LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Van Gal trajner kokë k*r", shpërthen keq legjenda e Barcelonës

27 Qershor 2020, 13:52, Sport CNA
"Van Gal trajner kokë k*r", shpërthen keq legjenda e

Legjenda e Barcelonës Hrsito Stoiçkov ka akuzuar dhe ka ofenduar rëndë trajnerin Van Gal. Stoiçkov e akuzon hollandezin se ai ka shkatërruar të ardhmen e disa futbollistëve. Ish-lojtari i Barcelonës përmend një emër të madh si Rikelme.

Stoiçkov ka punuar me Van Galin tek Barcelona për një sezon dhe ndër futbollistët e persekutuar nga hollandezi veçon pikërisht argjentinasin Rikuelme. Në një intervistë për ?Radio Impacto? Stoiçkov u shpreh: ?Pse nuk tiumfoi Rikelme tek Barcelona? Sepse kishte një trajner kokë k*r si Van Gali. Ai nuk triumfonte nga pozicioni sesi Van Gal e fuste në fushë. Unë i shijoja gola, pasimet dhe driblimet e tij? tha ndër të tjera Stoiçkov.

Trajneri hollandez Van Gal është akuzuar edhe nga futbollistë të tjerë për mosvlerësim të tyre, ku së fundmi ishte edhe lojtari me origjinë shqiptare Adan Januzaj që e akuzonte Van Galin se sa herë bënte paraqitje të mira e ulte në stol atë dhe Depain kur ishin tek Mançester Junajtid.

Lajmet e fundit nga