LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arbenita Ismajli ua bën të qartë pretendentëve: “Mashkulli im nuk do të jetë në garë me askënd”

26 Qershor 2020, 12:27, Lifestyle CNA
Arbenita Ismajli ua bën të qartë pretendentëve:

Modelja Arbenita Ismajli di gjithnjë se si të tërheqë vëmendjen e mediave rozë. Prej kohësh komentohet në media për lidhjen e saj me reperin Fero. Dyshja për shumë kohë janë përfolur për ndarje e bashkime, por Arbenita me statusin e sotëm ka treguar se ka sy vetëm për Feron dhe se nuk do ta ndërronte me asnjë.

Arbenita ua bën të qartë pretendentëve të saj, që i vetmi mashkull në jetën e saj është Fero dhe se ajo do të jetë pranë tij për ta ndihmuar të arrijë çdo gjë në jetë.

“I dashuri im nuk do të jetë kurrë në një konkurrencë me një tjetër mashkull. Nuk ma ndjen se si dukesh, çfarë dreqin ke apo se kush je. I dashuri im do të jetë gjithmonë më i mrekullueshmi në sytë e mi dhe unë do ta ndihmoj që të arrijë çdo gjë që dëshiron në këtë jetë”, shkruan Arbenita Ismajli.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga