Connect with Us

Si do të përfundojë pandemia e COVID-19?

Blog

Si do të përfundojë pandemia e COVID-19?

Publikuar

-

Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e paralizojë më njerëzimin, mund të merrni një shembull nga dijetari i lashtë kinez Sun Tzu: të mendoni njëlloj si armiku. Pra imagjinoni sikur jeni një koronavirus, në një formë që nuk është parë kurrë më parë nga njerëzit.

Synimi juaj është i thjeshtë, por tejet ambicioz:të pushtoni qelizat e një bujtësi të ri, dhe të shumoheni për aq kohë sa duhet që ta zhvendosni pjellën tuaj në një subjekt të ri. Përsëriteni këtë gjë derisa të mos ketë më njerëz për t’u infektuar.

Që nga shfaqja e Covid-19 në atdheun e Sun Tzu, koronavirusi i njohur nga shkencëtarët si SARS-CoV-2, e ka kryer me energji dhe sukses detyrën e tij. Ai i ka kapërcyer me lehtësi kufijtë kombëtarë, duke infektuar më shumë se 9 milion njerëz në mbarë botën, dhe duke vrarë të paktën 470.000 në rreth 7 muaj.

Rreth 7.7 miliardë njerëz që e kanë shmangur deri më tani infeksionin, duket se janë në shënjestër të virusit. Zyrtarët e shëndetit publik, i kanë detyruar qytetarët e tyre të shmangin llojet e tubimeve që i japin mundësi virusit të përhapet më tej. Shkencëtarët kanë depërtuar në gjenomin e koronavirusit për të zbuluar sekretin se nga erdhi ai, si ka evoluar, dhe çfarë do të duhet për ta shkatërruar atë.

Tashmë ka një garë se cila palë do të fitojë. Viruset nuk janë aq të zgjuar sa njerëzit, por ata janë shumë më të durueshëm, thotë epidemiologu i Universitetit të Harvardit, Uilliam Heneixh. Dhe përballë virusit aktual, nuk është një strategjie e mirë injorimi i tij me shpresën se ai do të zhduket vetë, shtoi ai.

“Kjo do të thotë që ne të presim që virusi të na ndihmojë. Dhe nuk është një ide e mirë”- thekson eksperti. Nevoja për mbijetesë e bën një virus të suksesshëm dhe një mysafir të paparashikueshëm – mizor për disa, më të “sjellshëm” me të tjerët, dhe i aftë të evoluojë me strategji të reja.

“Nuk ka gjasa që një virus të jetë i butë aty ku bujt”-tha Frederik Kohan biolog evolucionar në Universitetin Ueslejan. Ai mund të kursejë të rinjtë dhe të shëndetshmit, dhe të shënjestrojë më tepër të dobëtit dhe së sëmurët, sikurse edhe duket se po vepron duket.

Pas sulmit të tij fillestar, një virus i ri zbulon se viktimat e tij të mundshme janë zvogëluar. Njerëzit e prekshëm nga infeksioni, nuk janë aq afër me njëri-tjetrin. Dhe ky është një problem për një virus të frymëmarrjes si SARS-CoV-2, që mund të përhapet vetëm nëse bujtësit e mundshëm bëhen bashkë.

Një virus tepër agresiv, mund të bëhet viktimë e suksesit të vet, duke infektuar kaq shumë njerëz në një kohë aq të shkurtër, saqë krijon atë që epidemiologët e quajnë “imunitet të tufës”. Nga 7 koronaviruset që dihet se i sëmurin njerëzit, të paktën 4 prej tyre kanë gjetur një mënyrë për të shmangur “imunitetin e tufës”.

Këto viruse, ku që të gjitha shkaktojnë sëmurje nga ftohja e zakonshme, i lënë me imunitet shumicën e viktimave të tyre, por ai zbehet në pak më shumë se 1 vit. Grupi i njerëzve që janë të prirur për t’u prekur nga virusi ndryshon vazhdimisht, pasi mbrojtja imune e njerëzve të infektuar e “harron” virusin që i ka sëmurur ata më parë.

Askush nuk e di nëse koronavirusi që shkakton sëmurjen me Covid -19 është i tillë. Por një studim i gjerë sugjeron se në shumë njerëz të infektuar, imuniteti është ose i dobët ose i përkohshëm. Ka edhe një mënyrë tjetër për të pasur një furnizim të pashtershëm me pacientë të rinj: Nëse një virus ka mundësi të pësojë shpejt mutacione, ai mund të shmangë njohjen nga një sistem imunitar që e ka hasur më parë.

Koronavirusi i ri, ka ndryshuar në mënyrë të qëndrueshme, pasi struktura e gjenetike është e koduar në ARN. Në krahasim me një virus të ADN-së, sikurse është ai që shkakton Fruthin, një virus i ARN është më i thjeshtë, dhe ka më pak të ngjarë të korrigjojë gabimet që ndodhin sa herë që shumohet.

LEXO EDHE:  Rreziku nga Covid, Italia, Spanja dhe Gjermania me popullsinë më të plakur në Europë/ Shqipëria më shumë të rinj

Prandaj, shumica e mutacioneve janë zëvendësime të vogla të nukleotideve, të cilat nuk kanë asnjë efekt në sjelljen e virusit. Por me kalimin e kohës, ato gabime të akumuluara mund të ndryshojnë mënyrën e shikimit të një sistemi imunitar, ose mënyrën se si virus bashkëvepron me mjedisin e tij apo ata që infekton.

Zakonisht, një mutacion i jep virusit një avantazh të papritur. Gripi i 1918-ës mori hov pas një mutacioni që pësoi në procesin e tij riprodhues. Pacientët u sëmurën më shpejt, dhe teksa sistemi i tyre imunitar u mobilizua plotësisht, ai dëboi më shumë viruse gjatë kollitjes dhe teshtimave, duke infektuar për pasojë më shumë nga njerëzit që gjendeshin përreth.

Shkencëtarët kanë analizuar ndryshimin e ri gjenetik të përbërjes së koronavirusit, duke bërë që disa të pohojnë se po qarkullojmë shtame më virulente dhe më të transmetueshme. Por ky pretendim ka ngjallur debate të forta.

Nga ana tjetër, mutacione shtesë mund të sjellin sfida të reja për njerëzit apo edhe mundësi të reja. Në rast se jemi me fat, një mutacion mund ta bëjë virusin më pak infektiv, ose më pak vdekjeprurës. Por edhe njerëzit kanë përvetësuar disa hile për të luftuar epidemi të tilla virale.

Shumë kohë para se të parët tanë të kuptonin se mikrobet përhapnin sëmundje, ata e kuptuan se krijimi i distancës midis njerëzve, sillte pakësimin e numrit të atyre që sëmureshin. Gjatë një epidemie, ata që kishin mundësi largoheshin nga qytetet për në shtëpitë e tyre në fshat. Ata që qëndronin shmangnin tregjet.

Spektaklet publike anuloheshin. Ishte fillimi i strategjisë së shëndetit publik, që tani e quajmë distancim shoqëror. Distancimi social e ndryshon mjedisin, duke imituar efektet e ‘imunitetit të tufës’. Mënyra tjetër për t’i mohuar një virusi depërtimin tek njerëz të tjerë, është pasja e sa më shumë njerëzve në “kategorinë e të shëruarve”, një status që deri tani e kanë më shumë se 4.6 milion njerëz.

Kjo realizohet duke e lënë pandeminë të bëjë të vetën, gjithnjë duke supozuar se imuniteti do të zgjasë. Ose mund të zhvillohet një vaksinë. Por lejimi i koronavirusit të bëjë rrugëtimin e vet tek mbarë njerëzimi, do të ishte një katastrofë  e paimagjinueshme.

Epidemiologu i Harvardit, Mark Lipsish, ka vlerësuar se me ndërhyrjen minimale njerëzore, SARS-CoV-2 do të infektonte 20-60 për qind të të gjithë të rriturve, pra 1.5-4,5 miliardë njerëzve. Edhe nëse në fund mund të mos jetë më vdekjeprurës se gripi sezonal – një supozim ky shumë optimist – të paktën 1.5 milion deri në 4.5 milionë njerëz do të vdisnin.

Një vaksinë mund të sigurojë imunitetin e tufës, duke e frenuar virusin dhe pasur shumë më pak vdekje se tani. Por kjo do të kërkojë kohë. Dr.Entoni Fauçi, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, ka thënë se përpjekjet për të zhvilluar, testuar dhe prodhuar shumë vaksina, do të zgjasin minimumi deri nga fundi i këtij viti.

Deri atëherë, ky armik i lig ka kohën në anën e tij, dhe disa truke për ta ruajtur veten. Ndërsa koronavirusi mund të mos prekë çdo person në planet, duket se ai e ka krijuar bazën që i duhet për të vazhduar ekzistencën e tij, thotë virologja e Universitetit të Kolumbias, Angela Rasmusen.

Ashtu si shumë viruse të gripit, ai mund të ndryshojë mjaftueshëm nga viti në vit, aq sa të duket i ri për sistemin tonë imunitar sa herë që shfaqet në masë. Ai gjithashtu mund të ndryshojë në aspekte që e bëjnë atë më shumë si 4 koronaviruset e tjera që kanë infektuar njerëzit:duke vrarë pak, dhe duke sëmurur në një formë të lehtë ose të moderuar shumicën e njerëzve.

Nga këndvështrimi i një virusi, përkufizimi i suksesit është “të bëhet si e ftohura e zakonshme”, thotë Kohan. Së bashku me shumë mikrobiologë, ai dyshon se ky virus ka atë që duhet për të ekzistuar për një kohë të gjatë. Njerëzit mund ta mposhtin atë përmes një vaksinë të mirë, edhe pse imuniteti që ajo ofron mund të jetë vetëm i përkohshëm./ latimes.comPërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Publikuar

-

Nga

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sugjeron se mbyllja e imponuar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka forcuar marrëdhëniet e shumë prindërve me fëmijët e tyre.

Studimi, i publikuar nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Ekonomike në Universitetin Eseks në Britaninë e Madhe, zbuloi se rreth një e katërta e prindërve, raportojnë përmirësim të  marrëdhënieve me fëmijët e tyre, që kur qeveria britanike miratoi politikën e saj të qëndrimit në shtëpi.

Më pak se 5 për qind e të anketuarve, thanë se raportet me fëmijët ishin përkeqësuar. Rezultatet bazohen në hulumtimet për studimin e Kuptimit të Shoqërisë gjatë Covid-19, një studim kombëtar përfaqësues që mblodhi të dhëna nga 5.500 prindër.

Studimet e mëparshme të institutit, kanë raportuar se nënat po kryejnë një sasi disproporcionale punësh shtesë, përfshirë në kujdesin për fëmijët, që normalisht në atë periudhë do të duhej të ishin në shkollë. Por gjetjet e reja, sugjerojnë se kjo nuk ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e tyre me fëmijët.

“Shumë nga studimet e fundit, kanë nxjerrë në pah barrën ekonomike dhe të kujdesit në rritje fëmijët nga ana e grave”- thotë profesore Briena Perelli-Harris nga Qendra ESRC për Ndryshimin e Popullsisë në Universitetin e Sauthemptonit, që e drejtoi studimin së bashku me Sandra Ualzenbah nga Universiteti Eseks.

Ajo tha se një studim i muajit prill mbi pasojat e Covid-19, tregoi se nënat kalonin mesatarisht 9 orë më shumë në javë gjatë karantinës për kujdesin e fëmijëve dhe shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë, krahasuar me baballarët.

“E megjithatë, gati një e treta e grave duket se po përfitojnë nga masat kufizuese, si një kohë për t’u afruar me fëmijët e tyre. Vetëm 5 për qind e tyre, raportuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Duket se përkundër presioneve të pabarabarta të shkollimit në shtëpi dhe punëve të shtëpisë, nënat raportuan më shumë sesa baballarët një përmirësim në marrëdhëniet e tyre”- thotë Perelli-Harris.

LEXO EDHE:  Koronavirusi do ta transformojë globalizimin

LEXO EDHE:  Koronavirusi do ta transformojë globalizimin

Shumë prindër, thanë se kishin marrëdhënie më të ngushta me fëmijët e tyre, pasi kishin ndihmuar në shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë. Gati 40 për qind e prindërve, që i reduktuan orët e tyre të punës për t’u kujdesur për fëmijët, thanë se marrëdhëniet mes tyre ishin përmirësuar.

Vetëm 6 për qind, pohuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Por, disa prindër kanë hasur më shumë vështirësi se të tjerët. Më pak nëna beqare, raportuan një përmirësim në marrëdhëniet me fëmijët e tyre, dhe më shumë pohuan se ato ishin përkeqësuar.

Rreth 10 për qind e prindërve që thanë se e kishin të vështirë të përballeshin me situatën e re, apo që mendonin se e ardhmja e tyre financiare do të përkeqësohej, ka më shumë të ngjarë të thonë se marrëdhëniet me fëmijët e tyre ishin përkeqësuar, ndërsa 27 për qind thanë se marrëdhëniet e tyre ishin përmirësuar.

“Vëzhgimi ka treguar se puna nga shtëpia dhe ndihma në kryerjen e detyrave të shkollës në shtëpi, duket se përmirëson marrëdhëniet prindër-fëmijë”- deklaron Perelli-Harris. Por ajo thekson se ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia, kanë shumë të ngjarë të kenë të ardhura dhe arsim më të lartë. Në përgjithësi, gati një e treta e atyre që ndodhen në situata më të vështira, raportojnë gjithsesi se marrëdhëniet e tyre me fëmijët ishin përmirësuar./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Publikuar

-

Nga

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë, do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga të gjitha rrëfimet frymëzuese të artistëve me famë botërore, e tija është sigurisht e më e spikatur. Shumë njerëz e njohin Stalonen përmes filmit “Rocky”, historinë e një boksieri amator që përpiqet të mbijetojë në rrugët e Filadelfias.

Për të siguruar jetesën, Balboa punon si mbledhës borxhesh për llogari të një gangsteri të zonës, dhe ndeshet në nivele amatore për shuma të vogla parash. Më në fund, shfrytëzon shansin e madh, dhe arrin të bëhet kampion bote i peshave. Ky film ka në fakt shumë elementë autobiografikë.

Jeta për Stalonen ishte një luftë e vërtetë që kur lindi. Problemet gjatë lindjes, u shoqëruan me një gabim të mjekut gjinekolog, që i shkaktuar një paralizë të pjesshme të fytyrës në anë e majtë, duke përfshirë pjesë të mjekrës, buzës dhe gjuhës.

Për pasojë, Stalone mbeti me pamjen e tij hungëritësh, dhe fliste me vështirësi. Duke u rritur në një zonë të Nju Jorkut të njohur si “Hell’s Kitchen”, Stalone ishte dëshmitar i zënkave të vazhdueshme në shtëpi midis nënës dhe babait të tij.

Kur u largua nga shtëpia, paragjykohej vazhdimisht për shkak të pamjes së tij të çuditshme, dhe vështirësisë në të folur. U përjashtua shumë herë nga shkolla, si rezultat i notave të dobëta, përleshjeve të shpeshta me bashkëmoshatarët, dhe problemeve me sjelljen.

Problemet e vazhdueshme financiare, sollën edhe dëbimin nga shtëpia ku banonte me qira.

I pastrehë për mbi 3 javë, aktori ishte i dëshpëruar për para, dhe pikërisht në atë kohë ai pranoi një rol në një film pornografik. Për punën e tij, u pagua vetëm 200 dollarë në 3 ditë xhirime.

Siç kujton më vonë Stalone:”Isha i detyruar ose të luaja në atë film ose të vidhja dikë, pasi nuk kisha rrugë tjetër”. Më pas Stalone vendosi të bëhet aktor profesionist. Por pavarësisht audicioneve të shumta që dha, u përball në fillim me refuzime të shumta.

Në këto kushte, Stalone mendoi të hynte në botën e kinemasë si skenarist. Sërish u refuzua. I mbetur pa asnjë të ardhur, e shiti i dëshpëruar për 50 dollarë qenin e tij të dashur. Jeta e tij vazhdoi të ishte e mjerueshme. Pasi shëtiste gjithë ditën nëpër rrugëve të ngrira të Nju Jorkut, mbrëmjeve shkonte në një bibliotekë të zonës për t’u ngrohur disi.

Duke shfletuar libra të ndryshëm në raftet e bibliotekës, ai gjeti edhe një herë frymëzimin për të shkruar një tjetër skenar. Për të përsosur stilin e tij, Stalone lexoi vepra të ndryshme të shumë autorëve të famshëm. Nëpërmjet tyre, ai gjeti edhe një herë motivimin e nevojshëm për t’ia dalë, pavarësisht rrethanave të vështira ku gjendej.

LEXO EDHE:  Covid-19 bëri atë që nuk mundi opozita/ Pandemia ndali arrogancën e Ramës

LEXO EDHE:  Donald Trump e ka bërë NATO-n më të fortë

Në 1975, pasi pa ndeshjen e boksit mes Muhamed Ali dhe Çak Uepner, Stalone filloi të krijojë idenë e një skenari filmi. Ai e shkroi për 3 ditë skenarin për filmin “Rocky”. Ua propozoi atë shumë producentëve. Por për muaj më radhë sërish u refuzua.

Më në fund gjeti një regjisor që e përqafoi idenë e tij, Robert Çertof. Por studioja që e pranoi skenarin “United Artists”, këmbëngulte të gjente një aktor tashmë të njohur për të luajtur rolin e Roki Balboas. Por Stalone as nuk e çonte ndërmend, që dikush tjetër të luante në një rol të krijuar prej tij me aq shumë mund.

Pavarësisht ngurrimit të tyre të vazhdueshëm, regjisorët në fund ranë dakord që të ishte vetë Stalone ai që do të luante personazhin e Rokit. Kompania “United Artists”, ishte shumë mosbesuese dhe mori paraprakisht masa ndaj humbjeve të mundshme në shitjen e biletave. Por “Rocky” do të kishte në fakt shumë sukses, duke mbuluar të ardhurat zhgënjyese që pati filmi tjetër i kësaj kompanie, i dalë në të njëjtën kohë.

“Rocky” pati një buxhet i vogël prej 1 milionë dollarësh, çka e detyroi stafin të përshpejtonte prodhimin. Por kjo u bë më e vështirë nga dëmtimet fizike që pësoi Stalone dhe Karl Uedhërs (që luajti rolin e Apollo Kridit) gjatë një skene në ring. Përkundër këtyre pengesave, “Rocky” arriti të përfundojë xhirimet në vetëm 28 ditë.

Që në fundjavën e parë të premierës, filmi arkëtoi mbi 5 milionë dollarë fitime. Dhe kur u llogaritën arkëtimet në total disa javë më vonë, “Rocky” kishte prodhuar një fitim prej 117 milionë dollarësh vetëm në kinematë e Amerikës së Veriut.

Ndërkohë, në vendet të tjera fitimet llogariteshin mbi 107 milionë dollarë. Shitjet totale të biletave, garantuan një kthim prej mbi 11.000 për qind të investimit që kishte bërë studioja filmike. “Rocky” rezultoi të ishte filmi më fitime më të mëdha në SHBA për vitin 1976.

Stalone u nominua për aktorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në ceremoninë e 49-të të Academy Aëards. Sot, Silvester Stalone ka një pasuri prej mbi 400 milionë dollarësh, dhe është shfaqur në më shumë se 50 filma si aktor dhe procudent. “Askujt nuk i pëlqen të dështojë. Unë i mësova leksionet që më dha jeta. Ajo të jep dhunti të caktuara, dhe t’i duhet që t’i shfrytëzosh ato”- thotë aktori./ Powerofpositivity.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Shtatë luftërat, ku forcat guerile mposhtën ushtritë profesioniste

Publikuar

-

Nga

Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luftërat ku angazhohen. Ndonjëherë ato që fitojnë janë njësitë luftarake të parregullta; qofshin këto forca vullnetare apo specialistë të trajnuar me taktikat jo konvencionale të luftës. Ata përballen me armikun përmes taktikave të ndryshme të mashtrimit, duke ia dalë të kenë avantazh ndaj një armiku shumë më të përgatitur apo më të madh në numër.

Spanja dhe lindja e guerileve

Termi “luftë guerile” vjen nga Lufta Gadishullore e viteve 1807-1814. Perandori francez, Napoleon Bonaoparti përdori një kombinim të manovrave politike dhe ushtarake, për të vënë nën kontroll Spanjën, dhe për të vendosur në fronin e saj mbretëror vëllain e tij.

Po kjo gjë u kundërshtua nga shumë spanjollë, të cilët sulmuan forcat pushtuese, dhe i mbështetën britanikët kur ata nisën të përballen me Napoleonin në gadishullin Iberik.

Sulmet nga njësitet guerile ishin shpesh brutale, ashtu siç ishin edhe hakmarrjet ndaj tyre, që përfshinin masakrat e shumta të kryera nga ushtarët francezë. Fjala “guerile”, që në spanjisht do të thotë “luftë e vogël”, hyri në gjuhën angleze përmes trupave britanike që e dëgjuan atë shpesh në gadishull.

Revolucioni Haitian

Revolucioni Haitian i viteve 791-1804 ishte unik në llojin e vet. Ai pati sukses dhe nuk u nxit nga shtresa e mesme, por përkundrazi ishte një rebelim i madh i skllevërve. Banorët e Santa Domingos i dëbuan kolonistët francezë. Njësitet e rebelëve përbëheshin nga skllevër të çliruar.

Zemërimi i shkaktuar nga skllavëria, solli akte brutale nga të dy palët. Numri i të vdekurve ishte i jashtëzakonshëm. Pasi i dëbuan padronët e tyre kolonialë, rebelët themeluan kombin e Haitit. Ajo ngjarje i tronditi fuqitë e mëdha të Evropës.

Të Njëmijtët në Itali

Fushatat e Xhuzepe Garibaldit për të bashkuar Italinë, u zhvilluan përmes forcave të parregullta ushtarake. Garibaldi ishte një nacionalist që mbështetej tek vullnetarët atdhetarë, për të formuar ushtritë me të cilat realizoi revolucionin e shumëpritur.

Ekspedita e Të Njëmijtëve në Sicili e vitit 1860 ishte më e shquara nga ato fushata. Duke qenë 25 herë më pak në numër se sa armiku, këmishëkuqtë e Garibaldit arritën të mposhtin ushtritë profesioniste të Mbretërisë së Napolit në një seri betejash të vogla.

Duke sulmuar gjithmonë të parët, trupat e Garibaldit ngjallën panik tek napolitanët. Kur kërkuan armëpushim, këta të fundit ishin sërish 5 herë më të shumtë në numër, megjithëse siçilianët kishin kaluar në anën e Garibaldit. Pasi vuri nën kontroll Siçilinë, Garibaldi u hodh në pjesën kontinentale të vendit. Ai e pushtoi Mbretërinë e Napolit, duke hyrë në qytet hipur në një tren me një pjesë të vogël të ushtarëve të tij. Ai ia kishte dalë të bashkonte pjesën më të madhe të Italisë.

Lufta e Dytë Botërore

Lufta e Dytë Boere e viteve 1899-1902, nuk solli një fitore të trupave të parregullta. Por ajo kujtohet ende si një triumf i taktikave guerile. Lufta nisi me sukseset e njëpasnjëshme të Boerëve, të cilat e tronditën Perandorinë Britanike. Britanikët u kundërpërgjigjën, duke dërguar në koloninë e Afrikës së Jugut një ushtri profesioniste.

Trupat britanike marshuan përtej Republikës së Transvalit dhe Shtetit të Lirë të Oranzhit, duke i detyruar boerët që të tërhiqen. Më pas këta të fundit, nisën të përdorin taktikat guerile. Pushkatarët boerë i shkaktuan dëme të rënda britanikëve.

LEXO EDHE:  Koronavirusi do ta transformojë globalizimin

LEXO EDHE:  Ironia e Patozit/ "Ditë me fat në kohë qameti, u hapën njëkohësisht dyert për të burgosurit dhe negociatat

Luftimet e vazhdueshme guerile, i detyruan britanikët të ndërtonin kampe përqendrimi dhe të rrethonin me tela me gjemba zona të mëdha nëpër shkretëtirë, për të kufizuar lëvizjen e boerëve. Edhe pse në fund britanikët fituan, ajo ishte një fitore e dhimbshme, dhe nga e cila mësuan shumë gjëra se si nuk duhej luftuar.

Afrika Lindore në Luftën e Parë Botërore

Britanikët u përballën me një situatë të ngjashme në Afrikën Lindore gjatë Luftës së Parë Botërore. Këtu, koloneli gjerman Paul Von Letov-Vorbek, e kuptoi se kishte shumë më pak trupa se armiku. Dhe në vend të një beteje frontale, ai e riorganizoi ushtrinë e tij duke përdorur pritat dhe sulmet guerile. Ai godiste dhe tërhiqej me shpejtësi.

Britanikët i ndoqën gjermanët këmba-këmbës duke përfituar nga numri i madh i trupave në dispozicion, përfshirë trupat e Afrikës së Jugut që kishin luftuar më parë kundër tyre. Gjenerali britanik Jan Smats, një veteran boer, drejtoi fushatën më të suksesshme kundër tij, duke përdorur manovrat dhe jo forcën brutale.

Gjatë 4 viteve të luftës, britanikët nuk ishin në gjendje të kapnin Letov-Vorbek. Bastisjet dhe vjedhjet e furnizimeve nga ana e gjermanëve, ishin vazhdimisht problematike për ushtrinë britanike.

Burma në Luftën e Dytë Botërore

Britanikët ndërruan rolet në Burma gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtu, të nxitur nga sulmet e ushtrisë japoneze, ata adoptuan taktikat e luftës guerile. Ushtarakë të njohur si Hjuxh Sigrim dhe të tjerë, rekrutuan rrjete luftëtarësh guerilë nga Birmania, që e kundërshtonin pushtimin japonez.

Gjithashtu, britanikët trajnuan disa nga trupat e tyre për luftë guerile. Të udhëhequra me sukses nga Ordi Uingejt, këto forca u parashutuan prapa linjave të ushtrisë japoneze, për të sulmuar furnizimet dhe linjat e tyre të komunikimet. Uingejt zhvilloi një strategji të ndërtimit të bazave të vogla në xhunglën e kontrolluar nga Japonia, nga e cila mund të nisnin sulmet komando.

Lufta e Vietnamit

Vietnami u prek rëndë në shekullin XX nga dy luftëra, në të cilat forcat e parregullta mposhtën ushtritë e huaja të pajisura me mjetet më moderne të kohës. Në fillim nisi Lufta e Indo-Kinës (1950-1954), në të cilën vietnamezët mposhtën ushtrinë koloniale franceze.

Në betejën e Dien Bien Phu, vietnamezët përdorën biçikletat për të zhvendosur pajisjet dhe artilerinë e lehtë nëpër kodra. Në pamundësi për të përdorur tanket e tyre në një terren të dendur xhungle, dhe të shkëputur nga linjat e furnizimit, francezët u mundën.

Pastaj erdhi Lufta e Vietnamit (1955-1975). Sërish, vietnamezo-veriorët u mbështetën tek taktikat e luftës guerile, duke i zënë prita vietnamezëve të jugut dhe aleatëve të tyre amerikanë. Kurthet, mashtrimet dhe rrjetet e gjera të tuneleve nëntokësore, luajtën një rol të madh në atë luftë.

Megjithëse Amerika përdori në atë luftë të gjithë fuqinë e saj industriale atë të zjarrit, ajo nuk mundi t’i mposhtte dot taktikat guerile, dhe manovrimin strategjik të gjeneralit vietnamezo-verior Xhap. / War History – Bota.al

LEXO TE PLOTE