LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Reforma nuk do japë rezultate"/ Paralajmëron Sejamini: Përplasjet politike do fillojnë pas zgjedhjeve

27 Qershor 2020, 15:05, Politikë CNA
"Reforma nuk do japë rezultate"/ Paralajmëron Sejamini:

Analisti Neritan Sejamini është shprehur pesimist për Reformën Zgjedhore dhe deklaroi se nuk do të japë rezultate.

?Të dy palët mendojnë se po bëjnë një tjetër reformë të mirë për ecurinë e zgjedhjeve, Nuk mendoj se kjo reformë do të japë rezultate, humbësi sërish do të ngrejë akuza se janë bërë manipulime etj. Bërja e reformave vijnë si shkak i ndërhyrjes së huaj dhe jo për të zgjidhur problemet që ka politika jonë?, u shpreh ai në Abc News.

Teksa foli për marrëveshjet dhe qetësinë aktuale në politikë, Sejamini paralajmëroi se përplasjet do të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve.

?Të dyja palët mendojnë se po ia hedhin njëra-tjetrës. Ndërkohë që të dyja palët po tregohen shumë të rafinuara dhe po e shtyjnë përplasjen. Përplasjen do e rifillojnë pas zgjedhjeve dhe me përplasje do bëjnë një reformë tjetër. Këta nuk janë të sinqertë?, theksoi analisti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga