LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 81 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar/ Arrestohet një 52-vjeçar

26 Qershor 2020, 16:52, Kronika CNA
Sekuestrohen 81 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar/ Arrestohet

Gjatë ditës së sotme janë kapur në Igumenicë, 81 kg marijuanë. Operacioni është organizuar nga njësia antidrogë e Athinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Igumenicë.

Nga kontrolli brenda një fugoni janë gjetur në vende të improvizuara enkas, 15 pako me 81 kg marijuanë. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 1250 euro dhe 1 celular.

Mësohet se në pranga ka rënë një shtetas grek 52-vjeç./CNA.al

Lajmet e fundit nga