Kronika
Tragjike/ Gruaja hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mëngjesit të sotëm në Fier, ku një grua rreth 42 vjeçe, është hedhur nga kati i tetë i pallatit dhe ka ndërruar jetë në vend.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Abcneës.al mëson se një grua 50 vjeçe është hedhur nga kati i 8-të, ndërsa ka ndërruar jetë në vend.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, ndërsa viktima është shtetasja B.Sh, 42 vjeçe.
Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vetë nga taraca, pasi ka pasur shenja depresioni.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje./ CNA.al