Connect with Us

Tjetër dështim i qeverisë/ Raporti i DASH “shuplakë” Ramës

Politikë

Tjetër dështim i qeverisë/ Raporti i DASH “shuplakë” Ramës

Publikuar

-

Vijojnë replikat/ Rama-Metës: Jep llogari pse e votove raportin e Dick Marty

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar raportin e DASH për trafikimin e qenieve njerëzore, duke e cilësuar atë si kronikë të dështimit të qeverisë së Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se “lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore ka qenë një prej arritjeve më të mëdha të qeverisë shqiptare, me kulm të vetin operacionin “Puna” të gusht-shtatorit 2002, gjatë të cilit u bllokua përfundimisht trafikimi i qenieve njerëzore nga vendi ynë drejt Italisë dhe gjithë vendeve të Bashkimit Europian”.

Sipas ish-deputetit, me rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me rritjen e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike, është rikthyer edhe krimi i trafikimit të qenieve njerëzore.

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore ka qenë një prej arritjeve më të mëdha të qeverisë shqiptare, me kulm të vetin operacionin “Puna” të gusht-shtatorit 2002, gjatë të cilit u bllokua përfundimisht trafikimi i qenieve njerëzore nga vendi ynë drejt Italisë dhe gjithë vendeve të Bashkimit Europian.

Mirëpo, bashkë me rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me rritjen e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike, me krimin zgjedhor si shfaqje e bashkëveprimit të qeverisë me grupet kriminale dhe me dhunimin e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe të lirive qytetarë, është rikthyer edhe krimi i trafikimit të qenieve njerëzore, si plotësim i tërësisë së dështimeve të qeverisë së Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Iku si një mjellmë e bardhë/ Luan Rama dedikim lamtumire për Sadije Agollin

Këtë realitet të turpshëm dhe që nuk duhet të ketë asnjë pikëtakimi më një vend anëtar të NATO-s dhe që ka si aspiratë kombëtare anëtarësimin në BE siç është Shqipëria, e konfirmon edhe raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin thuhet: “Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit”.

Raporti thekson edhe se qeveria por po bën përpjekje të konsiderueshme për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe se falë këtyre përpjekjeve Shqipëria mbeti në Nivelin 2 të vlerësimit, por konstatimi se “Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit”, është dëshmia e rradhës në kronikën e dështimeve të qeverisë së Edi Ramës.”-shkruan Luan Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Publikuar

-

Nga

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli prezantoi ditën e sotme kandidatët për deputetë në katër qarqe, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Berat.

Në qarkun e Lezhës, Lëvizja për Ndryshim do të kandidojë Matilda Gjinin, një eknonomiste në profesion, e cila ka studiuar në Universitetin e Bocconi-t dhe ka dalë studentja më e mirë.

Ajo ka një eksperiencë mbi katër vite pune në sektorin e financës në Europë dhe Azi.

Ja kush është kandidatja e qarkut të Lezhës:

Matilda Gjini

Ka mbaruar studimet ne Bocconi.

Eshte kandidate e Levizjes per Ndryshim ne Qarkun e Lezhes.

LEXO EDHE:  Duka “sulmon” qeverinë/ Paralajmëron zgjedhje të parakohshme

LEXO EDHE:  Shkërmoqja e LSI-së/ Kryemadhi në alarm

Per shkak te situates nuk ishte sot prezente.

Ka studiar Ekonomi ne Milano dhe Madrid dhe ka perfunduar dy Master ne degen Finance Kontabilitet ne Bocconi University dhe Drejtesi Biznesi ne 24ORE Business School.

Ka mbi 4 vite eksperience pune ne sektorin e finances ne Europe dhe Azi. Ka punuar ne Itali per kompani nderkombetare si PëC dhe Epyon Consulting. Nga viti 2019 punon ne Singapor si Account Manager ne Hawskford, nje kompani konsulence qe ndihmon investitoret e huaj ne Azi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Revolucioni dixhital”/ Rama: Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave ku ka folur për revolucionin dixhital.

Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të bëhej dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë. Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Publikuar

-

Nga

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Ura 50-vjeçare e Tapizës, një pikë lidhëse e qarkut të Tiranës me Krujën dhe qytetet e veriut, është shembur ditën e sotme duke i lënë rrugë nisjes së punimeve për një urë të re. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se gjatë kohës së punimeve, devijimi i trafikut do të bëhet me anë të një Bypassi i cili është konceptuar për të shmangur trafikun që krijohej në këtë zonë.

“Jemi në urën e Tapizës. Më 11 shkurt ishim këtu për të treguar si kishte përfunduar krijimi i Bypassit që është në programin e rindërtimit. Duhet pasur parasysh se para këtij tërmeti kemi nisur një skanim të gjithë urave në Republikën e Shqipërisë që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë duke krijuar një arkivë të mirëfilltë për çdo urë. Ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti I 26 nëntorit”, tha Balluku.

Ministrja deklaroi se ura e re do të jetë gati brenda 10 muajsh, para datës 1 shtator të këtij viti.

LEXO EDHE:  Iku si një mjellmë e bardhë/ Luan Rama dedikim lamtumire për Sadije Agollin

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Dështimi i propagandistëve të idesë së Vuçiçit

“Bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar problem. Kjo ishte një pikë ku kishim një ngecje të trafikut ndërkohë që sot rrjedha është normale. Bypassi do të jetë funksional në 10 muajt e ardhshëm pasi ne synojmë që ura të ndërtohet deri në 1 shtator”, theksoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE