Connect with Us

Siguria shëndetësore gjatë pandemisë/ Specialisti i shëndetit publik tregon ku renditet Shqipëria

Shëndeti

Siguria shëndetësore gjatë pandemisë/ Specialisti i shëndetit publik tregon ku renditet Shqipëria

Publikuar

-

Siguria shëndetësore gjatë pandemisë/ Specialisti i shëndetit publik tregon ku renditet Shqipëria

Indrit Seferi, specialist  i Shëndetit Publik ka prezantuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit studimin për sigurinë shëndetësore përgjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Ai tha se ky studim e rendit Shqipërinë në vendin e 88 në rang global dhe në kategorinë e 3, sa i takon vendeve të rajonit Ballkanit.

Seferi u shpreh se ndër vendet e rajonit Shqipëria ka lënë pas vetëm Maqedoninë e cila renditet në rang global në vendin 103, ndërsa në Ballkan është grupuar në kategorinë e katërt.

Indrit Seferi veçoi renditjen e Shqipërisë sa i takon efiçencës së karantinës, ku kryeson Zelanda e Re.

“Shqipëria është vendosur në kategorinë e tretë në analizën me 60 parametra. Vlerësimi i sigurisë rreth Covidit e rendit Shqipërinë në vendin e 88. Kam marrë rajonin për të parë krahasimin se ku ndodhur Shqipëria për të bërë një krahasim ku jemi në raport me Ballkanin.

LEXO EDHE:  Covid 19, rrezikon të krijojë një emergjencë ushqimore tek të varfërit

Në vendin e parë është Sllovenia, pastaj Kroacia Greqia, Turqia, Në kategorinë e tretë është Mali i Zi, Shqipëria është e parafundit. Në të gjithë Ballkanin është në kategorinë e tretë. Jemi në vend të parafundit në rajonin tonë. Kosova nuk është e përfshirë. Maqedonia është vendin e 103.

Indikatori i parë kryesor me efiçencën e karantinës është Zelanda e Re. Kjo është matur me shkallën e karantinës, kohëzgjatjen, ngrirja e zinxhirit ekonomik dhe mbështetja për qytetarët.

Shqipëria ndodhet e 7 në Ballkan këtë indikator, pra sa i përket karantinës. Këtu kemi dalë pak më mirë. Ky është një studim dhe nuk ka lidhje me elementin e politikbërjes”, tha Seferi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Masat anti-covid/ 400 masa administrative bizneseve që kanë kryer shkelje

Publikuar

-

Nga

Masat anti-covid/ 400 masa administrative bizneseve që kanë kryer shkelje

Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qënë e ftuar mbrëmjen e sotme në ABC news, ku ka folur për situatën e pandemisë.

Sa i përket mos hapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu tha se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte.

“Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaçëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë.”

LEXO EDHE:  U takua me ministrin e infektuar nga koronavirusi/ Vetëkarantinohet Ivanka Trump

LEXO EDHE:  KLGJ mbyll gjykatat nga koronavirusi/ Reagon ashpër Vishaj: Vendim skandaloz!

Po ashtu, Manastriliu deklaroi se deri më tani janë bërë mbi 100 mijë inspektime në terren si dhe janë vendosur 400 masa administrative për bizneset që kanë kryer shkelje.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Publikuar

-

Nga

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar nw “AbcNews” situatën me Covid-19 në vend, duke zbuluar edhe nismën për testet serologjike në popullatë, teste të cilat tregojnë se sa për qind e qytetarëve janë infektuar në vend.  “ISHP po realizon një program me një kampion prej 1500 individësh për të parë se sa për qind e kanë kaluar. Po përgatitet struktura dhe do të realizohet në muajt gusht-shtator”.

Duke iu referuar shifrave aktuale në vend, Manastirliu u shpreh se virusi ka të njëjtën transmetueshmëri dhe të njëjtin agresivitet. Po ashtu, ministrja shtoi se i gjithsë sistemi shëndetësor është i angazhuar në një “situatë që nuk është normale, në një situatë epidemie. ”

“Në datë 1 u rihapëm. Këto tre javë kemi pasur një rritje. Por shoqërohet me rritje të rasteve në spitale. 6 raste të intubuar. Virusi nuk zgjedh. Ka të njëjtin transmetueshmëri dhe agresivitet. I gjithë sistemi shëndetësor është i angazhuar në 1 situatë që nuk është normale. Jemi në një situate epidemie. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët,” u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Qani për Shqipërinë, jo vetëm për fshatin e Gertës

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Rrjeti farmaceutik 5-fishon çmimin e maskave, qytetarët "masakrojnë" Manastirliun

Sa i përket moshapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu deklaroi se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte për të minimizuar përhapjen në këto ambiente.

Manastirliu shpjegon: “Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaëëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH krijon panel për të rishikuar përgjigjen ndaj pandemisë

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka krijuar një panel për të rishikuar përgjigjen globale ndaj COVID-19.

Duke folur përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare në Gjenevë, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ish-ministrja e Shëndetësisë në Zelandën e Re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, do të bashkudhëheqin panelin shqyrtues, i cili do të quhet Paneli për Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Pandemisë.

Tedros tha se kjo është koha “për vetëreflektim, për të parë botën ku jetojmë dhe për të gjetur mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë, derisa punojmë së bashku për të shpëtuar jetë dhe për ta vënë pandeminë nën kontroll”.

LEXO EDHE:  “Edvin mos thuaj se s’ka lekë”/ Eduart Ndocaj “zbulon” skemën që zgjidh situatën nga koronavirusi

LEXO EDHE:  KLGJ mbyll gjykatat nga koronavirusi/ Reagon ashpër Vishaj: Vendim skandaloz!

OBSH-ja është përballur me kritika, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, se ka qenë e ngadalshme në reagim, pas shpërthimit të koronavirusit fillimisht në Kinë, dhe se ka qenë shumë e afërt me Qeverinë kineze. Paneli i OBSH-së do të rishikojë jo vetëm reagimin e kësaj organizate, por edhe të vendeve të veçanta. Këtë javë, SHBA-ja i njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara për synimin e saj për të lënë OBSH-në./CNA.al

LEXO TE PLOTE