LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani shet sërish, Çinari drejt kampionatit turk

25 Qershor 2020, 08:48, Sport CNA
Partizani shet sërish, Çinari drejt kampionatit turk

Eraldo Çinari mund të shitet nga Parti zani për jo më pak se 250 mijë euro. ?Panorama Sport? shkruan se ka pasur së fundmi një interesim konkret nga disa skuadra turke të Ligës së Dytë.

Pas transferimit të Lorenc Trashit te klubi nga Kuvajti, Al Qadsia, të kuqtë kanë vendosur çmimin edhe për sulmuesin shkodran, i cili këtë kampionat ka shënuar nëntë gola, ndërsa ka qenë protagonist edhe në sezonin e titullit kampion.

Mes klubeve që interesohen është edhe Menemenspor, aty ku luajnë portieri i Kombëtares shqiptare, Gentjan Selmani dhe mbrojtësi kosovar, David Domgjoni.

Drejtuesit e Partizanit nuk duan të nxitohen, pasi mendojnë se për shërbimet e 23- vjeçarit mund të vijnë oferta më joshëse deri në fund të këtij sezoni. Çinari është nën kontratë me të kuqtë edhe për një vit e gjysmë, teksa shifra 250 mijë euro është më minimalja për të lëshuar shkodranin.

Lajmet e fundit nga