Connect with Us

Mero Baze: Prokuroria të hetojë akuzat ndaj Ben Blushit

Politikë

Mero Baze: Prokuroria të hetojë akuzat ndaj Ben Blushit

Publikuar

-

Gazetari Mero Baze, në një shkrim të publikuar sot në median e tij, ka theksuar se një luftë e ashpër po zhvillohet mes drejtorit të Top Channel, Ben Blushi dhe pronarit të Tv Klan, Aleksandër Frangaj.

Mero Baze thekson se Frangaj ka sulmuar Blushin,  që prej emërimit në krye të Top Channel dhe rregullimit të marrëdhënieve me Ramën.

Ndërsa, Blushi, sikurse e thekson vetë Mero Baze në shkrimin e tij “Ka rihapur gazetën që ka qenë në pronësi të Top Channel, të cilën e përdor ekskluzivisht për qëllimet e tij: E para, për t’iu përgjigjur sulmeve të Frangajt me të njëjtën mënyrë, dhe e dyta për ta përdorur si mjet presioni dhe goditës ndaj ish-kundërshtarëve të tij në PS dhe disa ministrave.”.

Por, ndërsa komenton akuzat ndaj ben Blushit, Mero Baze shigjeton edhe prokurorinë, e cila sipas tij hesht për akuzat.

LEXO EDHE:  Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi “hajdut” tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes

Baze i bën thirrje prokurorisë të hetojë akuzat. Ndërsa Ben Blushin e quan pronar të Top Channel dhe se ka harruar misionin e tij ne media.

“Ai u emërua nga Top Channel, që të shtonte dozën e kritikave ndaj Edi Ramës.

Por, kjo gjë zgjati shumë pak dhe shumë shpejt, Blushit iu rikthye “dashuria” për Ramën, duke “harruar” misionin e tij, përse e kishte emëruar TCH në atë detyrë.

Dhe këtu vijmë pastaj te nisja e konfliktit Frangaj-Blushi Berisha, me akuza monstruoze, por që askush nga drejtësia nuk kujtohet të nisë ndonjë verifikim a hetim.

Një konflikt që tregon se si media, përdoret dhe përfiton nga politika. Dhe jo pak, por flitet për koncensione, resorte e vila të shumta.”-shkruan ndër të tjera Mero Baze./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbeti jashtë listës/ Gurakuqi injoron Komisionin “Nishani-Ruli”: Kam besimin e Bashës

Publikuar

-

Nga

Pasditen e sotme sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi emrat e vlerësuar nga komisioni për kandidatët që do të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Por në listë mungojnë disa emra të njohur, mes të cilëve Ervin Salianji, Endri Hasa, Tritan Shehu, por edhe Romeo Gurakuqi.

Ish-deputeti i qarkut të Shkodrës Romeo Gurakuqi në një intervistë për Abcnews.al e injoroi vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD-në duke deklaruar se ka besimin e Lulzim Bashës dhe do të jetë në drejtimin e qarkut të Shkodrës për fushatën e zgjedhjeve.

Romeo Gurakuqi u shpreh se pavarësisht vendimit të komisionit, rëndësi ka besimi te kryetari i partisë dhe fakti që ishte i pari i votuar në listën e bazës në Shkodër.

Intervista
Si e komentoni vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve?

Shtyrja nuk do të thotë se nuk jam.

Si e gjykoni që nuk jeni pjesë e listës së parë?
Duhet të pyesni ish-presidentin edhe atë zotërinë që ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.

LEXO EDHE:  (Pa)përgjegjësia e Kosovës ndaj kufijve të saj!

LEXO EDHE:  (Pa)përgjegjësia e Kosovës ndaj kufijve të saj!

Ju cfarë shije ju lë, ka shkuar dicka keq te puna juaj te aksioni opozitar?
Nuk ma ha mendja. Unë kam marrë mbështetjen maksimale në Shkodër, kam qenë më pak i kontestuari, 3.5% kontestime, i pari përsa i përket kontestimeve më të ulëta. Mora konfirmimin e bazës, për metodologjinë duhet të pyesni komisionin.

Kjo ju distancon nga fushata për zgjedhjet e ardhshme?
Jo, jo! Do të jem në drejtim të qarkut të Shkodrës.

Do të jeni nëse iu vendos Lulzim Basha te pjesa e 20%?
Unë do të jem në pozicionin që kam pasur.

Keni besim te kryetari?
Po, patjetër. Besimplotë. Kryetari ka besimin tim të plotë dhe unë kam besimin e kryetarit. Kjo është e rëndësishme.

Pavarësisht vendimit të komisionit?
Po, patjetër.

LEXO TE PLOTE

Politikë

U la jashtë listës së PD/ Reagon Salianji: Nuk jam i konsumuar

Publikuar

-

Nga

Ish deputetei i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas skualifikimt nga listat e kandidatëve për deputet.

Salianji thote se beteja e gjatë opozitare i ka shërbyer të kuptoj se cili person do të jem në politikë. Ai thekson se misioni i tij i vetëm është një dhe i vetëm, që demokratët të jenë fitues.

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare . Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues”, shkruan Salianji./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Procesi farsë i përzgjedhjes së kandidatëve/ Si u tall Basha me Salianjin & Co

Publikuar

-

Nga

Procesi farsë i përzgjedhjes së kandidatëve/ Si u tall Basha me Salianjin & Co

Sot në mbrëmje Lulzim Basha pas reagimeve të forta të disa kandidatëve dhe publikimeve nga dje në media të emrave të skualifikuar, ka publikuar dy lista ku përpiqet të justifikojë një sërë emrash që ai ka hequr, nga rreth 3600 emra të propozuar nga demokratët dhe rreth 500 prej tyre të votuar në bazë.

Emrat e hequr janë kryesisht ish deputetë por edhe drejtues të këtyre shtatë viteve të PD, të cilët në mënyrë të turpshme u çuan për tu votuar në bazë dhe pasi morën mbështetjen e saj, në një proces thuajse skandaloz dhe totalisht farsë, i shtohet edhe tallja dhe poshtërimi i tyre.

Përse duhet të poshtërohej Ervin Salianji, Tritan Shehu e shumë emra të tjerë në listë?

Mjaftonte që në fillim Lulzim Basha t’i thërriste, tu thoshte se nuk do të kandidonin dhe do të ishin nesër elita e qeverisjes së PD, por disa qarqe do të freskoheshin.

Përse duhet që njerëzit të votojnë në bazë, të krijohen debate, beteja dhe me vota negative më keq akoma dhe më pas të merren dhe të hidhen në kosh me justifikimin se do të shikohen në një fazë tjetër, kur në fakt udhëzimi i firmosur nga vetë Lulzim Basha tashmë i quan të djegur personat të cilët janë skualifikuar nga një komision i cili në fakt, CNA.al e ka thënë që ditën e parë se është pa asnjë vlerë integriteti politik për shkak të vetëpërfaqësimit që ka.

Duke lënë mënjanë komisionin, shohim se është shpikur një listë si elita përfaqësuese e PD, me disa emra të cilët disa janë votuar në Tiranë, kush në Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë e disa të tjerë që edhe pse janë votuar janë hequr.

Ndërkohë, që këta janë viktimat e dyta të një votimi që “vrau” Klevis Balliun, Hekuran Hoxhallin, apo edhe Astirt Veliaj në Berat apo edhe ndonjë tjetër lart e poshtë. Pa folur për emrat që u hoqën nga demokratët por që me manipulimin e procesit nga Gaz Bardhi dhe ekipi i tij u lanë të ishin pjesë e listës.

Sot, është treguar me një akt publik sesi tallet Lulzim Basha me njerëzit e tij. Kështu është tallur edhe me ekipin që kishte, me Eno Bozdon, Fatbardh Kadillin e të tjerë në viin 2017, pra elitën e partisë që krijoi pas ardhjes së tij në krye të PD, duke iu hequr emrat e duke mos i vënë as kandidatë për deputetë duke i hedhur në kosh të plehrave. Më pas shkoi dhe iu lëpi atyre për ta mbështetur se ai kishte ndryshuar për të qenë sërish kryetari i PD.

LEXO EDHE:  Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi “hajdut” tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes

LEXO EDHE:  Vjedhja e votave të Blushit/Paralajmërimi i fortë i kreut të KQZ

Sot po e bën sërish dhe po e bën me të tijët, me ata që i ka krijuar vetë dhe i futi vetë në listat e 2017 që shkaktuan një humbje katastrofale por edhe kjo mënyrë e zgjedhur nga Lulzim Basha nuk është një falje apo një ndjesë për atë që ka ndodhur në 2017, aspak.

Kjo është edhe më e neveritshme sepse Lulzim Basha sërish tregon se po e mbështete, po i dole në krah ai vetëm të hedh, të keqpërdor dhe në momentet e kulmit të një karriere politike të fluturon atje ku ti nuk e pret.

Kështu ka bërë sot Lulzim Basha me shpikjen e tij të radhës me dy lista të cilat tregojnë atë që CNA.al e ka thënë që ditën e parë që është një proces farsë nga një komison farsë dhe pa integritet politik i cili sot tregoi se nuk vlente por ishte ajo marioneta e Lulzim Bashës që i duhej këtij të fundit për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve dhe goditjen që do t’i bënte trupës së deputetëve, atyre që u ndërpreu mandatin në mes, atyre që u tall duke i kandiduar apo atyre që u shiti mandatet apo edhe atyre që u premtoi se do t’i rikandidonte, do t’i fuste në lista vetëm që ta mbështesinin vetëm që të rizgjidhej kryetar.

Tashmë Luli tregoi se kush është, procesi një farsë e paparë dhe padëgjuar më parë në PD që sot ka shkaktuar “viktima” të tjera.

Jo se dikujt “po i digjet barku” për Ervin Salianjin e ndonjë tjetër, por njerzit kontribuojnë në një forcë poltike në baze të disa vlerave dhe parimeve. Pas kontributit del një Lulëzim që nuk t’i njeh këto por pasi të përdor të hedh në kosh te plehrave. Kështu ka ndodhur me një pjesë të listës, kështu ka ndodhur shpesh me Lulzim Bashën dhe kështu ka për të ndodhur përsa kohë njerëzit do besojnë ende tek Luli. tek farsat e tij dhe tek tallja që ai u bën demokratëve.

LEXO TE PLOTE