LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse një mandat i dytë i Trumpit është kaq i rëndësishëm

26 Qershor 2020, 06:23, Blog CNA
Pse një mandat i dytë i Trumpit është kaq i

Nga Steve Hilton ?Fox News?

* Viti 2016 ishte një revolucion populist, dhe që atëherë establishmenti në SHBA ka qenë i dëshpëruar për ta rifituar pushtetin e humbur. Rusia, hetimi i Myler, impeachment-i, burokracia, media e establishmentit, demokratët, republikanët anti-Trump, Xhon Bolton me librin e tij,  që të gjithë janë të dëshpëruar të tregojnë se zgjedhja e Trumpit president ishte një ngjarje rastësore, afatshkurtër, një shmangie nga historia.

Xhon Bajden, kandidat presidencial i demokratëve tha:?Ne mund t?i kthejmë 4 vitet e presidencës së Donald Trumpit në një shmangie historike?. Është mbresëlënës fakti që ai arrin të thotë pa ndërprerje dy fjalë bashkë.

Ndërkohë, ne duhet t?u tregojmë amerikanëve se zgjedhja e Trumpit president 4 vjet më parë nuk ishte aspak një zgjidhje e momentit, por fillimi i një ndryshimi afatgjatë, për të ndrequr gabimet e 50 viteve nga ana e establishmentit.

Ideologjia e tij e kufijve të hapur, globalizmit dhe luftërave të pafundme nëpër botë, i rrënoi njerëzit që punojnë, dhe gjithashtu edhe ëndrrën amerikane. Ne nuk mund të rikthehemi tek demokratët apo republikanët që përfaqësojnë establishmentin.

Ne duhet t?u themi amerikanëve që ky është një populizëm i ri i qëndrueshëm konservator, pro-biznesit në lidhje me taksat dhe rregulloret, dhe pro punëtorëve në lidhje me tregtinë dhe emigracionin, pro-Amerikës në raport me mbrojtjen, dhe pro familjeve me lejen e paguar dhe lehtësitë fiskale për ata që kanë kredi për të paguar në banka.

Nevoja për këtë populizëm konservator ishte e qartë edhe para koronavirusit, karantinës dhe trazirat që pasuan vdekjen e Xhorxh Floid. Por tani, ajo çka është në lojë me këto zgjedhje, është shumë më e madhe. Karantina e ka shkatërruar ekonominë amerikane. Dhe mënyra e vetme për ta ri-ngritur atë është ndjekja e një agjende agresive pro-rritjes ekonomike. Demokratët janë të fiksuar pas një agjende të çmendur pro një roli më të madh të qeverisë në ekonomi.

Me ta në pushtet, ne do të përjetonim një rënie ekonomike të tillë, që do t?i bënte vitet e krizës 1970 të dukeshin si ?bumi? i Reganit. Protestat e?Black Lives Matter?, kanë nxjerrë në pah më të keqen e pabarazisë racore. Mënyra e vetme për të vënë në vend padrejtësinë historike, është përmes një agjende që garanton më shumë mundësi për arsimim, strehimin, vende pune etj për këtë komunitet. Një fitore e demokratëve këtë vit, do të ishte një kthim tragjik prapa për afro-amerikanët.

Për më tepër, ne tani e dimë se çfarë lloj udhëheqësi do të ishte Xho Bajdeni. Ai nuk do të ishte aspak një lider. Ai është një ndjekës i të tjerëve- një politikan me një personalitet të dobët, i korruptuar, dhe mendërisht i mefshtë, që po rrëshqet çdo javë e më tepër drejt të majtës radikale.

Mjafton të shihni disa nga njerëzit që drejtojnë shtabin e tij elektoral:A.O.C mbi ndryshimin e klimës, Pramila Xhejpal për kujdesin shëndetësor, Marsia Fuxh mbi arsimin. Ata do të jenë kukullat e një presidence Bajden.

Ja cilat është skema e establishmentit për zgjedhjet e nëntorit:Të ruajë kontrollin e Kongresit, të marrë kontrollin e Senatit, të pushtojë Shtëpinë e Bardhë, dhe më pas të përdorë një pushtet të pakushtëzuar jo vetëm për të mposhtur Trumpin, por edhe për të shtypur revolucionin populist.

Ata do të shfuqizojnë shumë nga ligjet e miratuara gjatë kësaj presidence, dhe për këtë u nevojitet vetëm një shumicë e thjeshtë në Senat. Ata do ta përdorin këtë të fundit për t?u dhënë shtetësinë emigrantëve ilegalë nga Republika Domenikane dhe Porto Riko.

Ata do të ndryshojnë hartën elektorale në vitin 2021, për të dëbuar republikanët nga pushteti që kanë në Uashington dhe qendrat e shteteve. Dhe ata do të marrin nën kontroll Gjykatën e Lartë, për të fituar një kontroll të përhershëm të sistemit gjyqësor, duke e shkatërruar Kushtetutën dhe duke i dhënë fuqi të pakufizuar shtetit administrativ.

A mendoni ju se ky lloj fashizmi i establishmentit, nuk mund të ndodhte dot këtu në SHBA? Presidenti Trump i ka përzënë që të gjithë si të çmendur. Kjo gjë do të ndodhë këtu, përveçse nëse Trump fiton. Dhe për ta bërë këtë, fushatës së tij i duhet një mesazh i ri dhe një plan i qartë për mandatin e dytë.

Në vitin 2016, Donald Trumpi premtoi ndryshim në jetën e viktimave të dështimeve të establishmentit. Ai e bëri këtë duke shënuar papunësinë historikisht më të ulët, dhe rritjen më të lartë të të ardhurave për punëtorët me paga të ulëta dhe veçanërisht për afro-amerikanët, për të cilët ai realizoi edhe reformën në sistemin e drejtësisë penale, krijoi zonat e mundësive, dhe shtoi investimet federale për komunitetet e tyre.

Presidenti Trump mund ta shfrytëzojë këtë moment, dhe të fitojë votuesit që i duhen në vitin 2020, me një mesazh të ri të ndryshimit për njerëzit që kanë mbetur pas, dhe për  mundësi të barabarta për amerikanët e çdo race. Ta bëjmë sërish Amerikën të madhe për të gjithë.

Për të mbështetur këtë mesazh, presidenti ka nevojë për ide të qarta dhe të thjeshta politikash për 4 çështjet e mëdha që do të ndryshojnë votat në nëntor. Mbi vendet e punës, ekonominë dhe emigracionin, dhe punëtorët amerikanë.

Në lidhje me Kinën, është koha të rikthejmë në shtëpi industritë prodhuese, dhe të rigjallërojmë ekonominë tona. Në lidhje me mundësinë e barabarta, edhe fëmijët afro-amerikanë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin shkollimin që duan. Sa i përket kujdesit shëndetësor, duhet të ulen kostot dhe të ketë transparencë mbi to./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga