LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

96 raste të reja me koronavirus në Kosovë/ Shërohen 87 pacientë

27 Qershor 2020, 20:29, Kosova & Bota CNA
96 raste të reja me koronavirus në Kosovë/ Shërohen 87

Sot në Kosovë janë testuar 207 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga të cilat kanë rezultuar 96 kanë rezultuar pozitive të reja me koronavirus.

IKSHPK njofton se nga komuna e Prishtinës janë konfirmuar 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.

Gjithashtu janë shëruar 87 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është në total 1.394 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 2590 dhe numri i personave që kanë humbur betejën është 48./ CNA.al

Lajmet e fundit nga