Connect with Us

Nga Pëllumb Gorica/ Një profil për gazetarin Muharrem Meko

Opinione

Nga Pëllumb Gorica/ Një profil për gazetarin Muharrem Meko

Publikuar

-

Nga Pëllumb Gorica/ Një profil për gazetarin Muharrem Meko

Kur vjen në Korçë është e pamundur të mos takosh miqtë, që nuk i ke takuar prej kohësh, duke e kthyer në një ditë të gëzuar ardhjen dhe shumë miqësore e të këndshme mes bisedave për artin, me mendimin se jeta e pasur shpirtërore, është vlerë e trashëguar!

Korça gjithmon të duket ndryshe, jo si herët e tjera kur ke ardhur këtu e bukur me përmasa të admirueshme në të gjitha fushat e jetës, e sidomos në arsim e kulturë, me intelektualë që hijeshojnë atë dhe i kontribuojnë në zhvillimin e saj.
Shpesh fjalët më vijnë natyrshëm kur shprehet takimi me miq plot vlera. Prandaj sot në këtë status, më lindi dëshira të shkruaj për Muharrem Mekon. E takova aty në kafenenë e Radio Televizionit të Korçës.

Miq si Muharremi dy gjëra i kanë gjithmonë të pranishme, respektin dhe buzëqeshjen, që i japin të plota dhe kurrë të copëzuara. I mëkuar me traditën e një trungu të lashtë lirik, por që njëherazi ushqehet me punë e përkushtim në vitalitetin e kohës që jetojmë, me energjitë e njerëzve të çmuar, me emocionet dhe mbresat e pafundme respekti meriton fjalë përgëzuese.

Këtë e ndjen, e përjeton, e lexon në sytë e tij, kur takohesh. Mirësia e tij në fjalë të krijon besim, mirësi e mendimit të thellë dhe të mençur, që të krijon admirim. I rrethuar nga thjeshtësia dhe ngrohtësia e kuvendimit e dëgjon të folurën e ngadaltë të Muharremit, me një diksion fonetik skajshmërisht të butë dhe njerëzor, e të jep kënaqësi ta dëgjosh. Gazetar veteran i kësaj treve prej 40 vjetësh dhe sot drejtues i Radio Televizionit të Korçës, ka kontribuar për pasqyrimin e kulturës së trevës, si ideator dhe projektues i shumë rubrikave radio-televizive, të ndjekura kudo në Shqipëri.

Thellësia e shpirtit dhe e mendjes së tij të ngacmon, të krijon emocione të bukura. Kështu thjesht dhe bukur, pa egoizëm, pa “krenari”, në qenien e tij janë mishëruar shume dhunti, i një njeriu me virtyte të larta. Vërtet si njeri i veçantë, është i thjeshtë si ne, madje shumë i thjeshtë, me problemet e shqetësimet e tij. Si çdo njeri që ka kaluar shumë çaste të vështira në jetë, e nuk është përkulur, dhe gëzuar me çaste të bukura, optimiste, e të gëzuara. Kur takohesh me të nuk të flet për kostume firmato, për makinat e shtrenjta, për vilat, për pronat, që nuk i ka, por të flet për familjen, për njerëzit e dashur, për të patur sukses në jetë. Të flet me pasion më shumë për gjëra që ushqejnë trurin dhe shpirtin.

LEXO EDHE:  Te "arsyetohesh " si Lulzim Basha/ Nga Muharrem Meko

Me veshjen, mendimin dhe qëndrimin e tij Muharremi rrezaton admirim, dinjitet, magji, personalitet. Vërtet njerëzit ndryshojnë në jetë kur ngjiten në detyra shtetërore apo shoqërore. Mund të ndryshojnë nga një grusht i fuqishëm i jetës, nga një dhimbje e fortë, nga një dashuri, nga një përkëdhelje, nga një urrejtje, pabesi, por njeriu nuk ndryshon, duke u shoqëruar me njerezit e zakonshëm. Ata janë dhe duhet të jenë të vetmit që meritojnë gëzimin, lumturinë, respektin dhe admirimin tonë, se janë ata që pa zhurmë, me modesti, pa kërkuar asgjë na krijojnë këtë miqësi të pastër.

Muharrem Meko, ky njeri me mendje e shpirt ndritës, modest në mesin e miqëve e përherë i disponuar për bashkëbisedim për artin e kulturën, dhe në përgjithësi me kolegët, miqtë e vërtetë, është bërë i njohur, si drejtor I Radio- Televizionit të Korçës, me kontributin, përkushtimin dhe vlerat e tij në fushën e gazetarisë në Korçë e më tej.
E ku ka më bukur e më ngrohtë se sa kur takon e bisedon me njerëz që burojnë thjeshtësi, mirësi e dashuri. Ne biseduam për shumë gjëra; rreth artit të shkruar, traditave e kulturës sonë, me admirim për dashurinë ndaj familjes, për profesionin, dëshirat, projektet, e sigurisht miqëve tanë të mirë. E në fund bëmë dhe foto atje në ambientet e Radio Televizionit të Korçës.

Muharrem Meko, në çdo kohë i thjeshtë, i mençur, i ditur, zemërhapur për miqtë e shokët, për të pirë një kafe, për të shijuar një gotë raki a verë, ku ndjesia dhe përkushtimi ndaj fjalës së kultivuar mbetet gjithnjë hapësinore dhe e lakmueshme.
Askush s’ të ndal të shkruash e të evidentosh vlerat e veçanta të njerëzve specifik në fusha të ndryshme të jetës së tyre.

E ndjej si detyrim, të shkruaj për udhën e bukur te vlerave të Muharremit, mundin dhe sakrificat deri në shkëlqimin e merituar. Në këtë rast ndihem i emocionuar e i motivuar, të nxjerr nga vetja thesarin e shpirtit të njerëzve me zemër të madhe, të bukurës jetë, që është kaq e bukur nëse kapesh pas saj.
Muharrem Meko ka një portret rrezatues. Shumë fisnik. Pyes veten a motivohet njeriu sot me veprën jetë, të këtyre njerëzve!?/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Sonila Meço/ Me këmbë në tokë

Publikuar

-

Nga

Që nga viti 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet u vendos një rregull formal: mbledhjet e përbashkëta mes qeverive të Shqipërisë e Kosovës.

Nisi ky ritual në vitin 2014, në Prizren dhe asokohe marrëveshjet e hershme produkt i takimit më të parë u nënshkruan nga kryeministrat Rama e Thaçi. Në ceremoni të menduara hollësisht e ndërtuar me regji qendrore e skenike nënshkruheshin me radhë marrëveshje, që ashtu me bojën e pa tharë në firmat e udhëheqësve kundërmonin patriotizëm. Por sa thahej boja, mbi patriotizmin e orientuar nga regji skenike luheshin skemat e real politikës mbi pragmatizëm politik.

Mes Shqipërisë e Kosovës është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi ndërqeveritar, i cili përfaqëson kornizën e plotë institucionale të marrëdhënieve ndërmjet tyre në të gjitha fushat, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi. Marrëveshjet, në një tallje serioze me publikun, janë nënshkruar në shumicën e tyre më shumë se dy herë e për t’u përsëritur edhe për të tretën. Në një tallje edhe më serioze eksportet kanë qënë më të lehta me vende europiane se mes vedi. Investimet e huaja nuk u thithën dot nëpërmjet këtyre marrëveshjeve, barrierat tregtare nuk u shkrinë, investimet reciproke nuk u stimuluan bollshëm, nxitja e biznesit aq më pak, tarifat ngushtuan “Rrugën e Kombit”…për të mos folur për infrastrukturën, transportin, arsimin, kulturën etj, etj, etj…

Kryeministri Rama mbeti konstantja e këtyre takimeve ndërsa në anën tjetër zëvendësoheshin thuajse çdo vit homologët, Thaçi, Mustafa, Haradinaj. Derisa arritën në 77 marrëveshje. E në 2020-ën në vend të një analize të detajuar mbi çfarë mund të krenohej shqiptaria prej dhjetra marrëveshjeve, pesë mbledhjeve të përbashkëta, dhjetra takimeve në nivele ministrash e drejtorish, në mendje do të mbetej ish kryeministri Kurti (që nuk pati rastin të drejtojë një mbledhje të përbashkët) në takimin e parë zyrtar në Tiranë të thosh se tema qendrore e takimit me Edi Ramën qe makroshengeni shqiptar, ndërsa kryeministri shqiptar do t’i kundërpërgjigjej me vendosmëri se nuk mund të ketë makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik (me shtrëngim duarsh Vuçiç-Rama).

LEXO EDHE:  E zuri lemza në edicionin e lajmeve/ Drini Zeqo tregon prapaskenat: Çfarë nuk ndodh…

LEXO EDHE:  Gazetari i famshëm italian flet më në fund për vajzën me këngëtaren shqiptare

Se ku mund të ndihte Shqipëria zyrtare çështjen shqiptare në rajon e masin aktet, veprat, produktet reale. Sot kryeministër në Kosovë është Hoti, me siguri do të ketë një mbledhje radhe në Shkodër a në një tjetër qytet shqiptar për të përsëritur marrëveshje të ndenjura e nënshkruara nga dy-tre herë, për t’i krijuar dekorin fjalimeve patetike, deklaratave patriotike dhe kërcënimit të fuqive të mëdha nga liderët e vendeve më të varfra në Europë.

Ndërkohë Serbia bën sehir thirrjen e ish luftëtarëve të UÇK-së për t’u mbrojtur nga akuzat e një lufte mbyllur 21 vjet më parë, finalizuar me pavarësi. Ish luftëtarë shndërruar në pushtetarë, që shkëlqenin në luftë, por u zbehën në paqe.
Serbia bën sehir me tetë takimet e liderit të saj autokrat me kryeministrin shqiptar, që nuk mundi të shenjonte dot një arritje në çështjen shqiptare në rajon.
Serbia bën sehir duke hyrë në negociata ndërkombëtare me plane B, C dhe duke mos ndjerë asnjë humbje nga përplasja SHBA-BE, sepse ka gjihmonë Rusinë nën mëngë.
Serbia bën sehir duke përmirësuar treguesit ekonomikë me ritme të frikshme, duke u shndërruar në hub investimesh në teknologji, ndërsa sheh sesi kryeministrat shqiptarë ngrenë padi ndaj sho-shoqit dhe vendet e tyre mbeten të fundit në rajon për nga konkurueshmëria, financat, borxhi dhe mirëqënia.

Nuk dimë çfarë është luajtur në kulisa dhe nuk ia dalim dot konspiracioneve të mëdha, por mjafton ajo çfarë dëshmohet nën dritën e diellit për të gjykuar kusuret e pushtetit të madh të liderve të vegjël.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Bir Hashim i nënës, kë të qaj më parë?

Publikuar

-

Nga

Nga Bledi Mane/ Bir Hashim i nënës, kë të qaj më parë?

Zëri i spikeres së lajmeve të BBC mund ta plaste ekranin e sheshtë të televizorit tim:
-Në Brazil çdo një minutë vdes një person nga virusi…
Pas Amerikës Latine lajmet vazhdonin llahtarisht me viktima në çdo kontinent dhe numuri rritej e rritet çdo ditë. Një pjesë e Botës po vdes pandalshmërisht që nga marsi i këtij viti dhe mes tollovisë ndërkombëtare një prokuror special amerikan hoqi maskën, hapi gojën dhe bërtiti:
-Arrestoni presidentin e Kosovës se ka vrarë 100 qytetarë të pafajshën gjatë vitit 1999.
Në mënxyrën e pandemisë ku nuk ka as vend për varre, dikush po i hap një varr Kosovës dhe Hashim Thaçi e di mirë…
2./
Sa bajate dhe e pështirë që duket. 21 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, drejtësia ndërkombëtare nuk po gjen dot kush ka vrarë 100 të pafajshëm. Kanë pasur kohë, infrastrukturë, buxhet, dëshmitarë pa fund dhe 21 vjet rresht nuk kanë bërë asgjë, ata kujtohen sa herë Kosova ka ndonjë hall delikat dhe ua tundin litarin e kërcënimit politikanëve folklorikë daradanë pa din, pa iman, pa bosht, pa kauzë, pa filozofi, pa strategji afatgjatë.
Lufta kosovare nisi para dy dekadash me Hashimin, Kadriun, Ramushin dhe po ata janë ende edhe në opozitë e në pushtet. Ata janë dhe mbeten kryeministra, presidentë, kryeparlamentarë, ministra, deputetë që herë flirtojnë me Gjermaninë, pastaj pallohen me Turqinë, martohen me Amerikën, tradhëtojnë Bashkimin Evropian, puthen me vendet islamike, flenë fshehurazi me vendet armike. 21 vjet që lajkatuan e u treguan të pabesë me aleatët vetëm e vetëm të mbeten përjetësisht në pushtet duke abuzuar me lirinë dhe ekonominë e Kosovës. Dhe ndërkombëtarët që janë mësuar të sfidojnë fuqi botërore e bërthamore, të zhgënjyer miliona herë nga batakçinjtë liliputë kosovarë, fillojnë i kërcënojnë tallshëm me burgun e Hagës.
Pa më thoni miq, kujt i hyn në punë liria e Hashimit apo e Ramushit? Arrestimi i tyre do trondisë bursat dhe tregjet financiare, do ngrejë çmimin e naftës, do prishë ekuilbrat delikate amerikano- aziatike apo do çojë në protestë opinionin botëror?
Mos u mërzisni e mos u trishtoni kur prangat e Hagës ua tundin para fytyrës politikanëve kosovarë. Të shkojnë atje të përballen me drejtësinë dhe kur pafajësinë ta fitojnë, të kthehen në Kosovë si pensionistë e veteranë të nderuar për tu lenë rradhën gjeneratave të reja pa mëkate.
Ndërkohë në Tiranë, në kryeqytetin e ëndrrave kuqezi batakçinjtë sivëllezër të politikanëve kosovarë kanë 30 vjet që nuk bëjnë dot një kod të ri zgjedhor.
3./
21 vjet me Kosovën dhe 30 vjet me Shqipërinë, ndërkombëtarët kanë 51 vite që po u plaset buza me pengmarrësit tanë. 51 vite me vjedhje, vrasje, dallavere dhe stanjacione progresi prej hashimësh, berishësh, ramushësh, metësh, ramësh…
Duhet burg i ri dhe më i madh në Hagë, nuk i nxë dot gjithë këta mysybetët tanë këtej dhe andej kufirit!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Mbetjet e Durrësit, tre skenaret që të çojnë në burg

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri/ Mbetjet e Durrësit, tre skenaret që të çojnë në burg

Zakonisht gjerat keputen kur hollohen. Por me zullumin ndodh e kunderta. Ai keputet kur trashet.

Grykesia per te vjedhur parane publike me projektin kriminal te mbetjeve te Durresit, i ka futur arkitektet e tij ne nje kurth, nga i cili mund te dalin vetem me pranga ne duar. Cdo skenar apo cdo zgjidhje qe te provojne, rezultati do te jete i njejte. Kush firmos, shkon automatikisht pas hekurave. Gjykimi eshte vulosur diten kur u mbyll venddepozitimi i Porto Romanos me tender sekret per te ndare 15 milione euro.

Ligjerisht kriza e mbetjeve te Durresit ka vetem tre zgjidhje. E para eshte ajo qe Bashkia e Durresit te hape tender per depozitim te mbetjeve. E dyta, Ministria e Energjise te hape tender per koncesion te ri, ndersa e treta qe ne fillim dukej dhe me e preferuara e qeverise, eshte ajo e negocimit te drejteperdrejte me inceneratorin e Tiranes. Te treja te cojne ne burg. Zyrtaret qe do te hedhin firmat, nuk do t’i shpetonte dot as gjykata me e korruptuar ne bote.

Varianti i pare, ai i hapjes se nje tenderi per depozitim nga Bashkia e Durresit eshte i deshtuar qe ne nisje. Durresi nuk ka me venddepozitim mbetjesh sepse e mbyllen grykesit, rrjedhimisht askush nuk mund te marre persiper depozitimin e mbetjeve. Por edhe nese do te ndodhte mrekullia dhe ndonje kompani te ofronte zgjidhjen, per ti depozituar mbetjet ne nje qytet tjeter, kjo do te kishte dy pasoja. Se pari, transporti ne nje qytet tjeter do te rriste tarifen e pastrimit per qytetaret e Durresit ose per buxhetin e shtetit. Se dyti, procedurat e tenderit ri do te zgjasnin me muaj te tere. Pergjate kesaj kohe, kriza e plehrave ne Durres do te rendohej duke u bere e pamenaxhueshme. Kjo do te ngrinte domosdoshmerisht pyetjen: Pse u mbyll venddepozitimi i Porto Romanos pa u gjetur me pare vendi i ri ku do te sistemoheshin mbetjet e Durresit? Pergjigja e kesaj pyetje con tek prangat.

LEXO EDHE:  E zuri lemza në edicionin e lajmeve/ Drini Zeqo tregon prapaskenat: Çfarë nuk ndodh…

LEXO EDHE:  Alketa Vejsiu zbulon surprizën e të hënës/ Sjell në Shqipëri gazetarin më të famshëm italian

Varianti i dyte, ai i hapjes se gares per koncesion te ri nga Ministria e Infrastruktures do te merrte edhe me shume kohe se tenderi i depozitimit. Zgjidhja do te ishte edhe me e larget dhe emergjenca mjedisore e Durresit do te shnderrohej ne nje krize te tmerrshme shendesore. Serish do te ngrihet me detyrim pyetja; Pse u mbyll Porto Romano pa u gjetur me pare venddepozitimi i ri? Serish mbi konen e firmetareve do te tundeshin prangat.

Varianti i fundit, ai i negocimit te drejteperdrejte me inceneratorin e Tiranes mund ta zgjidhe krizen mjedisore shpejt, por te con automatikisht ne burg per korrupsion. Kjo eshte arsyeja se pse ne qeveri per kete ceshtje kane filluar sherret. Dhe kjo eshte arsyeja se pse Ministria e Infrastruktures nuk e firmos nisjen e negocimit te ig me inceneratorin e Tiranes. Te gjithe e dine mire. Kush firmos puthet me prangat.

Kjo eshte nje afere qe do te shpertheje ne cdo skenar. Fitilat u ndezen diten qe Agjencia e Kanalizimeve mbylli pa gare dhe me negocim te drejteperdrejte Porto Romanon. Grykesia e trashi zullumin derisa e keputi. Tani mbetet vetem per t’u pare se kush do te jete kurbani. Hetimet per kete ceshtje kane nisur sakaq dhe ne Ministrine e Infrastruktures kete e dine mire.

LEXO TE PLOTE