LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkakoi 77 mln lekë dëm ekonomik/ KLSH kallëzon në Prokurori ish-kryebashkiakun e Finiqit

27 Qershor 2020, 14:41, Politikë CNA
Shkakoi 77 mln lekë dëm ekonomik/ KLSH kallëzon në Prokurori

KLSH ka kallëzuar sot në Prokurori ish-kryetarin e bashkisë finiq, Leonidha Hristo, ish- përgjegjësin e sektorit të  procedurave të prokurimit dhe ish-përgjegjësin e sektorit juridik.

Mësohet se KLSH i ka rekomanduar Bashkisë Finiq, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 77 milion lekë, përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitet në vlerën 136.7 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej 55 milion lekë.

Bëhet me dije se KLSH ka konstatuar shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, përdorimit të sistemit SEP nga anëtarët e NJHDT dhe KVO, administrimit të dokumentacionit fizik etj.

?Për 12 (dymbëdhjetë) procedura prokurimi ku është konstatuar vendosje e kritereve jo në përputhje me objektin e prokuruar dhe zërat e preventivit të objektit, duke ulur numrin e pjesëmarrësve në procedura.

Për 14 (katërmbëdhjetë) procedura të prokurimit për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë të operatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 136,713,771 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.

Për të gjitha procedurat e prokurimit është konstatuar se OE apo BOE pjesëmarrëse kanë qenë në kushtet e mos plotësimit të dispozitave ligjore të LPP, pasi nuk plotësojnë disa nga kriteret e DST dhe në kushtet kur nuk ka pasur operator të tjerë pjesëmarrës në garë, KVO duhet të anulonte procedurën/at dhe zhvillonte procedurë të re, duke analizuar shkaqet e dështimit të procedurës dhe përmirësuar kriteret e vendosura të cilat kanë çuar në mospjesëmarrjen e OE.

Vlerësimi jo i drejtë i operatorëve pjesëmarrës në garë, ka sjellë për pasojë veprime në paligjshmëri të përdorimit të fondeve për vlerën prej 136,713,771 lekë

Për 15 (pesëmbëdhjetë) procedurat të prokurimit për të cilat është konstatuar kualifikim dhe shpallje fitues të Operatorëve Ekonomik (OE) apo Bashkimit të Operatorëve Ekonomik (BOE) të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim apo në kushte të njëjta me OE/BOE e tjerë të skualifikuar, veprime të cilat kanë çuar në paligjshmëri të fondeve të prokuruar me efekt negativ në buxhetin e bashkisë për vlerën 41,773,524 lekë.

Secili vendim i KVO për të shpallur fitues OE apo BOE nuk është i drejtë dhe OE/BOE duhej të ishte s?kualifikuar dhe Titullari i AK duhet të kishte anuluar secilën procedurë për të rishpallur një procedurë të re prokurimi, veprime me pasojë shkelje të barazisë në tendera.

Veprime në kundërshtim e mospërputhje me nenin 1, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, nenin 2, 24, 33,  nenin 46/1 1; nenin 53/3, 5, të ligjit nr. 9643 ?Për prokurimin publik?, datë 20.11.2006, i ndryshuar, nenin 36 ?Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës?, nenin 56, 61 dhe 77 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 ?Për miratimin e rregullave të prokurimit publik?, të ndryshuar me VKM nr. 797, datë 29.12.2017?, thuhet në njoftim.

Hristo akuzohet për konsumimin e elementëve të veprave penale ?Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike?, ?Falsifikim i dokumenteve? dhe ?Hyrja e paautorizuar  kompjuterike?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga