Connect with Us

“Patriot i Sandër Lleshajt/ Drejtori i Tatimeve shton një kat pallati pa leje”

Denoncim

“Patriot i Sandër Lleshajt/ Drejtori i Tatimeve shton një kat pallati pa leje”

Publikuar

-

“Patriot i Sandër Lleshajt/ Drejtori i Tatimeve shton një kat pallati pa leje”

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një inspektori të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Sipas tij, para një muaji në Komisariatin Dixhital ka ardhur një denoncim për ndërtimin pa leje të një shtese në katin e fundit të një pallati tek njesia 2, rruga Petronini Luarasi.
Sipas Inspektorit të IMT, këtë ndërtim e bën Dritan Boci, drejtori i Tatimeve Tiranë.

“Drejtori i tatimeve per siguri te termetit shton 1 kat ne pallat!
Eshte mik i gjeneral Hashashit.
Narkopolicia dhe narkoinspektoriati nuk kane pune me te! Krim, turp.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e shteses se palatit e inspektorit dixhital! sb
pershendetje doktor,
Uroj te jeni mire me shendet. Doja tju vija ne dijeni ju dhe nepermejt jush edhe shume shqipetare hallexhinj te ketij vendi, se cfare skandalesh ndodhin. Une punoj ne IMT inspektor dhe para nje muaji ka ardhur nje denoncim prane nesh dhe te Kom Dixhital per nje ndertim pa leje, shtese ne katin e fundit te nje pallati, njesia 2, rr Petronini Luarasi, tek tregu elektrik, pallati ku eshte supermarketi Spar.
Kete ndertim e ben Dritan Boci, drejtori i Tatimeve Tirane dhe simboli i korrupsionit i kesaj strukture. Deri tani ky denoncim eshte mbajtur ne sirtar, si nga shefat e mi edhe nga Policia e Shtetit. Kjo ankese doli ne drite sot nga denoncimi i nje shtetasi dhe u kerkua informacion nga IKMT dhe Inspektoriatit te Bashkise, por po behet e pamundura per t’i mbajtur larg keto struktura me nderhyrjen e Sander Lleshit, qe e ka patriot nga fshati vet, ne menyre qe mos te filloje as procedimi penal por po behet shume presion dhe ndaj nesh. Kur je drejtor me keta doktor, ke licence per te bere cdo gje!
Diten vjedhin dhe naten ndertojne pa leje!
te lutem anonim se keta te marrin ne qafe”, shkruan Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Florian Islamaj

    26 Qershor, 2020 at 9:34 pm

    Pershendetje, une jam personi qe kam denoncim ikmt….lirie islamaj …ate shtese e ben nje ispektore tatime tirane matilda kotoni…jo drejtor e ministra…kjo histori ka 6 vite …Arme , plagosje , dhune …deri sa te kete viktima aty nuk do ndertohet

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se sot ka patur kontroll në një fasoneri në Bilisht nga inspektorët e Shëndetësisë.

Sipas denoncuesit, vetë inspektorët nuk kanë patur maskë dhe uniformë dhe në fund kanë kërkuar dhe rryshfet nga pronari i fasonerisë.

“Akuzon inspektoret se shkojne per kontroll dhe blihen me ryshfet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor.Uroj te jesh mire ti dhe familjaret tend.Nepremjet teje dua te bej nje denoncim.Sot ne nje fasoneri ne qytetin e Bilishtit kishte kontroll nga Ministria e Shendetesise ne lidhje me respektimin e masave.Vetem inspektoret nuk kishin asnje mase mbrojtese dhe uniforme.Thjesht kishin kontrolluar ambientin dhe ne fund kishin kerkuar rryshfet materiali nga pronari i fasonerise.Shpresoj ta publikoni kete rast. (anonim ju lutem).”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Publikuar

-

Nga

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Gazetari dhe eksperti i Ekonomisë Klodian Tomorri, zbulon një skandal brenda zyrave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me rrugën Milot-Balldren. Sipas tij, për koncesionin e kësaj rruge, janë miratuar dy kontrata.

“Skandalet me kontratat koncesionare në Shqipëri nuk kanë të sosur. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur një precedent botëror, teksa ka miratuar të njëjtën kontratë me dy versione të ndryshme nga njëri-tjetri. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës Milot-Balldren.

