LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Skenë dramatike që vlen 400 mijë euro në ditë/ Policia i vërsulet qytetarit, i “merr kafshatën”

26 Qershor 2020, 09:04, Denoncim CNA
Video-Skenë dramatike që vlen 400 mijë euro në ditë/

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale, një video ku shihet se si forcat e rendit dhunojnë persona, të cilët shihen të mbledhin kanaçe dhe lëndë plastike.

Berisha e shoqëron videon edhe me një koment të shkurtër, ku shkruan se kjo dhunë nuk është rastësore, por sipas tij i ka rrënjët në një aferë korruptive të dyshes Rama-Veliaj, e cila gjeneron mijëra euro në ditë.

?Skenë dramatike! A e dini pse 5 narkobanditë me uniformë keqtrajtojnë dhe i marrin thesin me plehrat e kafshatës qytetarit? Kjo sepse plehrat janë afera Rama-Veliaj-Bosi i Ndragetës, Miglioranzi i Veronës!?, shkruan Berisha.

Më tej, Berisha shkruan se ?Në këtë aferë ndërmarrja e tyre e përbashkët Echo Tirana, duke paguar nga takspaguasit 12-27 euro për çdo ton plehra që dërgon në Sharrë ndërmarrjes përsëri të përbashkët, pra i paguajnë vetes së tyre dhe Rama-Veliaj-Ndrageta fitojnë në ditë 400 000-440 000 euro. Kjo është arsyeja pse 5 narkopolicë i vërsulen të shqyejnë fatkeqin që siguron kafshatën me plehrat që mbledh! Krim mafioz!?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga