LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Zbulohet klubi belg që interesohet për yllin e Tiranës

26 Qershor 2020, 10:20, Sport CNA
E bujshme/ Zbulohet klubi belg që interesohet për yllin e Tiranës

Talenti i klubit të Tiranës, Ernest Muçi, është një prej futbollistëve më të vëzhguar në merkaton e kësaj vere. Vipsport.al ka zbuluar edhe një interesim konkret për 19-vjeçarin. Bëhet fjalë për klubin belg të Beerschot.

Skuadra që ngjitet në Superligën belge ka shprehur dëshirën për të pasur sulmuesin në planet e saj. Lojtari që përfaqësohet nga menaxheri Shkumbin Qormemeti, duket se e pret një e ardhme në nivele të larta.

Beerschot është gjithashtu klub i lidhur me Shefilld United në Premier Ligën angleze. Muçi ka arritur të shënojë 5 gola në kampionat dhe 4 në Kupën e Shqipërisë këtë edicion me Tiranën, duke konfirmuar edhe kualitetin e tij.

Lajmet e fundit nga