Në 7 maj të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës i ka përcjellë për miratim Ministrisë së Financave draftkontratën e koncesionit për ndërtimin e rrugës Milot Balldrenë. Pjesë e draftkontratës ishte dhe modeli financiar, ku përshkruhej se si do të finacohej projekti. Sipas modelit financiar, përveç kredive kompania koncesionare do të financonte 19.5 milionë euro përmes furnitorëve të cilat do të përdoreshin përkatësisht 9.5 milionë euro në vitin e dytë të projektit dhe 10 milionë euro në vitin e tretë.

Pas marrjes së miratimit nga Ministria e Financave, pak ditë më vonë Ministria e infrastrukturës e depoziton draftkontratën e koncesionit për miratim në Kuvend, por me shifra të ndryshme. Në draftkontratën e dërguar në Kuvend financimi nga furnitorët është ndryshurat përkatësisht në 2.5 milionë euro vitin e parë, 3 milionë euro vitin e dytë, 7 milionë euro në vitin e tretë dhe po kaq në vitin e katërt. E njëjta draftkontratë, me të njëjtin numër noterial, e firmosur nga i njëjti njeri, zëvendësministri Artan Shkreli, por me shifra të ndryshme.

LEXO EDHE:  Gazetari armik i Ramës, Berishës dhe Metës

LEXO EDHE:  Ja dhurata e Berishës për ditëlindjen e Erlës

Diferencat në financimin nga furnitorët ndryshojnë të gjithë fluksin e parasë në ciklin e projektit. Kur tabelat e cash floët nuk përputhen atëhere ka dy opsione. Ose shifrat e kostos së koncesionit janë të rreme ose projekti nuk është financiarisht i qëndrueshëm. Rrjedhimisht lind pyetja cili është propozimi i përzgjedhur si fitues nga Ministria e Infrastrukturës, ai i dërguar në Ministrinë e Financave apo ai që i është përcjellë Kuvendit?

Skandali i dy kontratave të ndryshme të Milot Balldren u pikas për herë të parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të drejtorisë së Koncesioneve në Ministrinë e Financave. Kur audituesit e KLSH kërkuan shpjegim zyrtarisht, Ministria e Financave u përgjigj se sqarimi i mospërputhjeve financiare mes dy draftkontratave nuk është kompetencë e saj.

Në fakt Ministria e FInancave ka miratuar vetëm variantin që i është dërguar asaj. Rrugës Ministria e Infrastrukturës miratoi edhe një tjetër variant të ndryshëm, që ja dërgoi Kuvendit. Në këtë pikë lind natyrshëm pyetja; A e dinë tabelën e shumëzimit në Ministrinë e Infrastrukturës apo ndryshimi i modelit financiar të koncesionit Milot-Balldrenë u diktua nga shkaqe më okulte? Për ta thënë më shkurt, pse u miratua një kontratë me dy variante të ndryshme; Paaftësi apo Korrupsion? Megjithatë kjo pak rëndësi ka,. Në të dy skenarët, miratimi i një kontrate më dy versione të ndryshme financiare përbën shkelje të rëndë ligjore”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se Hekuran Brahimaj, kryetar në detyrë i Bashkisë Vorë, është marrë peng mbrëmë nga një person i përfshirë në botën e krimit, i njohur me emrin Alfons Gjoka.

Personi që ka bërë këtë denoncim thotë së është punonjës i policisë bashkiake Vorë, por ngjarja po mbahet e fshehur.

‘Policia fsheh ngjarjen.

Lexoni denoncimin e policit digjital. sb

LEXO EDHE:  Ja dhurata e Berishës për ditëlindjen e Erlës

LEXO EDHE:  Rama dorëzohet para kërcënimeve të Tahirit?!

Pershendetie Z berisha mbrem meret Peng per disa ore kryetari ne detyr bashkis vore Z Hekuran Brahimai personi qe e ka Mare Peng quhet Alfonc Gjoka nje person I njohur I botes Krimit Arsya qe esht mar Peng e prones qe preket nga Projekti mafjoz I narkobanditeve. Policia hesht per kete ngjarje. Te lutem anonim Se Jam polic I bashkis vore. Respekte’./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE