LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Reforma në Drejtësi e rrezikuar”/ Gjonaj: Nëse s’ngrihet Kushtetuesja humbasim të gjithë

25 Qershor 2020, 10:51, Politikë CNA
“Reforma në Drejtësi e rrezikuar”/ Gjonaj: Nëse

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në Kuvend tha se reforma në drejtësi rrezikohet nga ata që tentojnë vazhdimisht ta minojnë.

?Ka pasur rezultate pozitive nga reforma në drejtësi, të gjitha institucionet ushtrojnë funksionet e tyre por rrezikohet nga ata që tentojnë vazhdimisht ta minojnë. Që të jetë funksionale kjo drejtësi ka ende kohë. Plotësimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese nuk ka ecur në kohë, por kjo s?do të thotë se dështoi reforma. Ky nuk është problem i vettingut por problem i trashëguar dhe mangësi e integritetit të atyre gjykatësve të shkarkuar. Përpos sulmeve nuk është koha të ngadalësojmë procesin.

Opinioni i Venecias në asnjë rast nuk i preku parimet e vendosura nga kjo reformë, i dha të drejtë Kuvendit për emërimet në GJK?,- tha ajo.

Sa për mos plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, ministrja u shpreh: ?Kjo nuk është një ndeshje me të fituar dhe të humbur se nëse nuk ngrihet në kohë Kushtetuesja humbasim të gjithë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga