Connect with Us

Digjen dy makina në Elbasan/ Njëra në pronësi të kryeinspektorit të ISHSH

Kronika

Digjen dy makina në Elbasan/ Njëra në pronësi të kryeinspektorit të ISHSH

Publikuar

-

Digjen dy makina në Elbasan/ Njëra në pronësi të kryeinspektorit të ISHSH

Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për një automjet tip “Audi” dhe një Renault të cilët kanë qenë në lagje të ndryshme.

Njëra në lagjen “Haxhias” dhe një tjetër në lagjen “Beqir Dardha”.

Sakaq, bëhet me dije se njëri prej tyre është në pronësi të kryeinspektorit të Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Elbasan, B.M.

LEXO EDHE:  Makina përfshihet nga flakët në autostradë

Policia dhe shërbimi zjarrfikes u njoftuan për ngjarjen nga banorë të lagjes që konstatuan zjarrin në automjet.

Ndërkohë po punohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjeve, por dyshohet të jetë zjarrëvënie e qëllimshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Publikuar

-

Nga

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën përballë digës tek liqeni artificial.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar, por një prej automjeteve ka përfunduar tek barriera e rrugës.

Rruga është bllokuar dhe Policia detyrohet të devijojë trafikun në atë zonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht sot në plazhin e Velipojës.

Bëhet fjalë për një person rreth 50-vjeç me origjinë nga Kosova, i cili kishte hyrë të lahet në det por ka pësuar atak teksa po lahej, duke ndërruar jetë.

Trupi është transportuar në morg, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi t’i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi t'i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident.

Gjatë tentativës për t’u larguar makina ka përplasur dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.

Të plagosur kanë mbetur 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  Alarmohet Elbasani/ Shfaqet sëmundja e tmerrshme që sterilizon meshkujt, video

LEXO EDHE:  Po ecte mbrapsht/ Makina përplas rëndë 14-vjeçarin dhe 2 mjete të parkuara

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit./CNA.al

LEXO TE PLOTE