Connect with Us

Pamjet-Sulm me thikë në një hotel në Glasgow/ Vriten 3 persona dhe plagoset një polic

Bota

Pamjet-Sulm me thikë në një hotel në Glasgow/ Vriten 3 persona dhe plagoset një polic

Publikuar

-

Pamjet-Sulm me thikë në një hotel në Glasgow/ Vriten 3 persona dhe plagoset një polic

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në Glasgow në Skoci. Sipas BBC, një person ka sulmuar me thikë disa persona në shkallët e një hoteli, duke lënë të vdekur 3 prej tyre, si dhe ka lënduar një polic.

Sakaq, efektivët e armatosur kanë qëlluar mbi të, duke e ekzekutuar në vend. Rreth 20 makina policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë bllokuar komplet rrugën, duke shkaktuar trafik të madh.

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës/ Nishani: Ka tentativa për të infiltruar individë jashtë policisë

Hoteli ku ka ndodhur krimi i tmerrshëm ka qenë i mbyllur për klientët, por ishte hapur për të strehuar azilkërkuesit gjatë pandemisë. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se shumë persona u sulmuan me thikë nga një burrë i paidentifikuar./CNA.al

Pamjet-Sulm me thikë në një hotel në Glasgow/ Vriten 3 persona dhe plagoset një polic

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermania shtrëngon masat për “të shpëtuar’ festat e fundvitit

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane Angela Merkel bisedon të mërkurën me shefat e landeve për masat që duhen marrë për festat e fundvitit.
Shifrat e infektimeve në Gjermani janë ende të larta, por të qëndrueshme. E megjithatë, Gjermania synon t’i shtrëngojë edhe më shumë masat e mbylljes së lehtë, me shpresën që në festat e Krishtilndjeve dhe fundvitit numri i infektimeve të mos rritet shumë.

Dhe që të mos ndodhte si dy javë më parë, kur masat e parashikuara nga kancelarja Merkel i befasuan shefat e landeve, të cilët nuk i pranuan ato, këtë radhë kryeministrat duket se kanë rënë dakord paraprakisht me kancelarinë.

Sipas propozimit të tyre, i cili u bë i njohur të martën nga disa agjenci lajmesh, masat ndahen në dy faza: në fazën para festave, nga 1 deri më 20 dhjetor dhe në fazën pas 20 dhjetorit e deri në fillim të janarit.

Faza para Krishtlindjeve

Sipas draftit, është rënë dakord që mbyllja e pjesshme, në të cilën ndodhet Gjermania qysh prej dy javësh, të vazhdojë deri më 20 dhjetor. Hotelet, restorantet dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke shmangur udhëtimet dhe kontaktet e panevojshme.

Maska dhe takime

Takimet private do të kufizohen në pesë veta gjithsej nga vetëm dy familje. Fëmijët nën 14 vjeç nuk llogariten.

Maskat mbesin të detyrueshme në ndërtesa publike, dyqane dhe mjetet e transporti publikut. Maska të jetë e detyrueshme edhe jashtë, në zonat me shumë njerëz, çka në disa lande praktikohet qysh tani.

Përjashtimet e Krishtlindjeve

Për datat nga 23 dhjetori deri më 1 janar vlejnë masa të tjera për shkak të krishtlindjeve, të cilat në Gjermani janë festat ku mblidhen familjet. Prandaj edhe lejohen takimet me deri 10 njerëz nga më shumë se dy familje, megjithëse këtu nuk numërohen fëmijët që janë nën 14 vjeç. Që tubime të tilla të mos kthehen në vatra infektimi, njerëzve u bëhet thirrje që të vetëkarantinohen për disa ditë para dhe pas festave. Kishat të zhvillojnë ceremoni të vogla festive – duke synuar të shmangin shërbimet tipike, më të mëdha.

Festimet e Vitit të Ri

Hedhja e fishekzjarrëve të lejohet vetëm në vende të vogla. Shitja, blerja dhe lëshimi i fishekzjarrëve nuk do të ndalohen plotësisht. Por njerëzit këshillohen të mos i përdorin ato, për të mos rritur kështu rrezikun e lëndimeve dhe ngarkimin e urgjencës së spitaleve.

LEXO EDHE:  Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes/ Në pranga 25-vjeçari

LEXO EDHE:  Lezhë/ Bien në pranga dy të rinj, arsyeja

Pushimet fillojnë më 16 dhjetor

Maskat të vendosen në klasa (aktualisht ato vendosen vetëm nëpër shkollë, jo në banka) nga klasa e 7-të e sipër në zona me më shumë se 50 raste për 100,000 banorë. Sidoqoftë, shkollat ​​që nuk kanë asnjë infeksion mund të përjashtohen.

Vendimi për vijimin e mësimit në shtëpi do t’i lihet në dorë çdo landi më vete. Por sipas informacioneve nga Berlini, thuhet se është rënë dakord që pushimet e festave të fillojnë qysh më 16 dhjetor.

Stimuli ekonomik

Landet kanë rënë dakord që programet ekzistuese në mbështetje të bizneseve, sipërmarrësve të pavarur dhe klubeve të zgjerohen dhe të zgjaten. Landet do të inkurajojnë qeverinë federale që të shikojë mundësinë e zgjatjes së ndihmave për bizneset që janë në vështirësi, si për shembull kultura, udhëtimi dhe dëfrimi – deri nga mesi i vitit 2021.

Masat në varësi të infektimeve

Sidoqoftë, landet që nuk janë shumë të prekura lejohen t’i lirojnë kufizimet e tyre edhe nëse ato vlejnë për landet e tjera. “Landet që nuk janë zona rreziku, nëse janë nën 50 raste (për 100,000 banorë në javë), duhet të kenë mundësinë të lehtësojnë kufizimet,” i dha radios kombëtare gjermane Manuela Schwesig, kryeministre socialdemokrate e landit të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore.

Se sa nga këto propozime të shefave të landeve do të merren parasysh gjatë takimit të sotëm, i cili fillon në orën 14.00, kjo nuk dihet ende. Kancelarja gjermane e lëvdoi të martën propozimin, por shtoi se do të sillte edhe disa propozime të vetat. Kancelarja gjermane tha në një takim virtual me grupin e saj parlamentar se ajo do të sugjerojë masa më shtrënguese në ato zona që kanë infeksione të larta. Më 14 ose 15 dhjetor, do të ketë një mbledhje tjetër për të vlerësuar gjendjen.

Të martën, sipas Institutit Robert Koch, numri i infeksioneve të reja në Gjermani ishte 13.554, Që nga fillimi i pandemisë, Gjermania ka pasur gjithsej 942.687 të infektuar, prej të cilëve 14.361 kanë humbur jetën./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Pacienti i fundit del nga spitali/ Ja shteti që nuk ka tashmë asnjë rast me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pacienti i fundit del nga spitali/ Ja shteti që nuk ka tashmë asnjë rast me Covid-19

Megjithëse pjesa më e madhe e shteteve në botë janë duke u përballur me valën e dytë të Covid-19, në Australi ndodh krejt e kundërta.

Së fundmi, shteti i Viktorias është zyrtarisht pa asnjë person të infektuar me Covid-19, pasi pacienti i fundit doli nga spitali, i cili ishte një 90-vjeçar. Ai dhe bashkëshortja e tij kaluan më shumë se një muaj në spital duke luftuar me virusin, ndërsa në fund arritën ta fitonin betejën.

Kjo është hera e parë që prej 21 shkurtit që në këtë shtet nuk ka asnjë rast pozitiv aktiv.

Shtetet australiane morën masa të rrepta në muajt e verës, me maskën që u bë e detyrueshme në ambientet publike. Aktualisht, kryeministri Daniel Andrews u shpreh se vendi po shkon drejt normalitetit dhe masat do të fillojnë të lehtësohen, raporton A2 CNN.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Përplasen tre automjete, raportohet për të plagosur

LEXO EDHE:  Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në Greqi/ Dyshohet se është vrarë

Që këtë javë, maska nuk është më e detyrueshme në Viktoria në ambientet e hapura nëse është e mundur të ruhet distanca fizike, ndërsa vijon të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kriza nga pandemia Covid/ Hoti prezanton paketën e re: 182 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike

Publikuar

-

Nga

Kriza nga pandemia Covid/ Hoti prezanton paketën e re: 182 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi ditën e sotme se paketa për rimëkëmbjen ekonomike është 182 milionë euro.

Përmes një postimi në rrjetin social, Hoti shkruan se pavarësisht situatës së vështirë ekonomike gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke krijuar mundësinë që të qëndrojnë në treg.

Pako e re prej 182 mil eurove, për rimëkëmbje ekonomike! Përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19, megjithatë kemi siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.

Sot, në takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kam kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm”, shkruan Hoti./CNA.al.

LEXO TE PLOTE