Connect with Us

Letër e hapur atyre që vetë-quhen “socialistë”

Blog

Letër e hapur atyre që vetë-quhen “socialistë”

Publikuar

-

Nga Scott Mcconnell “The American Conservative”

* I dashur Filip,

Demokracia sociale evropiane ka bërë një paqe kaq të qëndrueshme me institucionet parlamentare, liritë civile dhe të drejtën e individëve për të zotëruar pronë, sa që as partizanët e saj, dhe as radikalët e krahut të majtë, nuk e përshkruajnë atë më si “socializëm”.

Ju dhe unë jemi pjesë e brezit së fundit të amerikanëve, të cilët çështjet e komunizmit dhe Luftës së Ftohtë, i merrnin seriozisht në kampuset tona universitare. Sot shumë pak amerikanë të lindur pas vitit 1970, kanë ndonjë sens të debateve të zhvilluara rreth idesë komuniste.

Historia në shkollat dhe universitetet në Perëndimit mësohet sot gati tërësisht përmes thjerrës të krimeve që të bardhët kanë kryer kundër banorëve të kolonive. Holokausti përbën përjashtimin kryesor, dhe egërsia e tmerrshme e projektit nazist është e dokumentuar në Muzeun Memorial të Holokaustit, që është vizituar nga 40 milionë njerëz që nga hapja e tij në vitin 1993.

Në kulturën popullore, nazistët dhe krimet e tyre kanë mbetur një burim i pafundmë për qindra dhe mijëra libra dhe filma. Ndërkohë, viktimat e komunizmit përkujtohen zyrtarisht në SHBA nga një statujë 3 metra e lartë në një park të vogël pranë Union Station, e vendosur aty nga një organizatë joqeveritare.

Dhe kur ju flisni për socializëm, “antenat” e mia historike dhe njohuritë jo plotësisht të harruara të historisë që shkaktuan ato viktima, aktivizohen menjëherë. Pavarësisht sa të rëndësishëm ishin fashizmi dhe nazizmi për historinë e Perëndimit gjatë shekullit të shkuar, historia e komunizmit dhe socializmit, në variantet e tyre bolshevike, maoiste etj ishte e një rëndësie me të madhe, në aspektin e asaj që njerëzit e angazhuar politikisht në të gjithë botën po grindeshin, luftonin apo vdisnin në emër të tij.

Bolshevikët e Leninit, fashistët e Benito Musolini dhe nazistët e Adolf Hitlerit ndanin një bindje të njëjtë:urrejtje ndaj borgjezisë, kapitalizmit, demokracisë parlamentare, dhe të gjitha zakoneve politike dhe shoqërore të krijuara në Evropën e shekullit XIX.

Lenini, Musolini dhe Hitleri, duke imituar njëri-tjetrin, krijuan një lloj krejtësisht të ri të pushtetit politik:shtetin partiak, dhe qeverinë mono-partiake. Tipari unik i tre regjimeve me emra formalisht të ndryshëm, ishte trajtimi si një virtyt i vrasjeve politike dhe i dhunës së brendshme, trajtimi i bashkëqytetarëve si armiku në një luftë.

Në vitet 1930, shumë kohë para se Hana Arend ta tregonte në librin e saj të famshëm “Origjina e totalitarizmit” , vëzhguesit vunë në dukje ngjashmërinë midis regjimit sovjetik të Stalinit dhe Gjermanisë naziste të Adolf Hitlerit. Vetë Hitleri e pranoi këtë në një bisedë të vitit 1934 të regjistruar nga Herman Raushning:

“Nuk është Gjermania ajo që do ta përmbysë bolshevizmin, por bolshevizmi do të bëhet një lloj Socializmi Kombëtar. Për më tepër, ka më shumë gjëra që na lidhin sesa na ndajnë nga bolshevizmi”. Viktimat e komunizmit, janë më pak të përkujtuara sesa ato të fashizmit, por në fakt ka më shumë prej tyre.

”Libri i zi i komunizmit” i botuar në Francë në vitin 1997 dhe 2 vjet më vonë në Shtetet e Bashkuara, vlerëson se komunizmi ka shkaktuar 100 milionë të vdekur gjatë shekullit XX-të. Terrori, arrestimi, burgosja apo ekzekutimi i kundërshtarëve politikë, ishte që nga fillimi një pjesë e pandashme e regjimit leninist.

Koncepti i “armikut të popullit”, u sanksionua me ligj që në nëntorin e vitit 1917. Në janarin e 1918-ës, bolshevikët shpërndanë parlamentin e zgjedhur për herë të parë në mënyrë demokratike në historinë e Rusisë, dhe i pushkatuan ata që protestuan publikisht. Gazetat jo-bolshevike u mbyllën, liderët e partive të tjera politike u burgosën.

Deri në verën e atij viti, Terrori i Kuq kishte kryer 10.000-15.000 ekzekutime në vetëm 2 muaj. Grigori Zinoviev, një zyrtar i lartë bolshevik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Leninit, u shpreh atë vit se bolshevikët kishin nevojë për terrorin e tyre socialist, në mënyrë “që të merrnin 90 milionë rusë në anën e tyre, ndërsa 10 milionë të tjerë duhej t’i hiqnin qafe”.

LEXO EDHE:  Kujdes! Pilafi ose makaronat e ruajtura prej ditësh në frigofer, mund t’ju marrin jetën

Vetë Zinoviev do të ekzekutohej nga Stalini në vitin 1936. Kur Stalini e konsolidoi sundimin e tij, filloi goditja në shkallë të gjerë e pronarëve. GPU (policia sekrete që pasoi Çekën) internoi mbi 2 milionë njerëz, dhe ekzekutoi qindra mijëra të tjerë.

Komunizmi u bë një sistem global, ndaj afro 20 milionë të vdekur të shkaktuara nga Lenini dhe Stalini ishin vetëm fillimi. “Hopi i Madh Përpara” i Kinës në kohën e Maos shkaktoi zyrtarisht 18 milionë të vdekur, por shumë studiues vlerësojnë se shifra është të paktën 2 herë më e madhe.

Me gjithë numrin e lartë të viktimave, komunizmi pati në Perëndim më shumë admirues sesa nazizmi. E para ishte për arsye historike. Stalini u bë aleat në luftën kundër Gjermanisë naziste; dhe ushtritë sovjetike ishin jetike për fitoren e Aleatëve.

Pas vdekjes së Stalinit, sistemi sovjetik nisi të zbutej disi; të burgosurit në gulagë u liruan, dhe disidentët politikë përballeshim më shumë me burgosje apo mërgim jashtë vendit në vend të torturave dhe vdekjes. Një arsye e tretë, ishte tërheqja e fortë që patën tek Stalinizmi një grup i madh intelektualësh amerikanë për shumë vite, aq sa ata kontrolluan shumë nga botimet më me ndikim në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë pikë, çfarë është kjo simpati për socializmin klasik? Nëse dikush do ta pyeste sot Berni Sanders, apo udhëheqësit e socialistëve në SHBA, ata do të protestojnë dhe do thonë se historia e përgjakshme e komunizmit, s’ka asnjë lidhje me sistemin që ata kërkojnë të imponojnë.

Vetë Sanders pëlqen të proklamojë si modelin e tij demokracitë sociale skandinave. Por kjo nuk është e vërtetë. Ai i ruajti lidhjet e tij me trockistët deri në të 40-at, vizitoi disa herë Bashkimin Sovjetik, dhe as sot nuk i reziston dot tundimit për të bërë komente pozitive ndaj diktaturave socialiste, dikur aleate me Bashkimin Sovjetik.

Është  e qartë që e majta e re amerikane, nuk ka prioritet klasën punëtore. Forca tërheqëse e të majtës së sotme, nuk ka të bëjë me klasën në kuptimin marksist, por me racën. Nëse kjo ishte e dukshme shumë përpara protestave dhe trazirave për vrasjen e Xhorxh Floidit në Mineapolis, tanimë është një realitet i pashmangshëm.

Por nuk është e qartë se çfarë programi apo politike mund të lindë nga besimi se racizmi është dominues në SHBA. Çdo lloj socializmi që rrjedh nga teoria e racës, do të detyrohet të gënjejë, dhe të vërë në zbatim disa gënjeshtra publike në lidhje me realitetin shoqëror, sikurse bënë dikur paraardhësit e tyre marksistë, dhe të mos jetë më tolerant ndaj demokracisë apo lirisë intelektuale, ashtu si dikur komunizmi.

Termi “racist” ka zëvendësuar tashmë atë “borgjez” si termi i ri kryesor i të majtës, dhe përmes tij do të synohet të justifikohen shpronësimet, zhvendosjet, burgosjet apo ekzekutimet. Amerika ishte në krizë edhe para pandemisë së Covid -19. Kriza ekonomike mund të çojë në një destabilitet politik.

Është e qartë se problemet që ka ende klasa punëtore, dëshmojnë se modeli neo-liberal globalist ka të metat e veta. Por alternativa që ofron socializmi do t’i linte njerëzit në rastin më të mirë më të varfër dhe më pak të lirë. Në rastin më të keq, dhe shumë shpesh, kjo do të çonte në krijimin e shteteve të terrorizmit totalitar të mbytura në gjak. Prandaj kur ti thua se je “lloj socialisti”, unë alarmohem.

Marrë me shkurtime/ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Publikuar

-

Nga

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sugjeron se mbyllja e imponuar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka forcuar marrëdhëniet e shumë prindërve me fëmijët e tyre.

Studimi, i publikuar nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Ekonomike në Universitetin Eseks në Britaninë e Madhe, zbuloi se rreth një e katërta e prindërve, raportojnë përmirësim të  marrëdhënieve me fëmijët e tyre, që kur qeveria britanike miratoi politikën e saj të qëndrimit në shtëpi.

Më pak se 5 për qind e të anketuarve, thanë se raportet me fëmijët ishin përkeqësuar. Rezultatet bazohen në hulumtimet për studimin e Kuptimit të Shoqërisë gjatë Covid-19, një studim kombëtar përfaqësues që mblodhi të dhëna nga 5.500 prindër.

Studimet e mëparshme të institutit, kanë raportuar se nënat po kryejnë një sasi disproporcionale punësh shtesë, përfshirë në kujdesin për fëmijët, që normalisht në atë periudhë do të duhej të ishin në shkollë. Por gjetjet e reja, sugjerojnë se kjo nuk ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e tyre me fëmijët.

“Shumë nga studimet e fundit, kanë nxjerrë në pah barrën ekonomike dhe të kujdesit në rritje fëmijët nga ana e grave”- thotë profesore Briena Perelli-Harris nga Qendra ESRC për Ndryshimin e Popullsisë në Universitetin e Sauthemptonit, që e drejtoi studimin së bashku me Sandra Ualzenbah nga Universiteti Eseks.

Ajo tha se një studim i muajit prill mbi pasojat e Covid-19, tregoi se nënat kalonin mesatarisht 9 orë më shumë në javë gjatë karantinës për kujdesin e fëmijëve dhe shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë, krahasuar me baballarët.

“E megjithatë, gati një e treta e grave duket se po përfitojnë nga masat kufizuese, si një kohë për t’u afruar me fëmijët e tyre. Vetëm 5 për qind e tyre, raportuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Duket se përkundër presioneve të pabarabarta të shkollimit në shtëpi dhe punëve të shtëpisë, nënat raportuan më shumë sesa baballarët një përmirësim në marrëdhëniet e tyre”- thotë Perelli-Harris.

LEXO EDHE:  Kujdes! Pilafi ose makaronat e ruajtura prej ditësh në frigofer, mund t’ju marrin jetën

LEXO EDHE:  Habit Kryemadhi/ "Sot protestojmë për socialistët"

Shumë prindër, thanë se kishin marrëdhënie më të ngushta me fëmijët e tyre, pasi kishin ndihmuar në shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë. Gati 40 për qind e prindërve, që i reduktuan orët e tyre të punës për t’u kujdesur për fëmijët, thanë se marrëdhëniet mes tyre ishin përmirësuar.

Vetëm 6 për qind, pohuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Por, disa prindër kanë hasur më shumë vështirësi se të tjerët. Më pak nëna beqare, raportuan një përmirësim në marrëdhëniet me fëmijët e tyre, dhe më shumë pohuan se ato ishin përkeqësuar.

Rreth 10 për qind e prindërve që thanë se e kishin të vështirë të përballeshin me situatën e re, apo që mendonin se e ardhmja e tyre financiare do të përkeqësohej, ka më shumë të ngjarë të thonë se marrëdhëniet me fëmijët e tyre ishin përkeqësuar, ndërsa 27 për qind thanë se marrëdhëniet e tyre ishin përmirësuar.

“Vëzhgimi ka treguar se puna nga shtëpia dhe ndihma në kryerjen e detyrave të shkollës në shtëpi, duket se përmirëson marrëdhëniet prindër-fëmijë”- deklaron Perelli-Harris. Por ajo thekson se ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia, kanë shumë të ngjarë të kenë të ardhura dhe arsim më të lartë. Në përgjithësi, gati një e treta e atyre që ndodhen në situata më të vështira, raportojnë gjithsesi se marrëdhëniet e tyre me fëmijët ishin përmirësuar./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Publikuar

-

Nga

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë, do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga të gjitha rrëfimet frymëzuese të artistëve me famë botërore, e tija është sigurisht e më e spikatur. Shumë njerëz e njohin Stalonen përmes filmit “Rocky”, historinë e një boksieri amator që përpiqet të mbijetojë në rrugët e Filadelfias.

Për të siguruar jetesën, Balboa punon si mbledhës borxhesh për llogari të një gangsteri të zonës, dhe ndeshet në nivele amatore për shuma të vogla parash. Më në fund, shfrytëzon shansin e madh, dhe arrin të bëhet kampion bote i peshave. Ky film ka në fakt shumë elementë autobiografikë.

Jeta për Stalonen ishte një luftë e vërtetë që kur lindi. Problemet gjatë lindjes, u shoqëruan me një gabim të mjekut gjinekolog, që i shkaktuar një paralizë të pjesshme të fytyrës në anë e majtë, duke përfshirë pjesë të mjekrës, buzës dhe gjuhës.

Për pasojë, Stalone mbeti me pamjen e tij hungëritësh, dhe fliste me vështirësi. Duke u rritur në një zonë të Nju Jorkut të njohur si “Hell’s Kitchen”, Stalone ishte dëshmitar i zënkave të vazhdueshme në shtëpi midis nënës dhe babait të tij.

Kur u largua nga shtëpia, paragjykohej vazhdimisht për shkak të pamjes së tij të çuditshme, dhe vështirësisë në të folur. U përjashtua shumë herë nga shkolla, si rezultat i notave të dobëta, përleshjeve të shpeshta me bashkëmoshatarët, dhe problemeve me sjelljen.

Problemet e vazhdueshme financiare, sollën edhe dëbimin nga shtëpia ku banonte me qira.

I pastrehë për mbi 3 javë, aktori ishte i dëshpëruar për para, dhe pikërisht në atë kohë ai pranoi një rol në një film pornografik. Për punën e tij, u pagua vetëm 200 dollarë në 3 ditë xhirime.

Siç kujton më vonë Stalone:”Isha i detyruar ose të luaja në atë film ose të vidhja dikë, pasi nuk kisha rrugë tjetër”. Më pas Stalone vendosi të bëhet aktor profesionist. Por pavarësisht audicioneve të shumta që dha, u përball në fillim me refuzime të shumta.

Në këto kushte, Stalone mendoi të hynte në botën e kinemasë si skenarist. Sërish u refuzua. I mbetur pa asnjë të ardhur, e shiti i dëshpëruar për 50 dollarë qenin e tij të dashur. Jeta e tij vazhdoi të ishte e mjerueshme. Pasi shëtiste gjithë ditën nëpër rrugëve të ngrira të Nju Jorkut, mbrëmjeve shkonte në një bibliotekë të zonës për t’u ngrohur disi.

Duke shfletuar libra të ndryshëm në raftet e bibliotekës, ai gjeti edhe një herë frymëzimin për të shkruar një tjetër skenar. Për të përsosur stilin e tij, Stalone lexoi vepra të ndryshme të shumë autorëve të famshëm. Nëpërmjet tyre, ai gjeti edhe një herë motivimin e nevojshëm për t’ia dalë, pavarësisht rrethanave të vështira ku gjendej.

LEXO EDHE:  Ekspertët/ Pirja e duhanit, rrezikon të shkaktojë depresion dhe skizofreni

LEXO EDHE:  Habit Kryemadhi/ "Sot protestojmë për socialistët"

Në 1975, pasi pa ndeshjen e boksit mes Muhamed Ali dhe Çak Uepner, Stalone filloi të krijojë idenë e një skenari filmi. Ai e shkroi për 3 ditë skenarin për filmin “Rocky”. Ua propozoi atë shumë producentëve. Por për muaj më radhë sërish u refuzua.

Më në fund gjeti një regjisor që e përqafoi idenë e tij, Robert Çertof. Por studioja që e pranoi skenarin “United Artists”, këmbëngulte të gjente një aktor tashmë të njohur për të luajtur rolin e Roki Balboas. Por Stalone as nuk e çonte ndërmend, që dikush tjetër të luante në një rol të krijuar prej tij me aq shumë mund.

Pavarësisht ngurrimit të tyre të vazhdueshëm, regjisorët në fund ranë dakord që të ishte vetë Stalone ai që do të luante personazhin e Rokit. Kompania “United Artists”, ishte shumë mosbesuese dhe mori paraprakisht masa ndaj humbjeve të mundshme në shitjen e biletave. Por “Rocky” do të kishte në fakt shumë sukses, duke mbuluar të ardhurat zhgënjyese që pati filmi tjetër i kësaj kompanie, i dalë në të njëjtën kohë.

“Rocky” pati një buxhet i vogël prej 1 milionë dollarësh, çka e detyroi stafin të përshpejtonte prodhimin. Por kjo u bë më e vështirë nga dëmtimet fizike që pësoi Stalone dhe Karl Uedhërs (që luajti rolin e Apollo Kridit) gjatë një skene në ring. Përkundër këtyre pengesave, “Rocky” arriti të përfundojë xhirimet në vetëm 28 ditë.

Që në fundjavën e parë të premierës, filmi arkëtoi mbi 5 milionë dollarë fitime. Dhe kur u llogaritën arkëtimet në total disa javë më vonë, “Rocky” kishte prodhuar një fitim prej 117 milionë dollarësh vetëm në kinematë e Amerikës së Veriut.

Ndërkohë, në vendet të tjera fitimet llogariteshin mbi 107 milionë dollarë. Shitjet totale të biletave, garantuan një kthim prej mbi 11.000 për qind të investimit që kishte bërë studioja filmike. “Rocky” rezultoi të ishte filmi më fitime më të mëdha në SHBA për vitin 1976.

Stalone u nominua për aktorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në ceremoninë e 49-të të Academy Aëards. Sot, Silvester Stalone ka një pasuri prej mbi 400 milionë dollarësh, dhe është shfaqur në më shumë se 50 filma si aktor dhe procudent. “Askujt nuk i pëlqen të dështojë. Unë i mësova leksionet që më dha jeta. Ajo të jep dhunti të caktuara, dhe t’i duhet që t’i shfrytëzosh ato”- thotë aktori./ Powerofpositivity.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Shtatë luftërat, ku forcat guerile mposhtën ushtritë profesioniste

Publikuar

-

Nga

Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luftërat ku angazhohen. Ndonjëherë ato që fitojnë janë njësitë luftarake të parregullta; qofshin këto forca vullnetare apo specialistë të trajnuar me taktikat jo konvencionale të luftës. Ata përballen me armikun përmes taktikave të ndryshme të mashtrimit, duke ia dalë të kenë avantazh ndaj një armiku shumë më të përgatitur apo më të madh në numër.

Spanja dhe lindja e guerileve

Termi “luftë guerile” vjen nga Lufta Gadishullore e viteve 1807-1814. Perandori francez, Napoleon Bonaoparti përdori një kombinim të manovrave politike dhe ushtarake, për të vënë nën kontroll Spanjën, dhe për të vendosur në fronin e saj mbretëror vëllain e tij.

Po kjo gjë u kundërshtua nga shumë spanjollë, të cilët sulmuan forcat pushtuese, dhe i mbështetën britanikët kur ata nisën të përballen me Napoleonin në gadishullin Iberik.

Sulmet nga njësitet guerile ishin shpesh brutale, ashtu siç ishin edhe hakmarrjet ndaj tyre, që përfshinin masakrat e shumta të kryera nga ushtarët francezë. Fjala “guerile”, që në spanjisht do të thotë “luftë e vogël”, hyri në gjuhën angleze përmes trupave britanike që e dëgjuan atë shpesh në gadishull.

Revolucioni Haitian

Revolucioni Haitian i viteve 791-1804 ishte unik në llojin e vet. Ai pati sukses dhe nuk u nxit nga shtresa e mesme, por përkundrazi ishte një rebelim i madh i skllevërve. Banorët e Santa Domingos i dëbuan kolonistët francezë. Njësitet e rebelëve përbëheshin nga skllevër të çliruar.

Zemërimi i shkaktuar nga skllavëria, solli akte brutale nga të dy palët. Numri i të vdekurve ishte i jashtëzakonshëm. Pasi i dëbuan padronët e tyre kolonialë, rebelët themeluan kombin e Haitit. Ajo ngjarje i tronditi fuqitë e mëdha të Evropës.

Të Njëmijtët në Itali

Fushatat e Xhuzepe Garibaldit për të bashkuar Italinë, u zhvilluan përmes forcave të parregullta ushtarake. Garibaldi ishte një nacionalist që mbështetej tek vullnetarët atdhetarë, për të formuar ushtritë me të cilat realizoi revolucionin e shumëpritur.

Ekspedita e Të Njëmijtëve në Sicili e vitit 1860 ishte më e shquara nga ato fushata. Duke qenë 25 herë më pak në numër se sa armiku, këmishëkuqtë e Garibaldit arritën të mposhtin ushtritë profesioniste të Mbretërisë së Napolit në një seri betejash të vogla.

Duke sulmuar gjithmonë të parët, trupat e Garibaldit ngjallën panik tek napolitanët. Kur kërkuan armëpushim, këta të fundit ishin sërish 5 herë më të shumtë në numër, megjithëse siçilianët kishin kaluar në anën e Garibaldit. Pasi vuri nën kontroll Siçilinë, Garibaldi u hodh në pjesën kontinentale të vendit. Ai e pushtoi Mbretërinë e Napolit, duke hyrë në qytet hipur në një tren me një pjesë të vogël të ushtarëve të tij. Ai ia kishte dalë të bashkonte pjesën më të madhe të Italisë.

Lufta e Dytë Botërore

Lufta e Dytë Boere e viteve 1899-1902, nuk solli një fitore të trupave të parregullta. Por ajo kujtohet ende si një triumf i taktikave guerile. Lufta nisi me sukseset e njëpasnjëshme të Boerëve, të cilat e tronditën Perandorinë Britanike. Britanikët u kundërpërgjigjën, duke dërguar në koloninë e Afrikës së Jugut një ushtri profesioniste.

Trupat britanike marshuan përtej Republikës së Transvalit dhe Shtetit të Lirë të Oranzhit, duke i detyruar boerët që të tërhiqen. Më pas këta të fundit, nisën të përdorin taktikat guerile. Pushkatarët boerë i shkaktuan dëme të rënda britanikëve.

LEXO EDHE:  Kush është një lider autokrat?/ Cilat janë 10 tiparet që duhet të ketë

LEXO EDHE:  Kim Jong-Un frikësohet se dështimet e tij, do destabilizojnë Korenë e Veriut

Luftimet e vazhdueshme guerile, i detyruan britanikët të ndërtonin kampe përqendrimi dhe të rrethonin me tela me gjemba zona të mëdha nëpër shkretëtirë, për të kufizuar lëvizjen e boerëve. Edhe pse në fund britanikët fituan, ajo ishte një fitore e dhimbshme, dhe nga e cila mësuan shumë gjëra se si nuk duhej luftuar.

Afrika Lindore në Luftën e Parë Botërore

Britanikët u përballën me një situatë të ngjashme në Afrikën Lindore gjatë Luftës së Parë Botërore. Këtu, koloneli gjerman Paul Von Letov-Vorbek, e kuptoi se kishte shumë më pak trupa se armiku. Dhe në vend të një beteje frontale, ai e riorganizoi ushtrinë e tij duke përdorur pritat dhe sulmet guerile. Ai godiste dhe tërhiqej me shpejtësi.

Britanikët i ndoqën gjermanët këmba-këmbës duke përfituar nga numri i madh i trupave në dispozicion, përfshirë trupat e Afrikës së Jugut që kishin luftuar më parë kundër tyre. Gjenerali britanik Jan Smats, një veteran boer, drejtoi fushatën më të suksesshme kundër tij, duke përdorur manovrat dhe jo forcën brutale.

Gjatë 4 viteve të luftës, britanikët nuk ishin në gjendje të kapnin Letov-Vorbek. Bastisjet dhe vjedhjet e furnizimeve nga ana e gjermanëve, ishin vazhdimisht problematike për ushtrinë britanike.

Burma në Luftën e Dytë Botërore

Britanikët ndërruan rolet në Burma gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtu, të nxitur nga sulmet e ushtrisë japoneze, ata adoptuan taktikat e luftës guerile. Ushtarakë të njohur si Hjuxh Sigrim dhe të tjerë, rekrutuan rrjete luftëtarësh guerilë nga Birmania, që e kundërshtonin pushtimin japonez.

Gjithashtu, britanikët trajnuan disa nga trupat e tyre për luftë guerile. Të udhëhequra me sukses nga Ordi Uingejt, këto forca u parashutuan prapa linjave të ushtrisë japoneze, për të sulmuar furnizimet dhe linjat e tyre të komunikimet. Uingejt zhvilloi një strategji të ndërtimit të bazave të vogla në xhunglën e kontrolluar nga Japonia, nga e cila mund të nisnin sulmet komando.

Lufta e Vietnamit

Vietnami u prek rëndë në shekullin XX nga dy luftëra, në të cilat forcat e parregullta mposhtën ushtritë e huaja të pajisura me mjetet më moderne të kohës. Në fillim nisi Lufta e Indo-Kinës (1950-1954), në të cilën vietnamezët mposhtën ushtrinë koloniale franceze.

Në betejën e Dien Bien Phu, vietnamezët përdorën biçikletat për të zhvendosur pajisjet dhe artilerinë e lehtë nëpër kodra. Në pamundësi për të përdorur tanket e tyre në një terren të dendur xhungle, dhe të shkëputur nga linjat e furnizimit, francezët u mundën.

Pastaj erdhi Lufta e Vietnamit (1955-1975). Sërish, vietnamezo-veriorët u mbështetën tek taktikat e luftës guerile, duke i zënë prita vietnamezëve të jugut dhe aleatëve të tyre amerikanë. Kurthet, mashtrimet dhe rrjetet e gjera të tuneleve nëntokësore, luajtën një rol të madh në atë luftë.

Megjithëse Amerika përdori në atë luftë të gjithë fuqinë e saj industriale atë të zjarrit, ajo nuk mundi t’i mposhtte dot taktikat guerile, dhe manovrimin strategjik të gjeneralit vietnamezo-verior Xhap. / War History – Bota.al

LEXO TE PLOTE