LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet drafti i Kodit të ri Zgjedhor/ Ndryshimet e miratuara nga ekspertët

26 Qershor 2020, 06:18, Politikë CNA
Zbardhet drafti i Kodit të ri Zgjedhor/ Ndryshimet e miratuara nga

Mesnatën e djeshme ekspertët e tryezës së Reformës Zgjedhore, kanë miratuar draftin përfundimtar i ndryshimeve dhe i shtesave në Kodin e ri Zgjedhor.

Kështu mësohet se në draft janë bërë të gjithë ndryshimet e nevojshme që pritet të kalojë në Kuvend për miratim, ndërsa dokumenti pritet të dorëzohet nga Damian Gjiknuri në Komisionin Parlamentar në Reformës Zgjedhore, të cilit i skadon mandati të martën.

Sipas këtij drafti zgjedhjet zhvillohen brenda periudhës 15 prill-15 maj, ose në periudhën 15 tetor- 15 nëntor.

?KQZ do të refuzojë listat e partive politike nëse nuk  kanë 30 % femra.

Qeveria 4 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të marrë vendime favorizueze, si ulje taksash, rritje pensionesh, etj

4 muaj përpara zgjedhjeve qeveria mund të zhvillojë aktivitete vetëm me lejen e KQZ. Nëse KQZ vlerëson se aktivitet janë me natyrë elektorale i bllokon ato dhe transmetimi në media është i ndaluar

KQZ aktuale do të shkrihet ditën që Kodi i ri Zgjedhor do të hyjë në fuqi

Kryekomisioneri do të ketë mandat 7 vjet. Nën komisioneri 4 vjet. Anëtarët e Rregullatorit 5 vjet, ndërsa të KAS 9 vjet.

Për zgjedhjen e këtyre 12 anëtarëve të rinj, PD do të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm.

Për kryekomisioner, komisioni kuvendor zgjedh 3 emra nga gjithë kandidatët. I dërguari i opozitës skualifikon një. Kuvendi me 84 vota zgjedh një nga dy emrat e ngelur.

Për zv.komisionerin, i dërguari i posaçëm zgjedh 3 emra mes kandidatëve, deputetët fshijnë një. Kuvendi voton një nda dy emrat e ngelur.

Për KAS dhe Rregullatorin, i dërguari i opozitës cakton dy emra. 3 të tjerë i caktojnë deputetët. Listat me nga 5 emra votohen në bllok në Kuvend.?-thuhet ndër të tjera në draftin e miratuar nga ekspertët e tryezës së Reformës Zgjedhore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga