LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrumbohet në ecje një makinë në rrugën e Dajtit/ Shpëton mrekullisht shoferi

27 Qershor 2020, 18:17, Kronika CNA
Shkrumbohet në ecje një makinë në rrugën e Dajtit/

Një automjet është djegur plotësisht pak momente më parë në rrugën e Dajtit.

Mësohet se makina është përfshirë nga flakët gjatë momentit që ka qenë në ecje, por fatmirësisht asnjë person nuk ka pësuar lëndime.

Raportohet se mjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale E.H., edhe pse ende nuk dihet shkaku i djegies së automjetit.

?Më datë 27.06.2020, rreth orës 19:25, në rrugën e ?Dajtit? ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E.H., ku ka patur vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit?, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga