Connect with Us

Rama tregon historinë/ “Politikani serb kishte frikë mos e shihte njeri që i dha dorën ‘kriminelit’ Thaçi”

Politikë

Rama tregon historinë/ “Politikani serb kishte frikë mos e shihte njeri që i dha dorën ‘kriminelit’ Thaçi”

Publikuar

-

Rama tregon historinë/ “Politikani serb kishte frikë mos e shihte njeri që i dha dorën ‘kriminelit’ Thaçi”

Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori ku ka qenë dëshmitar okular mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për situatën politike në Kosovë.

Rama tha se në një rast kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte takuar me një politik serb, ky i fundit ishte frikësuar se mos e shihte dikush duke i dhënë dorën Thaçit.

“Më kujtohet një episod me një lider serb në një takim ndërkombëtar. Në derën rrotulluese të hotelit duke pritur për të dalë, dera rrotullohet dhe hyj unë me Hashim Thaçin dhe gjendem përballë. Nuk futej dot ai pa kaluar ne dhe Hashimi Thaçi i zgjat dorën. Ky ishte lider progresist, me demek ose pa demek. Ai i jep dorën në atë moment. Më kujtohet terrori se mos dikush e kishte fotografuar duke i dhënë dorën ‘kriminelit’ Hashim Thaçi”, rrëfeu kreu i qeverisë, ndërsa theksoi se politikani serb ishte llahtarisur.

LEXO EDHE:  Premtimi i Ramës/ “Asnjë nuk do të largohet nga puna”

“Këtë nuk e them se e pashë në sytë e tij, por e dëgjova në bisedën e tij. Ishte i terrorizuar. Unë i thashë ‘A je në vete, çfarë është kjo?’. Ai më tha ‘nuk i njeh serbët’. Ai ishte i llahtarisur që po të dilte në fotografi duke i dhënë dorën ‘kriminelit’ do t’i shkatërrohej reputacioni. Ata kanë arritur në një fazë në skenën e tyre politike ku kanë një njeri që është shumë autoritar”, nënvizoi Rama pa treguar emrin e politikanit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Do hetojnë shkeljet e Metës/ Kush janë anëtarët e Komisionit Hetimor

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Metës/ Zëri i Amerikës: Ka dy pikëpyetje

Zbulohen anëtarët e Komisionit të ri Hetimor që do të shqyrtojnë shkeljet e presidentit Ilir Meta, për të cilin mazhoranca ka nisur një nismë shkarkimi.

Mësohet se kryetar i Komisionit Hetimor do të jetë alkket Hyseni, ndërsa afati i punës së komisionit pritet të jetë një muaj.

Ndërkohë bëhet me dije se opozita parlamentare në këtë komisioni do të përfaqësohet nga kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi dhe deputetët Halil Jakimi e Arlind Çaçani.

LEXO EDHE:  U akuzua nga Thaçi/ Berisha i “bën dush të ftohtë” Presidentit të Kosovës

LEXO EDHE:  U akuzua nga Thaçi/ Berisha i “bën dush të ftohtë” Presidentit të Kosovës

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimet e pambajtura për dorëheqje/ Murrizi ironizon Metën, Bashën dhe Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Pritshmëritë e opozitës për të ardhur në pushtet ishin shumë të larta, aq sa garant vendosën edhe postin e tyre.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se nëse partia që ajo drejtonte do merrte më pak se 19 mandate, atëherë do e quante dështim dhe do jepte dorëheqjen. Të njëjtën deklaratë bëri edhe Ilir Meta, i cili tha se nuk do të qëndrojë më në Presidencë por do të marrë drejtimin e opozitës nëse PS do fitonte e vetme qeverinë.

LEXO EDHE:  Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave/ Boçi: Rama emëroi ministrin e fundit të diktaturës komuniste

LEXO EDHE:  Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave/ Boçi: Rama emëroi ministrin e fundit të diktaturës komuniste

Këto deklarata të pambajtura kanë sjellë edhe reagimin e Myslim Murrizit, i cili përmes një postimi shkruan se prej 30 vitesh shqiptarët po i mbajnë në kurriz.

Keta “jane” drejtues dhe shtetare qe çfare thone, e mbajne

Prandaj Shqiptaret i votojne çdo 4 vjet sepse keta “ mbajne” fjalen dhe Shqipraret i mbajne ne kurriz prej 30 vitesh e ju duken pupel mbi shpine”, shkruan Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nuk u paraqit në Komision/ Blushi justifikon Metën: S’mund të anulonte axhendën e sotme

Publikuar

-

Nga

Nuk u paraqit në Komision/ Blushi justifikon Metën: S’mund të anulonte axhendën e sotme

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka nxjerrë dy dokumenta ku arsyeton mungesën e Metës sot në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve për nismën e PS për shkarkimin e tij.

Blushi shkruan se axhenda e Metës ka qenë paracaktuar pasi sot ishte takimi me Ministren Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Ai shton se Meta ka theksuar se është i gatshëm të paraqitet në Komisionin e Ligjeve më datën 10 maj.

“Në përgjigje të interesimit të kolegëve gazetarë dhe pasi u njohëm me shpifjet dhe qëndrimet aspak korrekte të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, lidhur me arsyet e mospranisë së Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, sqarojmë se:

Në datën 28 prill 2021, siç faktohet edhe nëpërmjet këtij komunikimi zyrtar me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Presidenti i Republikës është vënë në dijeni me një kërkesë për takim, për në datën 6 maj 2021, të Ministres Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Në datën 29 prill 2021, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, në përgjigjen e dërguar për MEPJ ka shprehur zyrtarisht vullnetin e Kreut të Shtetit për takimin me znj.Edtstadler dhe po këtë ditë Drejtoria e Protokollit të Shtetit ka sugjeruar që takimi, sipas axhendës së përgatitur në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë në Tiranë, të zhvillohej në datë 6 maj 2021, në orën 11:15 – 11:55.

Edhe ky sugjerim i propozuar, është mirëpritur nga ana e Presidentit Meta dhe është fiksuar në axhendë po atë ditë, më 29 prill 2021.

Ndërkohë në datën 5 maj 2021, Komisioni për Çështjet Ligjore, me anë të një komunikimi të përcjellë në rrugë elektronike dhe shkresore pas orës 14:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, ka kërkuar, që Kryetari i Shtetit të marrë pjesë në datën 6 maj 2021, ora 11:00, në një seancë dëgjimore.

Presidenti Meta, siç është bërë me dije edhe në shkresat e Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot.1520/2, datë 5.5.2021 dhe nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, drejtuar Komisionit për Çështjet Ligjore, ka shprehur gadishmërinë e Tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve, por në datën 10 maj 2021.

Kjo edhe për shkak se axhenda e Tij për datën 6 maj 2021, ishte e paracaktuar dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe Qeveria, siç faktohet nga këto dy dokumenta, që provojnë edhe njëherë nivelin banal të akuzave dhe shpifjeve të sotme të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, gjoja për shmangien e Presidentit nga ballafaqimi me ta.

Ky komunikim zyrtar mes Institucionit të Presidentit dhe MEPJ, vërteton botërisht jo vetëm se Qeveria, nga i merr urdhërat Kuvendi njëpartiak, ishte në dijeni të axhendës së sotme të Kreut të Shtetit, por fakton para të gjithë shqiptarëve edhe banalitetin e pretendimeve të deputetëve në skadim mandati.

Sigurisht, që Presidenti i Republikës, nuk mund të anulonte apo të shmangte sot agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën ishin të planifikuara prej kohësh realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit, siç ishte edhe takimi i mëpasshëm me Presidentin e Sllovenisë, Sh.T.Z Borut Pahor.

Blofet e Kuvendit njëpartiak nuk çudisin më askënd, pasi ishte ky Kuvend, që për hir të Partisë i shtoi kushtet e integrimit europian Shqipërisë dhe shkallmoi pabesisht Marrëveshjen ndërpartiake të 5 Qershorit për Kodin Zgjedhor, pasojat e së cilës janë skandaloze me shumëfishim të krimeve zgjedhore.”, shkruan Blushi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE