LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analisti i përmend familjen/ Ish deputeti demokrat largohet i mërzitur nga emisioni

26 Qershor 2020, 20:18, Politikë CNA
Analisti i përmend familjen/ Ish deputeti demokrat largohet i mërzitur

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj është larguar i mërzitur nga emisioni ?Zonë e Lirë? ku ishte ftuar për të folur rreth zhvillimeve të fundit politike.

Gjatë një debati për zgjedhjen e kandidatëve për deputet, analisti Arjan Çuri ka përmendur familjen e Shehajt. Çuri tha se në momentin që Basha e shpalli të parin e Vlorës, Shehajn, nuk e njihte aspak sepse familja e tij nuk ishte e njohur dhe nuk kishte ndonjë kontribut të madh në politikë.

Shehaj u ndje i fyer nga komentet e Çurit, ndërsa zgjodhi të largohej nga emisioni edhe pse Çani e ftoi të vazhdontë të qendronte në studio./CNA.al

Lajmet e fundit nga