LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kuvendi të kthehet në normalitet”/ Murrizi kërkesë Ruçit: Duhet debat

25 Qershor 2020, 09:47, Politikë CNA
“Kuvendi të kthehet në normalitet”/ Murrizi

Kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi i kërkoi kryeparlamentarit Gramoz Ruçit që me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme parlamenti të rikthehet në situatë normale.

Sipas Murrizit nuk duhet të ketë kufizime për kohën e diskutimeve .
Murrizi tha se deputetët duhet të marrin kohën e mjaftueshme për të folur në Kuvend, pasi sa më shumë t?iu kufizohet e drejta e fjalës, aq më shumë iu shtohet oreksi për të folur.

“Gjendja e jashtëzakonshme mbaroi në 23 qershor, kemi dy ditë që i gjithë vendi nuk është më në gjendje të jashtëzakonshme, ndaj do të doja që Kuvendi të kthehet në normalitet, deputetët të merrnin kohën për të folur dhe nëse vijmë dhe dëgjojmë 10 minuta çdo titullar institucioni dhe duhet të bëjmë kërkesë për të bërë debat. Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të kalojmë në gjendje normale” tha Murrizi.

Por sipas Gramoz Ruçit, gjendja e fatkeqësisë natyrore përfundoi, por jo aktet normative që janë miratuar, prandaj edhe seanca e sotme do të zhvillohet si të kaluarat përsa i përket diskutimeve./CNA.al

Lajmet e fundit nga