LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 9 të infektuar, konfirmohen 150 raste të reja

27 Qershor 2020, 15:45, Kosova & Bota CNA
Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 9 të

Shifrat e të infektuarve në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë shqetësuese, pasi ditëmn e sotme janë konfirmuar 150 raste të reja.

Autoritee e shtetit fqinj raportojnë se gjithashtu janë regjistruar 9 viktima dhe 30 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë bërë 1086 teste, dhe të infektuarit janë regjistruar në Shkup ku ka pasur 93 raste, në Kumanovë 7, në Shtip 3, në Prilep 4, në Tetovë 12, në Strugë 3, në Manastir 1, në Ohër 9, në Gostivar 3, në Kërçovë 8, në Resnjë 5 dhe në Negotinë 1.

Në total numri i të prekurve me koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 5906, ndërsa janë shëruar 2236 pacientë dhe kanë humbur jetën 277 të tjerë.

Aktualisht janë 3393 raste aktive, nga të cilat 1931 në Shkup, 276 në Kumanovë, 374 në Tetovë, Ohër 125, Shtip 181, Gostivar 63, Strugë 114, Manastir 15, Dibër 37, Koçan 30, Resnjë 90, etj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga