Connect with Us

Situata e Covid-19/ Avokati i Popullit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Testo qytetarët

Lajme

Situata e Covid-19/ Avokati i Popullit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Testo qytetarët

Publikuar

-

/
Covid-19 prek arsimin në Elbasan, Durrës dhe Kamëz/ Drejtori në gjendje të rëndë në spital

Ndërsa në vendin tonë vijon të rritet numri i personave të prekur nga Covid-19, Avokati i Popullit kërkon nga ministria e Shëndetësisë që të rrisë numrin e testimeve të popullsisë dhe qytetarëve t’u garantohet e drejta për analizën për COVID.

“Institucioni i Avokatit të Popullit e vlerëson të drejtën për t’u diagnostikuar dhe për të marrë trajtim mbi bazën e testimeve, si një të drejtë të njohur nga ligji. Rezulton se kjo e drejtë nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme por është e kufizuar vetëm në domosdoshmëri.

Duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se “shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti”, si dhe ligjeve për “Shëndetin publik”, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19 në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend për çdo shërbim mjekësor e duke zbatuar udhëzimet e OBSH-së” thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

Gjithashtu Avokati i Popullit ka kërkuar informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar si dhe garantimin e të drejtës për testim të çdo qytetari shqiptar. Aktualisht testimi bëhet vetëm për personat që e vlerëson ISHP.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

20 vjet Vodafone Albania, shorteu për klientët besnikë finalizohet me dy çmime të mëdha

Publikuar

-

Nga

Të shtunën, në 22 janar, Vodafone Albania shpalli fituesit e dy çmimeve të mëdha të shorteut të zhvilluar me rastin e 20-vjetorit të operimit të saj në Shqipëri, një shorte i cili nisi që në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për të kulmuar në këtë fillimvit.

Për 20 ditë me radhë, Vodafone Albania u bëri klientëve dhurata dhe u ofroi përmes aplikacioneve “My Vodafone” dhe “JUTH app” mundësi për t’u bërë pjesë e shorteut të madh, ku mund të fitonin pa fund dhurata, që nga iPhone 13, 128GB, Xiaomi Electronic Scooter, Samsung Galaxy A12, plane tarifore Vodafone Unlimited për 1 vit, shërbim internetit fiks me shpejtësi 100 Mbps për 1 vit, etj.

Dy çmimet e mëdha ishin të dy makina Scoda Scala, fitues të të cilëve u shpallën Malvin Zagani dhe Endrit Hysa.



Ishte vetë Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, ajo që u dorëzoi çelësat e makinave dy fituesve, në eventin e organizuar enkas për finalizimin e kësaj fushate të madhe, dedikuar klientëve besnikë të Vodafone Albania.

Ju, klientët tanë, keni qenë besnikë ndaj nesh dhe ne duam t’jua shpërblejmë këtë besnikëri. Përveç dhuratave me rastin e 20-vjetorit, një dhuratë në vetvete mbetet shërbimi dhe lehtësirat që Vodafone u ofron klientëve individë dhe biznes, falë rrjetit të shpejtë, cilësor e risive në teknologji. Vodafone është kompania më e madhe e teknologjisë në Shqipëri. Ne kemi qenë të parët që kemi prezantuar 3G dhe 4G në vend e mezi presim të jemi lider në axhendën digjitale të këtij vendi. Në 20 vite që operojmë në vend nuk kemi ndryshuar kurrë markë apo drejtim. Ne vazhdimisht kemi përmirësuar rrjetet, kemi sjellë risitë dhe zgjidhjet më të mira teknologjike, të njëjtën teknologji që Vodafone ofron për më shumë se 600 milionë klientë në mbarë botën. Ne duam t’ju japim zgjidhjen më të mirë teknologjike që do të përmirësojë jetën tuaj dhe shoqërinë dhe t’ju sigurojmë se jemi këtu për të vazhduar investimet e mëdha në infrastukturë dhe në fuqizimin e ekipeve fantastike që punojnë me ne”, theksoi drejtoresha Stathaki, duke vlerësuar dhe njerëzit e mrekullueshëm, ekipet që punojnë në Vodafone Albania, duke mundësuar një jetë më të mirë për klientët, falë teknologjisë më të fundit që Vodafone ofron e do të vijojë të ofrojë në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

One Telecommunications mbështet programin e startup-eve UpLift Albania

Publikuar

-

Nga

One Telecommunications mbështeti eventin ballkanik UpLift Albania, organizuar nga ICTS Lab. Uplift është një program për mbështetjen dhe rritjen e biznese të reja, duke i ofruar mentorim profesional dhe financim planeve më të mira të biznesit.

Një prej mentorëve profesionist në investime ishte aksioneri kryesor i One Telecommunications, Z. Elvin Guri. “Që një biznes të jetë i suksesshëm nuk do të thotë që të jetë një ide e pa dëgjuar më parë” u shpreh Z. Guri, “mjafton të pershtasësh mirë një ide ekzistuese në tregun ku operon. Idetë nuk janë gjithmonë çelësi i suksesit, por zbatimi i tyre po. Fondet janë një burim i limituar, ndaj edhe bizneset që ju zhvilloni duhet të jenë të qëndrueshme, të mbajnë veten.” – u shpreh Z. Guri.



