Connect with Us

“Nuk dua të më bëjnë statujë”, shikoni çfarë thotë Klop në konferencën e parë pas fitimit të titullit

Premier Liga

“Nuk dua të më bëjnë statujë”, shikoni çfarë thotë Klop në konferencën e parë pas fitimit të titullit

Publikuar

-

Nuk dua të më bëjnë statujë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Fitore dinake! “Dhelprat” mposhtin Junajtidin dhe shpallin Sitin e Guardiolës zyrtarisht kampion

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti është zyrtarisht kampion i Premier Ligës. Humbja e Junajtid në shtëpi ndaj Lestërit, me rezultatin 1-2 mbrëmjen e sotme, i ka siguruar matematikisht titullin “qytetetarëve” të Guardiolës, të cilët kanë festuar nga divani, 3 javë para fundit të kampionatit.

Ky është titulli i tretë në 4 vitet e fundit për Sitin, që është duke shkruar historinë e futbollit anglez. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Guardiolës, është gjithashtu edhe në finalen e Champions Leagues, ku do të përballet me Çelsin më 29 maj.

 

Për sa i përket përballjes mes Junajtid dhe Lestërit, “dhelprat” kaluan të parët në avantazh me anë të Thomas në minutën e 10-të, teksa Grinud barazoi shifrat në të 15-tën. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, turk Sojunçu, realizoi golin e fitores për skuadrën e Lestërit. Ky triumfi i siguroi matematikisht titullin Sitit, që 3 javë para fundit kryeson me 10 pikë diferencë nga ndjekësit e Junajtid.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Armando Dobra vijon të shkëlqejë në Angli

Publikuar

-

Nga

Armando Dobra ka lënë gjurmën e fundit me ekipin e Ipsëich. Talenti i Shqipërisë kishte vendosur bast me trajnerin në fillimin e sezonit duke dalë kundër dëshirës së teknikut për t’u huazuar në një tjetër skuadër që të merrte më shumë minuta.

Lojtari shqiptar ishte i bindur se do të fitonte vendin në ekipin e parë me performancën e treguar tek të rinjtë. Ashtu edhe ndodhi teksa Dobra fitoi gjithmonë e më shumë minuta te Ipsëich duke marrë herë pas here edhe vendin e titullarit.

Në ndeshjen e fundit që u zhvillua kundër Fletëood në shifrat 3-1 në “League One”, talenti shqiptar la gjurmë në golin e parë. Duke vallëzuar në mes të mbrojtjes kundërshtare do t’i dhuronte asistin Norëood në minutën e 3.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO / Mançester Junajtid nuk lë Sitin të festojë, përmbysje për vendin e dytë

Publikuar

-

Nga

Mançester Junajtid nuk ka lejuar që rivalët e Mançester Sitit të festojnë nga shtëpia suksesin e titullit kampion të radhës në Premeir Ligë. “Djajtë e kuq” kanë mundur sot me përmbysje 3-1 Aston Vilën, duke ruajtur një distancë prej 4 pikësh që shtyn matematikisht festën e Sitit.

Kjo dukej si dita e duhur që Mançester Siti të niste festën, edhe pse ishte mundur një natë më parë nga Çelsi, pasi Aston Vila arriti të shënonte e para me Traore ndaj skuadrës së Solskjaer. Por në pjesën e dytë, situata ndryshoi plotësisht me Junajtid që dominoi sfidën dhe fillimisht gjeti barazimin me Bruno Fernandes e më pas me Grinud kaloi në avantazh.

Më tej, gjithçka u bë e lehtë për të dhe në minutat e fundit erdhi edhe goli i Kavanit që vulosi këtë sukses. Fitorja i jep mundësinë Junajtid gjithashtu që të krijojë një distancë sigurie të ndjeshme ndaj Çelsit e Leisterit që janë dy rivalët që ka më afër në klasifikim për këtë pozicion nderi që ekipit i mungonte prej kohësh.

LEXO TE PLOTE