LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lazio siguron Kumbullën, ja detajet e marrëveshjes

26 Qershor 2020, 11:41, Sport CNA
Lazio siguron Kumbullën, ja detajet e marrëveshjes

Marash Kumbulla sipas të gjitha gjasave sezonin e ardhshëm do të jetë lojtar i Lazios. Mediet italiane e bëjnë të sigurt arritjen e marrëveshjes mes drejtuesve bardhekaltër dhe atyre veronezë në takimin ?blitz? që u zhvillua gjatë mbrëmjes në Villa San Sebastiano. Lotito dhe Tare nga njëra anë dhe Setti e Tony D?amico në krahun tjetër kanë rënë dakord parimisht për kushtet e transferimit e tashmë kanë mbetur për t?u përcaktuar vetëm disa detaje.

Një lëvizje e befasishme kjo e Lazios që djeg Interin e Juventusin, që gjithashtu kishin shprehur interes konkret për futbollistin e lindur në vitin 2000.

Sikurse është njoftuar më herët, marrëveshja është arritur për 18 milionë euro, plus dy futbollistë të Lazios, që do të marrin rrugën e kundërt me Kumbullën, pra do t?i bashkohen Veronës. Flitet për Lombardin, aktualisht i huazuar te Salernitana, dhe për Berishën, që do të kthehet nga huazimi në Gjermani. Lazio thuajse ia ka dalë për të rrëmbyr një nga zbulimet e sezonin në Serinë A.

Lajmet e fundit nga