Connect with Us

Marrëveshja nuk sjell asnjë të mirë për shqiptarët/ Astrit Patozi paralajmëron “çarjen e digës”

Politikë

Marrëveshja nuk sjell asnjë të mirë për shqiptarët/ Astrit Patozi paralajmëron “çarjen e digës”

Publikuar

-

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ndërsa ka komentuar sot mërrëveshjen e firmosur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, ka theksuar se kjo në fakt jo vetëm që nuk garanton votën e lirë, por nuk sjell asgjë të mirë për të ardhmen e shqiptarëve.

“Ajo marrëveshje jo vetëm që nuk garanton votën e lirë por nuk sjell asgjë të mirë për të ardhemn e shqiptarëve. Dakordësimi i asaj marrëveshje është turp i atyre që e kanë gatuar. Dhe përgjegjëse për këtë janë PD dhe PS të cilat përmes marrëveshjes kanë çertifikuar ruajtjen e statukuose dhe krizave ciklike që nuk reshtin kurrë në Shqipëri.

Ajo që presin shqiptarët janë hapja e listave, ndryshimi i sistemit dhe reformimi real i partive politike. Shqiptarët presin të marrë fund pengmarrja e demokracisë”-tha Astrit Patozi, në një intervistë për Fax News.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet pa opozitën/Meta sulmon Ramën: Hap i madh mbrapa!

Gjithashtu ai tha se uron që mos qëndrojë në fuqi ajo që është arritur dhe paralajmëroi për një “çarje dige” nga ana e opozitës parlamentare, e cila ka paralajmëruar se nuk do votojë marrëveshjen, pa ndryshim të sistemit dhe hapje të listave.

“Ajo që është arritur uroj të mos jetë në fuqi. Uroj të ketë një carje të digës nga ajo që ka nisur opozita parlamentare. Nëse mbetet në fuqi marrëveshja çdo debat është i panevojshëm. Në fakt, PD duhej të ishte promotore e ndryshimeve në Shqipëri, por ka rënë dakort me PS për ta mbajtur të shtrënguar daren”-u shpreh Astrit Patozi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Pas 2013-s janë rritur investimet e huaja”/ Deputetja zbulon çfarë ndodhi me rrugën Milot-Fier

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste, Evis Kushi, thotë se objektivi i qeverisë mbetet krijimi i kushteve për rritjen e investimeve të huaja në vend.

Në studion e emisionit “Në fokus, Kushi tha se këto investime kanë ardhur duke u rritur pasi Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013.

“Është investimi për parkun fotovoltaik. Është investim i madh, parku më i madh me energjinë solare në Ballkan. Është një investim i konsiderueshëm që do të japë kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritja e investimeve të huaja ka qenë ndër objektivat tona. Po t’u referohemi shifrave zyrtare, pas 2013-s ka ardhur në rritje numri i inevstimeve të huaja direkte në Shqipëri. Mbetet objektivi ynë. Shqipëria ka shumë arsye për të cilat investitorët e huaj kanë interes për të ardhur në Shqipëri. Këto avantazhe që kemi krahasuar me shtetet e vendeve fqinje ne duhet t’i rrisim”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Pas SHBA edhe BE me qëndrim të prerë/ Po pengoni integrimin

LEXO EDHE:  Opozita refuzon takimin me kryeparlamentarin Veseli

Sa i takon debatit për rrugën Milot-Fier, Kushi tha se PPP është zgjedhur për shkak të pamundësisë së financimit nga buxheti i shtetit.

“Nuk është skemë që e kemi shpikur ne. Është mekanizëm që përdoret në Europë dhe Amerikë. Rruga në fjalë kushton aq sa buxheti i shtetit nuk e përballon dot. Ne nuk mund t’i lëmë qytetarët të presin”, tha Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Publikuar

-

Nga

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është ndalur gjerësisht tek Reforma zgjedhore, për të cilën u arrit një marrëveshje dakordësie mes palëve, në datën 5 qershor.

Në një intervistë për ‘Real Story’ në ‘News24’ Kim theksoi se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen në fjalë, ndërsa shtoi se aty nuk mund të ndodhin më ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend.

“Është e ndërlikuar sepse, mendoj, opozita që është jashtë parlamentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë. Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj mendoj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore. Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare. Dhe sigurisht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme” u shpreh Kim.

LEXO EDHE:  Opozita refuzon takimin me kryeparlamentarin Veseli

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Paralizohet qarkullimi në akset kombëtare

Sipas saj, 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet përsëri.

“Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton.
Sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme”, tha mes të tjerash Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimi në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu

Publikuar

-

Nga

Emërimi në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu

Nga Shtëpia e Shpalljes së Pavarësisë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka folur rreth emërimit të saj në Shqipëri.

Kim shprehet se është përpjekur të lexojë sa më shumë para se të vinte por se asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu.

“Është emërimi im i parë si ambasadore. U përpoqa të lexoja sa më shumë që mundja përpara se të vija këtu. Por asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu. Kam disa muaj që jam këtu dhe jam përpjekur të udhëtoj sa më shumë që mundem, edhe në kushtet e kufizimeve të koronavirusit…”, tha Kim në një intervistë për “Real Story”./CNA.al

LEXO TE PLOTE