Connect with Us

Vlerësimi/ Partitë politike, institucioni më i korruptuar

Politikë

Vlerësimi/ Partitë politike, institucioni më i korruptuar

Publikuar

-

Instituti për Studimet Politike ka bërë një vlerësim në lidhje me “Barometër 2020” bëri vlerësimin për korrupsionin në institucione, dhe lidhur me partitë politike.

Cilat janë institucionet më të korruptuara në Shqipëri, sipas perceptimit qytetar?

Sipas ISP, në dekadat e para të tranzicionit kryesonin doganat, tatimet, institucionet e pronësisë, policia, etj, por dekadën e fundit kurba e institucioneve më të korruptuara ka ndryshuar rrënjësisht.

Fillimisht ishte sistemi gjyqësor institucioni më i korruptuar dhe për këtë shkak nisi reforma në drejtësi (ndryshimi i Kushtetutës 2016, vettingu, institucionet reja të drejtësisë, etj), reformë e cila ka arritur në 30%-40% të rrugës dhe me gjithë ndryshimet radikale ende nuk ka prodhuar drejtësi.

Por është në rrugën e jetësimit dhe duhet pritur deri të funksionimin e plotë të saj më 2021-2023.

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Kryemadhi mesazh politikës

ISP, ne vlerësimin e tij, thekson se prej 2-3 vitesh institucioni më shumë i korruptuar shfaqen partitë politike.

Barometër 2020 për Ballkanin dhe veças ai për Shqipërinë, e konfirmoi këtë fakt. Sipas perceptimit, partitë politike në Shqipëri 90-91% janë institucione të korruptuara dhe vetëm 9-10% mendojnë se ato nuk janë të prekura nga korrupsioni. E dhëna rezulton edhe më alarmante në krahasim rajonal, ku përqindja 90-91% për Shqipërinë është shumë më e lartë sesa perceptimi i korrupsionit për partitë në Kosovë, Bosnje, Serbi, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dhuroi 2 respiratorë tek “Shefqet Ndroqi”/ Shehaj: Mijëra euro u mblodhën nga shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Dhuroi 2 respiratorë tek “Shefqet Ndroqi”/ Shehaj: Mijëra euro u mblodhën nga shqiptarët

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka dhuruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dy pajisje respiratore dhe një aparat dialize.

Shehaj sqaron se “një pjesë të kostos për blerjen e njërës nga tre pajisjet e dhuruara Spitalit Shefqet Ndroqi, u mbulua me rreth €13600 euro që qindra shqiptarë më dërguan në përgjigje të fushatës sime, të para një muaji, për të mbledhur ndihma për spitalet tona”.



Ish deputeti i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për të mbrojtur veten nga Covid.

“Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe jam krenar për shpirtin tuaj të bujarisë dhe mirësisë. Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Vendet e varfëra si i yni kanë më shumë nevojë se vendet e zhvilluara për solidaritet njerëzor.
Dua të falenderoj mbi të gjitha të gjithë mjekët shqiptarë që po bëjnë një punë heroike për të shpëtuar jetët tona.
Miqësisht dua t’u bëj thirrje të gjithëve bashkëatdhetarëve, nisur edhe nga përvoja ime në Itali: tregohuni të kujdesshëm për të mbrojtur veten, Covid kthehet në një sëmundje të rrezikshme nëse injorohet në moment e para. Le të mbrojmë veten, familjet dhe Shqipërinë”, shkruan Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Letra e biznesmenit për Ambasadën e SHBA/ Berisha: Veprime mafioze të Arbenit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit nga CNA.al të letrës së një biznesmeni drejtuar ambasadës së SHBA-ve e cila lidhet me pronat e Ben Blushit në emër të vjehrrit të tij.

Berisha i ka konsideruar akuza të rënda, ato që biznesmeni ka bërë në drejtim të Ben Blushit.

“Akuza të reja të renda me dokumenta kundër Arben Malavites! Biznesmeni denoncon Arben Malaviten, vjehrrin dhe bashkshortën e tij të implikuar në një aferë mafioze ndërtimi. Ai e denoncon veprimet mafioze të Arbenit, vjehrrit dhe bashkshortes së tij ndaj biznesit të tij në një letër drejtuar ambasadës së SHBA”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas akuzave për korrupsionin e Metës

LEXO EDHE:  Profesori Përparim Kabo i bashkohet protestës së artistëve: Politika nuk e di se ç'është kultura

Biznesmeni Andon Dhima në letrën e çuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë shkruan akuza të forta që lidhen që nga kërkesa e Ben Blushit për të futur ortak vjehrrin, kalimin e pronësisë, gjyqet formale dhe deri tek përplasjet e sotme ku Ben Blushi me influencën e tij kërkon të rrëmbejë ç’të mundë./CNA.al



Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollarë

Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi kërkoi 2 apartamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit me gjykatë pronat

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rinia shqiptare është më e papërfilluara”/ Zhupa: Qeveria e ka mbyllur ciklin e saj

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se rinia shqiptare është më e papërfilluara nga qeveria dhe politikat qeveritare.

Sipas saj, sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, numërohen rreth 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria.



Më tej, Zhupa thekson se një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.

“Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfilluara nga qeveria dhe politikat qeveritare.
RAMAVIRUSI ka dëmtuar jashtëzakonisht rininë shqiptare: ju shkatërroi arsimin me një reformë të dështuar ku nuk studiojnë dot pa qënë të pasur, ju shkatërroi punësimin me mungesën totale të incentivave për të rinjtë, me mungesën e investimeve të huaja, ju shkatërroi sigurinë me drogën dhe krimin që lulëzon, ju shkatërroi shëndetësinë me koncensione fantazma dhe asnjë shërbim për ta, ju shkatërroi qytetet duke i kthyer në vende që skanë aktivitete kulturore, rinore, por vetëm beton dhe beteja armësh.
Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, ne numërojmë rreth:
– 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat janë 98 mijë azilant ekonomik dhe më shumë 85 mijë emigrant të paligjshëm. Pa llogaritur këtu ata që kanë ikur për studime, apo për punësim të ligjshëm.
Sipas raportit të fundit i CRCA dhe ANYN Shqipëri : Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore të të rinjve:
– 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;
Pandemia e rëndoi më shumë gjendjen edhe problematikat e rinisë, po sipas raportit bazuar në anketa me të rinjtë:
– 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar;
– 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;
– 88% e të rinjve deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat kryesore të dhunës, gjatë pandemisë;
– 63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.
Një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.
Ditë të mira do vijnë me një plan të qartë të PD, me një program ku RINIA ka peshën e saj të padiskutueshme për ta ndërtuar të ardhmen europiane në SHQIPËRI”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE