Connect with Us

Atentati ndaj prokurorit/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si u përfshi viktima në punë të pista

Kronika

Atentati ndaj prokurorit/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si u përfshi viktima në punë të pista

Publikuar

-

Atentati ndaj prokurorit/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si u përfshi viktima në punë të pista

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja për atentatin e ndodhur më 1 nëntor të vitit të kaluar, drejt automjetit të prokurorit Arjan Ndoj.

Në këtë atentat mbeti i plagosur Ndoj dhe Aleksandër Laho. Viktimë në këtë ngjarje mbeti shoferi i prokurorit Arjan Ndoj. Gazetari thekson se Maloku ishte një i pafajshëm që u vra padrejtësisht.

Në studion e Abc News, Artan Hoxha tha se, ndonëse punonte me një rrogë minimale për prokurorin, ai është përfshirë padrejtësisht në punë të pista. Hoxha bën me dije se në Kadastrën e Durrësit rezulton se Maloku ka blerë një sipërfaqe prej 20 mijë metra katror te Gjiri i Lalëzit. Sipas tij ai nuk kishte mundësi të bënte një blerje të tillë, pasi jetonte në kushte jo të mira, por të tjerë kanë bërë pis edhe emrin e tij.

“Lëviznin edhe materiale që dyshohej se ishin pjesë e fashikujve të grabitur. Rrezikoi të hapte një plagë të madhe, implikimin e pushtetit me mafien e tokave. Në fakt së pari duhet të ishin marrë me ngjarjen, nëse ka përgjegjësi prokuroi duhet të hetohet. Nëse provohet ai prokuror nuk duhet të jetë më në sistem. Kjo ngjarje ka ndodhur në 1 nëntor vitit të kaluar. Ka qenë e paralajmëruar. Pati hetime dhe zhurmë, pati presion. Sipas deputeti atë video ia ka dhënë një nga familjarët e viktimave. Sipas tyre në video ata janë autorët dhe njëri është kapur dhe tjetri jo. Ata pretendojnë se nuk po punohet për të zbardhur të vërtetën.

LEXO EDHE:  Vrau punëdhënësin/ Pritet ekstradimi i 23- vjeçarit

Ndërkohë ajo çështje është shumë më e thellë. Ka të bëjë me pronësinë e tokave në gjirin e Lalëzit, në një nga zonat më të mira të Shqipërisë. Në atentatin e 1 nëntorit edhe pse objektivi ishin dy të tjerë, nuk është normale që prokuroi ka një pozicion të rëndësishëm të ndodhet me personat që thotë qeveria është i përfshirë. Dhe viktimë mbeti një nga më të pafajshmit. Nga hulumtimet më ka rezultuar se nuk është kaq e thjeshtë histori. Në dokumentet e zyrave të Kadastrës së Durrësit edhe ky shoferi nga një familje e varfër ka blerë tokë në gjirin e Lalëzit. Sot ai ka paguar faturën e dikujt tjetër. Një personazh krejt i ri, emrin e tij e kanë bërë pis. E gjej në Kadastër pronar në një sipërfaqe toke 20 mijë metër katror. 20 mijë metër katro, jam i sigurt që Andi Maloku dhe familjarët e tij nuk kanë pasur kosto ta blejnë. Kush është fshehur pas emrit të të ndjerit, njeriu më i pafajshëm në histori. Është vrarë një i pafajshëm. Ky njeri ka ikur kot dhe familja e tij vuan. Personat e përfshirë në këtë histori kanë guxuar të bëjnë pis edhe emrin e tij”, tha Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha “plas bombën”/ Një nga vëllezërit Hajri takim me ministrin e qeverisë Rama

LEXO EDHE:  Skandali “Panama Papers”/ Artan Hoxha: Pas biznesmenëve qëndrojnë politikanët

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Mësohet se një  makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç  me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE