LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama bën “avokatinë” e Thaçit dhe Veselit/ U rehabilituan xhelatët

25 Qershor 2020, 13:38, Politikë CNA
Rama bën “avokatinë” e Thaçit dhe Veselit/ U

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, doli në mbështetje të Presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli, dhe të të gjithë udhëheqësve të luftës çlirimtare, pas akt-akuzave për krime lufte.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se udhëheqësit e UÇK shkruan historinë e pandryshueshme të Kosovës.

?Përballë historisë, as Thaçi, as Veseli, as Haradinaj dhe asnjë prej krejt të akuzuarve nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë, duke i dhënë asaj pandryshueshmërinë e mundshme në jetë të jetëve, si histori e çlirimit të asaj pjese të pandashme të kombit shqiptar, që quhet Kosovë?, tha Rama.

Po ashtu, ai theksoi se me vendimin për ngritjen e aktakuzave kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, u përmbys peshorja mes viktimës që ishin shqiptarët e Kosovës dhe xhelatit të luftës, që ishte Serbia. Rama u shpreh se Serbia s?ishte viktima, por agresori dhe se Beogradin nuk e bombardoi Thaçi me Veselin, por bota demokratike. Kryeministri Edi Rama tha se agresorët në Serbi nuk janë dënuar në 21 vite nga lufta, por janë rehabilituar dhe kjo shtoi Rama, për fatin e keq dhe për përgjegjësinë e anës sonë.

“Nuk ka luftë pa gabime, por asnjë vendim qoftë i gabuar nuk mund ta përmbysë peshoren e drejtësisë historike duke vendosur, dhe ne mund ta themi, se sot u bënë 21 vite dhe pas 21 vitesh del një tekst që në mënyrë sa implicite dhe indijuese vendos një shenjë barazimi në raport me një proces të tërë mes viktimës dhe xhelatit, madje nëse dikujt do të rrudhë buzë kudo qoftë, shenjë barazimi do i duket e tepërt do i duket e butë, pasi është përmbysur komplet peshorja mes viktimës dhe xhelatit të luftës së Kosovës.

Një ndërmarrje barbarie shtetërore e organizuar nga Miloshevici dhe rrethi i tij vrau 10 mijë civilë të pafajshëm, dhunoi 20 mijë gra dhe nxori me dhunë ushtarake dhe paraushtarake një milion shqiptarë nga Kosova brenda pak javësh se nuk po u hyj llogarive të dëmeve të tjera psikologjike dhe materiale dhe tani që flasim dhe lexojmë aty një njoftim që flet rreth 100 viktima, ca është kjo? Si mund të jetë një njoftim, për të paralajmëruar një akt akuzë dhe flitet me rreth 100, po pse jo një mijë? Pra në të njëjtën kohë që shkruhet kjo, në nën tokën e Serbisë vijojnë që të kërkojnë drejtësi.?-u shpreh Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga