LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19/ Dy humbje jete në 24 orë  

27 Qershor 2020, 08:33, Aktualitet CNA
Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19/ Dy humbje jete në 24

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se koronavirusi ka shënuar dy viktima të tjera në 24 orët e fundit.

“Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.
Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.”-tha Ministria e Shendetesise./ CNA.al

Lajmet e fundit nga