LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbrojtësi i Kombëtares mbetet pa trajner, sheiku shkarkon... Gutin

26 Qershor 2020, 17:10, Sport CNA
Mbrojtësi i Kombëtares mbetet pa trajner, sheiku shkarkon... Gutin

Miliona euro investime, por edhe vendime të ngutura në momente të papërshtatshme. Këto janë ?shenjat dalluese? të pasojave të afrimit si invëstitorë dhe pronarë në klube të sheikëve nga Lindja e Mesme të cilët shpeshherë veprojnë me nxitim. Këtë e kanë kuptuar mirë te Almeria e Ivan Balliut, ku Turki Al-Sheikh, pronari i ri i klubit, shkarkoi mbrëmë nga detyra trajnerin Hoze Maria Gutierrez.

Gutierrez, i njohur nga të gjtihë si Guti për vitet e tij me fanellën e Real Madrid ku u kthye në një legjendë të këtij klubi, u shkarkua pas humbjes 1-0 të Almerias ndaj Alkorkon. Humbja lë skuadrën 5 pikë larg zonës së ngjitjes direkte në La Liga, por brenda objektivit minimal që është pjesëmarrja në play-off. Megjithatë, Al Sheikh vendosi që kaq nuk ishte mjaftueshëm e si rrjedhojë, Guti u shkarkua mbrëmë, duke lënë Almerian pranë play-off, por pa trajner.

Guti ishte emëruar në nëntor, kur nga drejtimi i skuadrës u shkarkua Pedro Emanuel edhe pse ishte në të njëjtat pozita në kampionat dhe shumë pranë kreut të klasifikimit. Vetë trajenri portugez ishte emëruar pak ditë pasi Al Turkhi bleu klubin, pasi gjëja e parë që bëri atëherë ishte të shkarkonte teknikun që gjeti në skuadër, Oskar Fernandez. Ivan Balliu me sa duket duhet të mësohet me këtë lloj drejtimi dhe me paqëndrueshmërinë në pankinën e klubit ku ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij.

Lajmet e fundit nga