Përgjatë 20 viteve, Z. Elvin Guri ka investuar në industri të ndryshme si, shërbime shëndetësore, teknologji dhe së fundmi edhe në telekomunikacion. Sipas tij, për suksesin e një biznesi, ka rëndësi jetike grupi bashkëpunëtorëve; mënyra si adresohen konfliktet. “Nëse gjeni mekanizmin e duhur për të luftuar idetë, jo personat, atëherë keni hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt suksesit financiar. Megjithatë, si në shumicën e fushave, edhe në tërheqjen e investitorëve, duhet fat. Ka shumë ide që nuk arrijnë të tërheqin investitorë në evente të tilla, por janë shumë të suksesshme në treg, sikurse edhe anasjelltas. Mund të kenë një biznes plan fitues, por nuk janë rentabël ne realitet”

LEXO EDHE:  Mbërritja e vaksinave ruse/ Balla falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Psikologia: Të mbyllen shkollat, është e keqja më e vogël

One Telecommunications synon të ndihmojë në krijimin e një tregu të shëndetshëm për rritjen e sipërmarrjeve të reja, sidomos me fokus teknologjinë. Ndaj, investohet vazhdimisht përmes organizatave mbështetëse të bizneseve, që i japin jetë sipërmarrjeve novatore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mashtruesi Fatmir Cici/ Kush është kleriku i zhveshur, mashtrues dhe përdhunues

Publikuar

-

Nga

Foti Cici, një herë e një kohe klerik orthodhoks në Kanada, tashmë është i zhveshur nga priftëria dhe ka nisur një fushatë sulmesh dhe shpifjesh ndaj klerikëve, teologëve dhe besimtarëve orthodhoks.

Por opinioni publik duhet të dijë se kush është me të vërtetë ky pseudoklerik.

Gjithashtu, po publikojmë për herë të parë dokumente zyrtare që demaskojnë katërçipërisht këtë njeri të mbrapshtë e mashtrues, sipas asaj që raporton Radio Ngjallja.

Kush është Fatmitr Cici?

Fatmir Cici, i lindur në Nivicë-Bubar të Sarandës. Ai e ka ndryshuar emrin nga Fatmir në Fotaq, ndërsa paraqitet me emrin Foti ka mbajtur gjithmonë të fshehtë dhe në heshtje krimin e plagosjes me dashje që ka kryer ndaj bashkëfshatarit të tij dhe për të cilin Gjykata e Rrethit Sarandë e ka shpallur fajtor me vendimin nr. 64, datë 9/09/1988, duke e dënuar me 5 muaj heqje lirie. Nëse Kisha Orthodhokse do të ishte njohur në kohë me këtë fakt qëllimisht të fshehur, karriera e tij kishtare do kishte përfunduar që në hapat e parë të saj. Kjo e vërtetë u zbulua vite më vonë, kur personi në fjalë u ekspozua dendur në hapësirat mediatike.

Ishte fillimi i viteve 1990, kur Foti emigroi drejt Greqisë, ku deklaron se është minoritar me origjinë greke dhe lidhet me Mitropolitin e Konicës, Sebastianos. Edhe deklaratën e tij për origjinën greke, Foti është përpjekur ta mbajë po ashtu të mbuluar, por e vërteta nuk fshihet në mjegull. Kështu, doli në dritë dokumenti, që vërtetonte mohimin e origjinës së tij shqiptare, ndërsa deklaronte atë greke.

Ai gjithashtu ndoqi edhe studimet për teologji në Univeristetin e Athinës, duke u hequr si mbështetës i ideve të Sebastianosit.

Por pasi nuk arriti dot të përfundote në kohë studimet, bursa iu ndërpre. Foti Cici, u anëtarësua më pas në Shoqata anti-othodhokse dhe anti-shqiptare. Pasi u pajis me pasaportë greke, ai filloi një propagandë anti-orthodhokse.

LEXO EDHE:  Rriten shtrimet në spitalet Covid/ Çomo: Ka edhe të rinj në gjendje të rëndë

LEXO EDHE:  Mbërritja e vaksinave ruse/ Balla falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe

Por loja e tij e ndyrë u kuptua. Ai e pa se nuk kishte më vend në Greqi, të cilin e përzunë.



Sipas raportimit në media, në ShBA, Foti kishte vënë objektiv të shtinte në dorë klerikët vëllezër Arthur dhe Nikon Liolinin dhe, përmes metodave dredharake, të fitonte simpatinë dhe përkrahjen e tyre, duke iu shfaqur si patriot e punëtor i Kishës. S’vonoi gjatë dhe natyra e tij intriguese, përfituese dhe mosmirënjohëse doli në pah. I demaskuar, Foti hidhet publikisht kundra vëllezërve Liolini dhe klerikëve të tjerë orthodhoksë të diasporës shqiptare në ShBA, siç ishin edhe vëllezërit Katre.

 

Cici pasi u përzu edhe nga Amerika, u largua në Kanada. Aty, ende si endacak rrugëve të Kishës, sa në Kishën ukrainase, sa në Kishën e Sirisë, ku priste të merrte ndonjë fond duke i mashtruar si klerik.

Më e rëndë, më e rëndësishmja, është aktiviteti kriminal i Foti Cicit.

Foti Cici është akuzuar për dhunë dhe për përdhunim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë viktima që e ka denoncuar në instancat e drejtësisë. Ja pra kush është prifti Cici nga Nivica, një përdhunues ordiner, i veshur si prift.

Ajo që më habit më tepër, por që të paktën më bëri më shumë të kuptoj se kush është Foti Cici, është fakti se është dënuar për plagosje me dashje ku sipas vendimit të Gjykatës u dënua me 5 muaj burg.

Një dhunes, përdhunues dhe vrasës që nuk ka as të drejtën morale për t’i dhënë mësime patriotike asnjëriu në rrjete sociale, sepse ai përfaqëson llumin e shoqërisë shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE