LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD ndez "motorët" e fushatës/ Zbardhet i vendimi i rëndësishëm

25 Qershor 2020, 10:29, Politikë CNA
PD ndez "motorët" e fushatës/ Zbardhet i vendimi i

Partia Demokratike fillon nga sot perzgjedhjen e kandidateve per deputetë duke shenuar keshtu “de facto” edhe nisjen e fushatës elektorale.

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi menyren e perzgjedhjes se kandidateve per deputetë, ku rolin kryesor e ka anetarsia.

Rregullat dhe parimet mbi te cilat do te kryehet perzgjedhja e kandidateve ndahen ne kater faza.
1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individë qe nuk jane propozuar nga anëtarësia, kane te drejten e vetëpropozimit.
2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
3. Konsultimi i listes se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.
4. Zyrtarizimi i listës nga Kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar./CNA.al

Lajmet e fundit nga