Connect with Us

“Përhapet shumë lehtë, na rrezikon të gjithëve”/Manastirliu mesazh qytetarëve

Shëndeti

“Përhapet shumë lehtë, na rrezikon të gjithëve”/Manastirliu mesazh qytetarëve

Publikuar

-

“Përhapet shumë lehtë, na rrezikon të gjithëve”/Manastirliu mesazh qytetarëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vijon me thirrje për qytetarët të cilët duhet të mbrohen nga Covid-19.

Manastirliu thekson se duke respektuar masat mund të ndalet përhapja e këtij virusi.

Teksa publikon disa rregulla që duhen respektuar ministrja Manastirliu shkruan: “Virusi përhapet shumë lehtë, duke rrezikuar shëndetin e gjithësecilit! Por po kaq lehtë mund të ndalet, nëse zbatohen në përditshmëri këto rregulla të thjeshta.
#Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes mund ta mposhtim Covid”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kush e ka kaluar virusin krijon imunitet/ Skënder Brataj mban maskë në emision të bindë qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kush e ka kaluar virusin krijon imunitet/ Skënder Brataj mban maskë në emision të bindë qytetarët

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinon”, ku po flitet lidhur me situatën e  pandemisë në vendin tonë.

Brataj tha se ka një përgjysmim të numrit të telefonatave këto kohë, megjithëse numri i të infekturve është rritur.

“Telefonatat kanë rënë por numrat po shtohem. Sot kemi 2000- 2200 thirrje në ditë nga 4- 5 mijë që ishte më parë.

Nëse ka një fatkeqësi, pra kemi një vitkimë, janë të gjithë që marin në telefon, miq e të afërm dhe kërkojnë tamponin.

Është grupi tjetër, që nuk ka as të infektuar as miq as shokë, dhe vazhdojnë të mendojnë se nuk ka akoma Covid.”

Por sa e rëndë është situata?

“Ne e kemi thënë që me hapjen do kishte një rritje.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha mesazh zyrtarëve të korruptuar

LEXO EDHE:  Mjekët japin alarmin/Pishinat burim infeksionesh, ja si duhet të mbroheni

Mbyllja ose vazhdimi në gjendje të lirë janë të dyja opsione, por ne duhet të shtrëngojmë masat që të zbresim numrat pa kaluar në karantinë përsëri.

Prandaj po bëhet lufta, dhe do merren dhe vendimet përkatëse. Distancimi, maska dhe higjiena janë kryesore. 70% është ulja e infeksinit nga maska. Më marin në telefon më thonë ku ti gjej se janë bërë dhe 150 lekë. Bëj vetë 2-3  maska dhe i lan e i përdor prap”, shtoi Brataj.

Brataj u shfaq me maskë në emison që të bindë qytetarët për rëndësinë që ka mbajtja e saj, ndërsa kujtojmë se para dy muajsh e fitoi dhe betejën me virusin./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Testimet e Covid-19/ Rakacolli: Hapet laboratori i dytë në QSUT, te privati duhet certifikim nga OBSH

Publikuar

-

Nga

Testimet e Covid-19/ Rakacolli: Hapet laboratori i dytë në QSUT, te privati duhet certifikim nga OBSH

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha për “Euronews Albania” se rritja e numrit të të prekurve më COVID-19 në vendin tonë ishte e pritshme, por shifrat e fundit ishin jashtë parashikimeve, ashtu siç është edhe vetë virusi, i cili sipas saj po tregon deri tani se është i paparashikueshëm.

“Parashikimet i kishim bërë duke menduar se do të vazhdonin të respektoheshin masat siç u respektuan në karantinë. Në fakt, jemi të gjithë dëshmitarë që kjo nuk ndodhi. Pati një lloj entuziazmi se virusi u zhduk. Pati një ditë me vetëm në rast me COVID-19 dhe njerëzit e lëshuan kujdesin dhe vëmendjen për të mos u infektuar”, tha znj. Rakacolli.

E pyetur lidhur me shqetësimin e shprehur nga shumë qytetarë se nuk u bëhet tamponi edhe pse kanë shenja të qarta klinike të COVID-19, zv/ministrja tha se kërkesat për bërje tamponi janë realizuar në 90 për qind, ndërsa e lidhi refuzimin për bërje tamponi në disa raste me faktin se virusi nuk shfaqet brenda ditësh dhe bërja e tamponit më herët mund të mos tregojë që je bartës i virusit.

“Tamponi në përgjithësi, mbi 90 për qind e kërkesave janë plotësuar. Kritere janë të qenët simptomatik dhe kontaktet e ngushta, të cilat gjenden nga hetimi epidemiologjik. Kërkesa bëhet ose tek 127, ku tregohen shenjat dhe kur gjykohet e arsyeshme merret tamponi, ose te mjeku i familjes.

LEXO EDHE:  Mjekët japin alarmin/Pishinat burim infeksionesh, ja si duhet të mbroheni

LEXO EDHE:  Edith Harxhi ngre alarmin/ “PD po vdes, ngrihuni demokratë”

Ka një pjesë të njerëzve që kërkojnë të bëjnë tampon nga paniku, kur kanë një afërm me COVID. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse nëse unë kam ndenjur me një njëri pozitiv e kam marrë sot, nesër del testi negativ. Kjo më ul vigjilencën se them nuk kam gjë dhe më del virusi pas 3 ditësh. Këtë njerëzit nuk e kuptojnë”, u shpreh zv/ministrja.

Ajo tha se brenda javës tjetër do të hapet një laborator tjetër brenda QSUT ku mund të kryhen tamponë për COVID-19.

E pyetur lidhur me mundësinë e kryerjes së testeve të COVID-19 në laboratorë privatë, znj. Rakacolli tha se bërja e testeve të PCR kërkon biosiguri të lartë dhe në Shqipëri laboratori i ISHP ka certifikim nga OBSH që t’i bëjë analizat. Thënë kjo sipas saj, kjo analizë mund të kryhet në laboratorë privatë nëse ato janë të certifikuara nga OBSH.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Masat anti-covid/ 400 masa administrative bizneseve që kanë kryer shkelje

Publikuar

-

Nga

Masat anti-covid/ 400 masa administrative bizneseve që kanë kryer shkelje

Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qënë e ftuar mbrëmjen e sotme në ABC news, ku ka folur për situatën e pandemisë.

Sa i përket mos hapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu tha se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte.

“Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaçëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë.”

LEXO EDHE:  “Do jemi të rrezikuar nëse nuk zbatojmë protokollet”/ Manastirliu tregon skenarin më të keq

LEXO EDHE:  Ngjarjet kriminale/ Jepet sot masa për 5 ‘të fortët’ në Nikël

Po ashtu, Manastriliu deklaroi se deri më tani janë bërë mbi 100 mijë inspektime në terren si dhe janë vendosur 400 masa administrative për bizneset që kanë kryer shkelje.

 

LEXO TE PLOTE