LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata nën presion/ Artan Hoxha: Ja pse çështja “Tahiri” u kthye në pikën zero

27 Qershor 2020, 12:02, Kronika CNA
Gjykata nën presion/ Artan Hoxha: Ja pse çështja

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin në pikën zero të çështjes s ëish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, duke komentuar vendimin e gjykatës, gazetari investigative Artan Hoxha, tha se gabimin e ka bërë Gjykata e Shkallës së Parë.

Nga studio e AbcNeës, gazetari Hoxha tha se ?Gjykata ishte në presion. Nëse do të jepte pafajësi do i vërsulej opozita dhe ambasadat.

Atëherë çfarë ndodhi?

Nëse ata akuzohen për trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, Gjykata e Shkallës së Parë i rrëzoi të gjitha këto akuza, dhe nga këto akuza maksimale, kokoshi u katandis në një thellë.

Gjykata e Shkallës së Parë dha një vendim për shpërdorim detyre, kur prokuroria nuk e kishte kërkuar.

Dhe Gjykata nuk mund të japë një dënim, i cili nuk është kërkuar nga prokuroria.

Gjykata shprehet për pafajësi ose fajësi ndaj akuzve të ngritura nga prokuroria.

Por, gjykata për ti shpëtuar presionit dha një vendim duke rrëzuar të gjitha akuzat. Dashur pa dashur hetimin e keq të prokurorisë, gjykata e devijoi edhe më keq.

Gjykata e Posacme e cila kishte tre gjyqtarë të vetuar dhe dy prokurorë të vetuar u ndodh para një situate tjetër.

Që ti shpëtonte presionit të madh, një palë priste pafajësi, pjesa tjetër priste fajësi, apeli gjen një zgjidhje me kleçkë dhe merret vetëm me proçedurën. Gjyka e shkallës së parë ka bërë gabim, duhej të shprehej për fajësi apo pafajësi?-tha Artan Hoxha.

Lajmet e fundit nga