeve evropiane.

Në fakt, strategjia aktuale mund të funksionojë vetëm sepse Evropa ka vendosur kryesisht nën kontroll rastet e reja. Kjo praktikë nuk duket si e zbatueshme në vende të tilla si SHBA-ja dhe Brazili, ku numri i rasteve të reja janë ende i lartë në shumë rajone.

Karantinat lokale, kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve:mbajtje të maskave dhe ruajtje e distancimit social, janë 2 nga mënyrat për të zvogëluar rrezikun e një rritje të re të rasteve me koronavirus. Gjithsesi, një pjesë e madhe e barrës bie mbi qeveritë. Ato duhet t’i identifikojnë që herët rastet e reja përmes testimeve të shpejta dhe gjurmimit të kontakteve, në mënyrë që të frenojnë përhapjen.

Bindja e më shumë njerëzve për të shkarkuar aplikacionet që gjurmojnë kontaktet, do të ndihmonte shumë në këtë front. Ndërkohë autoritetet, do të duhet të sigurojnë që sistemet lokale të kujdesit shëndetësor të kenë personel të mjaftueshëm për të gjurmuar në mënyrë efektive rastet e reja.

Së fundmi, ato do të duhet të menaxhojnë me kujdes procesin e rihapjes së kufijve, sidomos kur bëhet fjalë për vendet që nuk e kanë ende nën kontroll virusin. Sigurisht, e gjitha kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Disa “ngjarje që përhapin virusin” apo edhe individë “përhapës”, mund të jenë veçanërisht sfidues për t’u menaxhuar.

Por nëse Evropa është e suksesshme në këtë fazë të re të luftës së saj kundër pandemisë, përfitimet ekonomike dhe sociale mund të jenë të mëdha. Vetëm një vaksinë ose një mutacion beninj do të bëjë që kërcënimi nga Covid-19 të marrë fund. Deri atëherë, karantinat e pjesshme janë shpresa më e mirë që kemi./Përshtati në  shqip CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si do të përfundojë pandemia e COVID-19?

Publikuar

-

Nga

Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e paralizojë më njerëzimin, mund të merrni një shembull nga dijetari i lashtë kinez Sun Tzu: të mendoni njëlloj si armiku. Pra imagjinoni sikur jeni një koronavirus, në një formë që nuk është parë kurrë më parë nga njerëzit.

Synimi juaj është i thjeshtë, por tejet ambicioz:të pushtoni qelizat e një bujtësi të ri, dhe të shumoheni për aq kohë sa duhet që ta zhvendosni pjellën tuaj në një subjekt të ri. Përsëriteni këtë gjë derisa të mos ketë më njerëz për t’u infektuar.

Që nga shfaqja e Covid-19 në atdheun e Sun Tzu, koronavirusi i njohur nga shkencëtarët si SARS-CoV-2, e ka kryer me energji dhe sukses detyrën e tij. Ai i ka kapërcyer me lehtësi kufijtë kombëtarë, duke infektuar më shumë se 9 milion njerëz në mbarë botën, dhe duke vrarë të paktën 470.000 në rreth 7 muaj.

Rreth 7.7 miliardë njerëz që e kanë shmangur deri më tani infeksionin, duket se janë në shënjestër të virusit. Zyrtarët e shëndetit publik, i kanë detyruar qytetarët e tyre të shmangin llojet e tubimeve që i japin mundësi virusit të përhapet më tej. Shkencëtarët kanë depërtuar në gjenomin e koronavirusit për të zbuluar sekretin se nga erdhi ai, si ka evoluar, dhe çfarë do të duhet për ta shkatërruar atë.

Tashmë ka një garë se cila palë do të fitojë. Viruset nuk janë aq të zgjuar sa njerëzit, por ata janë shumë më të durueshëm, thotë epidemiologu i Universitetit të Harvardit, Uilliam Heneixh. Dhe përballë virusit aktual, nuk është një strategjie e mirë injorimi i tij me shpresën se ai do të zhduket vetë, shtoi ai.

“Kjo do të thotë që ne të presim që virusi të na ndihmojë. Dhe nuk është një ide e mirë”- thekson eksperti. Nevoja për mbijetesë e bën një virus të suksesshëm dhe një mysafir të paparashikueshëm – mizor për disa, më të “sjellshëm” me të tjerët, dhe i aftë të evoluojë me strategji të reja.

“Nuk ka gjasa që një virus të jetë i butë aty ku bujt”-tha Frederik Kohan biolog evolucionar në Universitetin Ueslejan. Ai mund të kursejë të rinjtë dhe të shëndetshmit, dhe të shënjestrojë më tepër të dobëtit dhe së sëmurët, sikurse edhe duket se po vepron duket.

Pas sulmit të tij fillestar, një virus i ri zbulon se viktimat e tij të mundshme janë zvogëluar. Njerëzit e prekshëm nga infeksioni, nuk janë aq afër me njëri-tjetrin. Dhe ky është një problem për një virus të frymëmarrjes si SARS-CoV-2, që mund të përhapet vetëm nëse bujtësit e mundshëm bëhen bashkë.

Një virus tepër agresiv, mund të bëhet viktimë e suksesit të vet, duke infektuar kaq shumë njerëz në një kohë aq të shkurtër, saqë krijon atë që epidemiologët e quajnë “imunitet të tufës”. Nga 7 koronaviruset që dihet se i sëmurin njerëzit, të paktën 4 prej tyre kanë gjetur një mënyrë për të shmangur “imunitetin e tufës”.

Këto viruse, ku që të gjitha shkaktojnë sëmurje nga ftohja e zakonshme, i lënë me imunitet shumicën e viktimave të tyre, por ai zbehet në pak më shumë se 1 vit. Grupi i njerëzve që janë të prirur për t’u prekur nga virusi ndryshon vazhdimisht, pasi mbrojtja imune e njerëzve të infektuar e “harron” virusin që i ka sëmurur ata më parë.

Askush nuk e di nëse koronavirusi që shkakton sëmurjen me Covid -19 është i tillë. Por një studim i gjerë sugjeron se në shumë njerëz të infektuar, imuniteti është ose i dobët ose i përkohshëm. Ka edhe një mënyrë tjetër për të pasur një furnizim të pashtershëm me pacientë të rinj: Nëse një virus ka mundësi të pësojë shpejt mutacione, ai mund të shmangë njohjen nga një sistem imunitar që e ka hasur më parë.

Koronavirusi i ri, ka ndryshuar në mënyrë të qëndrueshme, pasi struktura e gjenetike është e koduar në ARN. Në krahasim me një virus të ADN-së, sikurse është ai që shkakton Fruthin, një virus i ARN është më i thjeshtë, dhe ka më pak të ngjarë të korrigjojë gabimet që ndodhin sa herë që shumohet.

LEXO EDHE:  Bizneset shqiptare kanë “ngrirë”/ A do të merren pagat e muajit mars?

LEXO EDHE:  Shpresë për Italinë/ Bie numri i viktimave, rritet numri i të shëruarve

Prandaj, shumica e mutacioneve janë zëvendësime të vogla të nukleotideve, të cilat nuk kanë asnjë efekt në sjelljen e virusit. Por me kalimin e kohës, ato gabime të akumuluara mund të ndryshojnë mënyrën e shikimit të një sistemi imunitar, ose mënyrën se si virus bashkëvepron me mjedisin e tij apo ata që infekton.

Zakonisht, një mutacion i jep virusit një avantazh të papritur. Gripi i 1918-ës mori hov pas një mutacioni që pësoi në procesin e tij riprodhues. Pacientët u sëmurën më shpejt, dhe teksa sistemi i tyre imunitar u mobilizua plotësisht, ai dëboi më shumë viruse gjatë kollitjes dhe teshtimave, duke infektuar për pasojë më shumë nga njerëzit që gjendeshin përreth.

Shkencëtarët kanë analizuar ndryshimin e ri gjenetik të përbërjes së koronavirusit, duke bërë që disa të pohojnë se po qarkullojmë shtame më virulente dhe më të transmetueshme. Por ky pretendim ka ngjallur debate të forta.

Nga ana tjetër, mutacione shtesë mund të sjellin sfida të reja për njerëzit apo edhe mundësi të reja. Në rast se jemi me fat, një mutacion mund ta bëjë virusin më pak infektiv, ose më pak vdekjeprurës. Por edhe njerëzit kanë përvetësuar disa hile për të luftuar epidemi të tilla virale.

Shumë kohë para se të parët tanë të kuptonin se mikrobet përhapnin sëmundje, ata e kuptuan se krijimi i distancës midis njerëzve, sillte pakësimin e numrit të atyre që sëmureshin. Gjatë një epidemie, ata që kishin mundësi largoheshin nga qytetet për në shtëpitë e tyre në fshat. Ata që qëndronin shmangnin tregjet.

Spektaklet publike anuloheshin. Ishte fillimi i strategjisë së shëndetit publik, që tani e quajmë distancim shoqëror. Distancimi social e ndryshon mjedisin, duke imituar efektet e ‘imunitetit të tufës’. Mënyra tjetër për t’i mohuar një virusi depërtimin tek njerëz të tjerë, është pasja e sa më shumë njerëzve në “kategorinë e të shëruarve”, një status që deri tani e kanë më shumë se 4.6 milion njerëz.

Kjo realizohet duke e lënë pandeminë të bëjë të vetën, gjithnjë duke supozuar se imuniteti do të zgjasë. Ose mund të zhvillohet një vaksinë. Por lejimi i koronavirusit të bëjë rrugëtimin e vet tek mbarë njerëzimi, do të ishte një katastrofë  e paimagjinueshme.

Epidemiologu i Harvardit, Mark Lipsish, ka vlerësuar se me ndërhyrjen minimale njerëzore, SARS-CoV-2 do të infektonte 20-60 për qind të të gjithë të rriturve, pra 1.5-4,5 miliardë njerëzve. Edhe nëse në fund mund të mos jetë më vdekjeprurës se gripi sezonal – një supozim ky shumë optimist – të paktën 1.5 milion deri në 4.5 milionë njerëz do të vdisnin.

Një vaksinë mund të sigurojë imunitetin e tufës, duke e frenuar virusin dhe pasur shumë më pak vdekje se tani. Por kjo do të kërkojë kohë. Dr.Entoni Fauçi, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, ka thënë se përpjekjet për të zhvilluar, testuar dhe prodhuar shumë vaksina, do të zgjasin minimumi deri nga fundi i këtij viti.

Deri atëherë, ky armik i lig ka kohën në anën e tij, dhe disa truke për ta ruajtur veten. Ndërsa koronavirusi mund të mos prekë çdo person në planet, duket se ai e ka krijuar bazën që i duhet për të vazhduar ekzistencën e tij, thotë virologja e Universitetit të Kolumbias, Angela Rasmusen.

Ashtu si shumë viruse të gripit, ai mund të ndryshojë mjaftueshëm nga viti në vit, aq sa të duket i ri për sistemin tonë imunitar sa herë që shfaqet në masë. Ai gjithashtu mund të ndryshojë në aspekte që e bëjnë atë më shumë si 4 koronaviruset e tjera që kanë infektuar njerëzit:duke vrarë pak, dhe duke sëmurur në një formë të lehtë ose të moderuar shumicën e njerëzve.

Nga këndvështrimi i një virusi, përkufizimi i suksesit është “të bëhet si e ftohura e zakonshme”, thotë Kohan. Së bashku me shumë mikrobiologë, ai dyshon se ky virus ka atë që duhet për të ekzistuar për një kohë të gjatë. Njerëzit mund ta mposhtin atë përmes një vaksinë të mirë, edhe pse imuniteti që ajo ofron mund të jetë vetëm i përkohshëm./ latimes.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja pse turmat po shkatërrojnë monumentet në SHBA

Publikuar

-

Nga

Ja pse turmat po shkatërrojnë monumentet në SHBA

Nga Tucker Carlson “Fox News”

Të hënën, një turmë u përpoq të rrëzonte një përmendore të ish-presidentit Endrju Xhejson. Ata shkruan mbi të me shkronja të mëdha fjalën “Vrasës!”. Akte të tilla po ndodhin në mbarë vendin, dhe siç e dini kjo e ka një arsye.

Gjatë fundjavës së kaluar, zyrtarët e qytetit njoftuan planin e tyre për të hequr përmendoren e ish-presidentit Tedi Ruzvelt nga sheshi para Muzeut të Historisë së Natyrës në Nju Jork. Statuja prej bronzi ndodhet aty përballë Parkut Qendror që para Luftës së Dytë Botërore. Dhe së shpejti do të zhduket. Njerëzit që e ngritën atë 80 vjet më parë do të tronditeshin. Ata nuk e konsideronin Tedi Ruzveltin një figurë të diskutueshme. Në fakt, ai ishte presidenti më i famshëm në historinë e SHBA-së. Ai ishte gjithashtu presidenti më amerikan.

Asnjë vend tjetër nuk mund ta kishte prodhuar dot Tedi Ruzveltin. Virtytet e tij, pasqyruan vlerat e vetë Amerikës. Ai ishte kurajoz, shumë i shkolluar, tejet i vetë-disiplinuar dhe jashtëzakonisht energjik. Ai ishte presidenti më i ri në historinë tonë. Ruzvelti e shpëtoi ekonominë tonë nga monopolet e korporatave. Në këtë mënyrë, ai bëri të mundur lindjen e shtresës së mesme amerikane. Ai ndërtoi parqet kombëtare, Kanalin e Panamasë, Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA), e kështu me radhë.

Në vitin 1901, ai ftoi për darkë mikun e tij me ngjyrë Buker Uashingtonin. Deri atëherë asnjë afro-amerikan nuk kishte darkuar ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Demokratët u tërbuan nga ajo që dëgjuan. Dhe për “krimin” e të darkuarit me një zezak, ata e sulmuan gjatë gjithë jetës Tedi Ruzveltin dhe gruan e tij.

Por Ruzvelti nuk u lëkund nga qëndrimet e tij. Ai e injoroi turmën, dhe vazhdoi përpara me politikat e tij. Tedi Ruzvelt ishte dhe është ende një hero i miliona amerikanëve. Kjo është pikërisht arsyeja, përse ata po synojnë ta heqin përmendoren e tij. Ata e dinë që nëse mund t’ju detyrojnë të shihni teksa ndërsa rrëzojnë heronjtë tuaj, ata kanë fituar.

Pas kësaj mund të bëjnë çdo gjë tjetër. Ata mund të vendosin se si t’i rritni fëmijët tuaj, si të votoni, dhe mbi atë që ju lejohet të besoni. Pasi t’ju poshtërojnë, ata mund t’ju kontrollojnë dhe kjo është arsyeja pse në të gjithë vendin, turmat po shkatërrojnë monumentet e Amerikës.

Në qytetet Riçmond dhe Shën Pol të Minesotës ata kanë shkatërruar monumentet e Kristofor Kolombit. Bënë të njëjtën gjë në Boston. Tani kryebashkiaku i Bostonit thotë se është koha të heqin një përmendore të Abraham Linkolnit, njeriut që çliroi skllevërit. Dhe ky akt është racist.

Demokratët i kuptojnë shumë mirë synimet, dhe po i mbështesin që të gjitha ato. Në çdo vend ku turma ka shkatërruar monumentet, liderët demokratë i kanë mbështetur. Por po ashtu – dhe ju duhet ta dini këtë – kanë vepruar edhe shumë republikanë.

Mjerisht nga të gjithë republikanët e zgjedhur në poste drejtuese, thuajse të gjithë, nuk janë angazhuar seriozisht për t’i dhënë fund kaosiy. Ata duket se besojnë se ajo që po shohim sot, është një version i trazirave të shkaktuara pas vrasjes se afro-amerikanit Rodni King në vitin 1992.

Njerëzit panë një video shqetësuese në internet, janë të zemëruar, dhe kjo gjë është e kuptueshme. Por shpejt ata do të qetësohen, dhe ne mund t’i kthehemi debatit mbi uljen e taksave mbi kapitalin, dhe sanksioneve kundër Bashar Al-Asad. Ky është mendimi dominues i republikanëve.

Por ata e kanë gabim. Këto që po shohim javët e fundit nuk janë trazira civile. Kjo është një lëvizje politike serioze dhe shumë e organizuar. Nuk është aspak sipërfaqësore. Është shumë më e thellë sesa duket. Ajo ka ambicie të mëdha. Është okulte, dhe do të zgjerohet më tej. Qëllimi i saj është t’i japë fund demokracisë liberale, dhe të sfidojë vetë civilizimin perëndimor.

Kjo është një lëvizje ideologjike. Idetë që e nxisin atë, janë kultivuara për dekada të tëra në kampuset universitare. Ne nuk i vlerësuam sa duhet atëherë. Edhe tani, shumë prej nesh vazhdojnë të pretendojnë se protestat kanë të bëjnë me sjelljen brutale të policisë, dhe me vdekjen e një njeriu të quajtur Xhorxh Floid në Mineapolis.

LEXO EDHE:  Gjermania “rrëmben” shqiptarët e kualifikuar

LEXO EDHE:  Gjermania “rrëmben” shqiptarët e kualifikuar

Por ata nuk e idenë se kë kemi përballë. Për shumicën e njerëzve, gëzimi kryesor në jetë është akti i krijimit, bërja e diçkaje të mirë dhe të dobishme. Shoqëritë e shëndetshme, i nxisin që të gjitha këto. Ato e kuptojnë se impulsi për të krijuar, është mënyra se si ndërtohen qytetërimet.

Por ato e pranojnë se ka ndërkohë edhe forca të organizuara kundër krijimit, dhe ato e mbrojnë me vigjilencë veten prej tyre. Në çdo shoqëri, ka nga ata që synojnë të shkatërrojnë. Ata shkatërrojnë për të njëjtën arsye që djemtë me probleme mendore torturojnë qentë apo macet për argëtim. Dhimbja që shkaktojnë, i bën ata të ndjehen të fuqishëm.

Ne dikur i quanim njerëz të tillë forca antisociale. Ato ekzistojnë ende. Dhe ne thjesht pretendojmë të kundërtën. Ose më keq akoma, e justifikojmë sjelljen e tyre. I përkëdhelim, i financojmë ata. Ëall Street u jep para me shpresën se vetë do të shkatërrohet i fundit.

Pjesa tjetër prej nesh, po sheh e hutuar atë që po ndodh. Ne realisht nuk e dimë se çfarë po ndodh, por shkatërruesit po. Ata e dinë saktësisht se çfarë është duke ndodhur. Forcat e shkatërrimit kanë ambicie të mëdha. Ato nuk kanë lidhje vetëm me monumentin e Tedi Ruzveltit.

Ata planifikojnë ta sundojnë këtë vend. Asnjëherë në historinë amerikane, ata nuk kanë qenë më të guximshëm se sa sot. Tani për tani, mund të na shpëtojnë vetëm republikanët. Jo sepse ata janë natyrshëm të virtytshëm, por sepse është partia e tyre kundërshtare.

Ne s’kemi zgjidhje tjetër përveçse të kërkojmë ndihmën e tyre. Partia Republikane është e vetmja qendër e majtë e pushtetit në këtë vend, në dispozicion të njerëzve që e kundërshtojnë atë që po ndodh. Në një shkallë të jashtëzakonshme, zbatimi i ligjit federal tani diktohet tani nga urdhrat politikë.

Disa lloje të ashtuquajtura “krime të urrejtjes”, janë prioriteti kryesor. Ato e aktivizojnë më shpejt FBI-në, sesa njoftimi i policisë lokale për një grabitje në një shtëpi. Ndërkohë, krimet aktuale të urrejtjes – krime brutale në të cilat amerikanët janë plagosur rëndë – injorohen plotësisht.

Ato ndodhin me rregullsi tronditëse në rrugët tona. Media nuk i mbulon ato, dhe ato kalojnë shpesh të pandëshkuara. Dhe ky nuk është spekulim. Për të ka shumë video në internet. Por ju tashmë e dini këtë gjë. Në SHBA ligjet nuk zbatohen në mënyrë të barabartë.

Disa viktima konsiderohen si më me “meritë” të tillë se sa të tjerët, pavarësisht se të gjithë jemi qytetarë. Drejtësia nuk është e verbër. Kjo nuk ka qenë kurrë më e vërtetë se sa tani, dhe ka shumë të ngjarë që gjërat të përkeqësohen. Ky është pikërisht synimi i kësaj lëvizje, dhe i këtyre trazirave:të rrëzojë vlerën, parimin e barazisë sipas ligjit.

Pas zgjedhjeve të nëntorit, kjo prirje mund të përshpejtohej në mënyrë dramatike. Dhe meqë ra fjala, ne duhet të mos pretendojmë më se kjo është një zgjedhje midis Donald Trump dhe Xho Bajdenit. Nuk ka asnjë Xho Bajden. Bajdeni që ju njihnit dikur nuk ekziston më.

Ai nuk ka mendime të tija të pavarura. S’ka asnjë bindje thelbësore. Është plotësisht bosh.  Është një “Kale Troje” i përsosur. Për njerëzit që kontrollojnë sot Partinë Demokratike, ai është kandidati i përsosur. Plani i tyre është ta ngjitin atë në pushtet. Media tradicionale do të bashkëpunojë plotësisht, pasi kjo është puna e saj.

Dhe ne do të kemi një tjetër gjueti shtrigash, sërish me mbështetjen e plotë të agjencive të zbatimit të ligjit dhe atyre të inteligjencës. Kushedi, mbase edhe të ushtrisë, pasi kërcënimi është po kaq i madh. A ka racizëm në SHBA? Sigurisht që po, si kudo në botë.

Por në përgjithësi, ky është vendi më pak racist në historinë e botës. Miliona afrikanë duan që të vijnë të jetojnë këtu. Presidenti ynë i fundit ishte zezak. Atëherë për çfarë racizëm po flasim? Ne kemi nevojë për ndihmë, dhe kjo ndihmë na duhet tani. Këto nuk janë protesta. Kjo është një lëvizje politike totalitare, dhe dikush duhet ta shpëtojë vendin tonë prej saj./ foxnews.com–Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Njerëzit me këtë grup gjaku, mund të preken nga një formë më e rëndë e infeksionit me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Studimi/ Njerëzit me këtë grup gjaku, mund të preken nga një formë më e rëndë e infeksionit me Covid-19

Studimet e reja, sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis llojit të gjakut të një pacienti, dhe rrezikut që ai të preket nga një formë e rëndë e infeksionit nga koronavirusi. Kështu, një analizë e mijëra pacientëve me Covid-19 në Spanjë dhe Itali, tregoi se njerëzit me grupin e gjakut A, janë 50 për qind më të predispozuar për të shfaqur simptoma më të rënda, dhe të kërkojnë frymëmarrje të asistuar përmes ventilatorit.

Studiuesit vunë re gjithashtu se njerëzit me grupin e gjakut 0, kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga simptoma të rënda nëse preken nga Covid-19. Ky studim, i botuar javën e kaluar në revistën “New England Journal of Medicine”, zbuloi ndërkohë se pacientët me llojin e gjakut 0 kanë 50 për qind më pak gjasa të rrezikohen nga një formë e rëndë e infeksionit me koronavirus, në krahasim me pacientët që kanë grupe të tjera gjaku.

“Një test gjenetik, dhe lloji i gjakut të një personi, mund të ofrojnë mjete të dobishme për të identifikuar ata që mund të jenë më të rrezikuar nga koronavirusi i ri”- shkruan Frensis Kollins, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që nuk ishte pjesë e studimit në fjalë.

Hulumtimi ekzaminoi kodet gjenetike të më shumë se 1.600 pacientëve të sëmurë me koronavirus, që patën simptoma tepër të rënda, duke iu nënshtruar trajtimit spitalor në 7 qendra mjekësore në Itali dhe Spanjë. Ata zbuluan se një rajon i gjenomës së pjesëmarrësve në studim që ndihmon përcaktimin e llojit të gjakut, kishte lidhje me shanset e një pacienti për të zhvilluar simptoma të rënda si pasojë e Covid-19.

Në përgjithësi, lloji juaj i gjakut – A, B, AB, ose 0 – varet nga prania ose mungesa e proteinave të quajtura antigjenet A dhe B në sipërfaqen e rruazave të kuqe të gjakut. Njerëzit me grup gjaku 0 nuk kanë asnjë nga këto antigjene. Prania e antigjeneve A dhe B në gjakun tonë, është një tipar gjenetik i trashëguar nga prindërit tanë.

Të gjithë njerëzit, kanë gjithashtu një lloj grupi gjaku pozitiv ose negativ, kjo në varësi të faktit nëse kanë ose jo një proteinë të tretë të quajtur faktor Rh. Për shembull, nëse keni grupin e gjakut A, dhe proteinën Rh, ju jeni një njeri me grupin e gjakut A pozitiv.

Studiuesit zbuluan se pacientët me koronavirus, me grupin e gjakut A, ishin 50 për qind më të predispozuar se sa njerëzit me grupe të tjera gjaku, për të pasur probleme të mëdha me frymëmarrjen, deri në fatalitete. Ata zbuluan gjithashtu “një efekt mbrojtës për njerëzit me grupin e gjakut 0, në krahasim me grupet e tjera të gjakut”.

LEXO EDHE:  Bizneset shqiptare kanë “ngrirë”/ A do të merren pagat e muajit mars?

LEXO EDHE:  Bizneset shqiptare kanë “ngrirë”/ A do të merren pagat e muajit mars?

Grupet 0 dhe A, janë përkatësisht grupi i gjakut më të zakonshëm, dhe i  dyti më i zakonshëm. Kështu rreth 48 për qind e amerikanëve janë 0 pozitivë ose 0 negativë, dhe 37 për qind e amerikanëve janë A pozitiv ose A negativ, sipas Institutit të Gjakut në Oklahoma.

Duhen kërkime të mëtejshme mbi lidhjen e grupit të gjakut me COVID-19

Jo të gjithë ekspertët janë të bindur, se ekziston një lidhje midis llojit të gjakut dhe infeksioneve të rënda me koronavirus. Dr.Erik Topol, i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se provat nuk janë të mjaftueshme për ta treguar këtë lidhje.

Shumica e studimeve gjenetike, përfshin një grup më të madh pjesëmarrësish sesa ai në studimin e fundit, prandaj shkencëtarë të tjerë duhet të analizojnë grupe më të mëdha pacientësh, për të parë nëse ata do të gjejnë të njëjta lidhje, shtoi Topol.

Sipas Kolins, disa grupe kërkimore kohët e fundit ndërmorrën një studim për të kërkuar variante të ngjashme gjenetike tek 5.000 pacientët e sëmurë koronavirus në SHBA dhe Kanada. Hulumtimi i ri, përputhet me gjetjet e dy studimeve të mëparshme, por nuk është identik.

Në mars, një studim mbi më shumë se 2.173 pacientë me Covid-19 nga tre spitale në Vuhan dhe Shenzhen të Kinës, zbuloi se pacientët me grupin e gjakut A, ishin më të rrezikuar të prekeshin nga koronavirusi në krahasim me njerëzit që kishin grup tjetër gjaku.

Ndërkohë në Nju Jork, studiuesit analizuan 1.559 pacientë gjatë muajit prill, dhe konstatuan një tendencë të ngjashme:Një përqindje më e lartë e pacientëve të infektuar me Covid-19, kishin grupin e gjakut A, dhe një përqindje më të ulët kishin ata me gripin e gjakut 0.

Grupi i gjakut, mund të luajë një rol në ndjeshmërinë e një pacienti ndaj infeksionit të rëndë nga sëmundje të tjera, përfshirë rotaviruset dhe noroviruset që mund të shkaktojnë diarre; Helicobacter pylori , e cila mund të shkaktojë ulçerë dhe kancer të stomakut; dhe SARS, një tjetër koronavirus që u përhap globalisht në vitet 2002-2003.

Disa studime, kanë sugjeruar se njerëzit me grupin e gjakut 0, ishin më rezistentë ndaj infeksioneve SARS. Edhe një studim i vitit 2005 në Hong Kong, zbuloi se shumica e individëve të infektuar me SARS, kishin grupe të tjera të gjakut dhe jo grupin 0./ businessinsider.com –Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE