LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata kaotike, trajneri i Superligës deklaron publikisht dorëheqjen

27 Qershor 2020, 18:45, Sport CNA
Situata kaotike, trajneri i Superligës deklaron publikisht dorëheqjen

Trajneri i Luftëtarit Neritan Novi deklaroi publikisht se do të paraqesë dorëheqjen pas humbjes së rëndë me Flamurtarin 6-1.

Për ?Supersport?, tekniku gjirokastrit u shpreh se presioni i madh i kampionatit është i vështirë të përballohet nga lojtarët e rinj të ekipit. Novi shtoi se priste që Luftëtari të merrte minimalisht një barazim ndaj Flamurtarit të vendit të fundit.

?Është e vështirë. U përballën dy ekipe me emër. Më erdhi keq për humbjen. Me këtë humbje e meritojmë vendin e fundit. Mbaj përgjegjësi dhe do t?i kërkoj presidentit dorëheqjen time.

Kemi lojtarë të rinj pa eksperiencë, që nuk e durojnë dot presionin. Nuk e duroj dot këtë gjendje të pësojmë çdo javë nga 4-5 apo 6 gola.

E kam thënë dhe herë tëtjera. Kanë ikur 12 lojtarë. Nuk është e lehtë. Kanë mbetur djem të rinj. Kanë kontratë 2-vjeçare. Janë lojtarë me perspektivë. Ka 5-6 lojtarë që do të  grumbullohen tek ekipi kombëtar në zbor. Më shumë më djeg humbja në Vlorë me ekipin e fundit, minimalja prisja barazim?, përfundoi trajneri i Luftëtarit Neritan Novi.

Lajmet e fundit nga