Connect with Us

Minatori humbi jetën gjatë punës/ Arrestohet brigadieri

Kronika

Minatori humbi jetën gjatë punës/ Arrestohet brigadieri

Publikuar

-

Minatori humbi jetën gjatë punës/ Arrestohet brigadieri

Një ditë pas vdekjes së minatorit më Martanesh, policia ka arrestuar brigadier, I.K ., 40 vjeç.

Ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Për pasojë 56-vjeçari B.Xh. me detyrë vagonist është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K ., 40 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. , 56 vjeç, banues në Bulqizë ( vagonist).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Mësohet se një  makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç  me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Publikuar

-

Nga

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të kthejë në SPAK  për plotësim dosjen e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Gjykata ka kërkuar te verifikohen transaksionet bankare për shitjen e  disa pronave të paluajtshme dhe të merret në  pyetje një person që i ka paguar Llallës  3 mijë euro për lindjen e fëmijës në Amerikë.

LEXO EDHE:  Këshilli i Mandateve/ Shtyhet shqyrtimi i kërkesës së prokurorisë, të hënën mbledhja e ardhshme

LEXO EDHE:  Këshilli i Mandateve/ Shtyhet shqyrtimi i kërkesës së prokurorisë, të hënën mbledhja e ardhshme

Gjykata e Posaçme i ka lënë mbi tre muaj kohë prokurorisë për të kryer hetime dhe në muajin nëntor 2020 pritet që të zhvillohet seanca e radhës.

Kujtojmë këtu se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prishje e qetësisë publike/ Ndëshkohen dy administratorë lokalesh në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohen penalisht dy administratorë lokalesh, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për dy subjekte që nuk zbatonin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijonin aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në zonën e ish-Bllokut, kanë konstatuar dy subjekte (lokale) që nuk respektonin masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vendosnin muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

LEXO EDHE:  Pezullohet punonjësi i Gardës/Kanosi me armë qytetarin

LEXO EDHE:  Pezullohet punonjësi i Gardës/Kanosi me armë qytetarin

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u proceduan penalisht dy administratorët e lokaleve, shtetasit: D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç.

Për subjektin në administrim të shtetasit D. S. u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE