Connect with Us

Kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës/ Shpëtohen pas disa orësh turistët kosovarë

Sociale

Kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës/ Shpëtohen pas disa orësh turistët kosovarë

Publikuar

-

Kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës/ Shpëtohen pas disa orësh turistët kosovarë

Gjashtë turistë kosovarë, janë shpëtuar nga Forcat Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi kishin mbetur të bllokuar prej disa orësh në malin e Jezercës.

Ata janë dërguar në Theth në gjendje të mirë shëndetësore.

“Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth. Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Misioni ynë është komunikimi pa ndërprerje

Publikuar

-

Nga

Dielli i këtyre ditëve po fshin nga kujtesa ditët e ftohta dhe me dëborë që kaluam pak javë më parë. Në kushtet e izolimit nga pandemia, temperaturat e bënë një ‘sakrificë’ daljen nga shtëpia, sidomos për zonat ku bora nuk u kursye në dendësi. Ajo që na mbeti për të ruajtur lidhjet me njerëzit ishte përsëri telefoni, interneti, videot, fotot dhe çdo mjet komunikimi elektronik. Por, rrjeti që arrin tek telefonat tanë, brenda ngrohtësisë së shtëpisë, në fakt vjen nga majat më të larta, më të vështira për t’u aksesuar: nga stacionet e antenave.

Megjithatë, nevoja për t’i aksesuar këto vendndodhje nuk është vetëm kur instalohen fillimisht. Ato kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme, nga profesionistë teknik dhe inxhinerë që shkojnë fizikisht tek antenat, pavarësisht se ndonjëherë majat e tyre duken mbi re.

Duke u nisur nga kurjoziteti për të kuptuar sfidat e kësaj pune, kontaktuam operatorin ONE Telecommunications dhe Përgjegjësi i Operimeve në Terren, në Departamentin e Rrjetit, Benan Dibra, na tregoi për përvojat e tyre për rregullimin e antenave në raste defektesh.

Ai na zbuloi se në zyrat qendrore të ONE ndodhet bërthama e monitorimit të rrjetit të të gjithë Shqipërisë. Mirëmbajtja dhe monitorimi i rrjetit përfshin të gjitha pajisjet e instaluara që ofrojnë shërbim mobile për klientët e ONE Telecommunications. Këto monitorojnë gjithë rrjetin, 24 orë, çdo ditë të vitit. Këto struktura shfaqin alarme në kohë reale, për çdo problem që ndodh në stacion. Më pas vlerësohet ndërhyrja dhe hapat që duhen ndërmarrë.

Antenat e transmetimit ndodhen në disa prej majave më të larta malore, në çdo cep të Shqipërisë, që nga Llogaraja e deri në Tropojë. Kullat e transmetimit dërgojnë valët tek antenat e qyteteve dhe që më pas arrijnë në telefonat tanë.

Gjatë muajve të dimrit, nevoja për riparime është edhe më e shpeshtë ndërsa rruga për të arritur deri tek ato vende bëhet shumë e vështirë nga kushtet atmosferike.

Benani i ka ende shumë të freskëta vizitat e fundit në terren, të cilat prej 21 viteve që ai punon në ONE, kanë qenë të vazhdueshme. Ai shprehet se “jo vetëm që shkojmë, por na duhet edhe të qëndrojmë me orë të zgjatura deri sa të sigurohemi që defektet janë rregulluar dhe shërbimet janë rivënë në shërbim të abonentëve”.

“Moti i keq shton numrin e defekteve dhe në të njëjtën kohë bën aksesimin e stacioneve, të pamundur me mjete normale 4×4. Për këtë arsye, përdoren mjete speciale, me zinxhirë apo motorrë bore. Shumë shpesh, mjeti që të çon në vendet më të paaksesueshme janë këmbët tona. Ajo që ndodh më shpesh është ndërprerja e energjisë elektrike në stacione. Këtë e kemi zgjidhur duke i furnizuar vazhdimisht me gjeneratorë, të cilët sa më shumë të përdoren aq më shpesh duhet të furnizohen. Por, shkarkimet atmosferike dhe era e fortë, shkaktojnë ndërprerje të punës edhe të gjeneratorit. Ky është rasti kur kërkohet vajtja emergjente në stacion.

LEXO EDHE:  Koalicioni PAN del bllof/ Nuk siguron votat për të zgjedhur Kadri Veselin kryetar Kuvendi

LEXO EDHE:  Koalicioni PAN del bllof/ Nuk siguron votat për të zgjedhur Kadri Veselin kryetar Kuvendi

Gjatë muajve të fundit, përvojat më e vështira që kemi patur kanë qenë problematikat në Llogara dhe në Peshkopi. Stacioni i Llogarasë shërben si nyje transmetimi për zonën e jugut dhe kryesisht aksin Orikum – Himarë. Shkarkimet elektrike nga moti i keq dëmtuan të gjitha aparaturat e instaluara, si pasojë e zjarrit. Kjo kërkonte zëvendësimin, riinstalimin dhe konfigurimin e të gjitha pajisjeve, nga e para.

Përfshirë këtu edhe punimet në ambjentet e jashtme të antenës. Së bashku me Julian Dishën, Pandi Demirin, Avdyl Hajdarin, Lulzim Rekën, Ylber Hoxhaj, Arlind Sinojmerin dhe Genci Gjecin ndërhymë menjëherë dhe në bashkëpunim edhe me kompanitë e tjera që kryejmë punimet në terren, bëmë të mundur të rivendosnim në punë të gjitha aparaturat si edhe të rikthenim shërbimin tek abonentët brenda 2.5 ditëve. Kjo punë ishte arritje e madhe për ne, duke marr parasysh edhe kushtet ekstreme të motit, me temperatura shumë gradë nën 0, me shira dhe erë të fortë. E njëjta përvojë ishte edhe për rivendosjen e shërbimeve të ONE, në rastin e Peshkopisë ku problematika ishte vetëm me furnizimin me energji elektrike, për shkak të rrufeve.

Kjo duket një punë heroike dhe mendja menjëherë të shkon tek masat e sigurisë që duhet të marrin njerëzit që shkojnë në vende të tilla.

Benani na sqaron se ONE e ka prioritet sigurinë e teknikëve dhe se të gjithë pajisen me mjete speciale që përdoren për të aksesuar stacionet, mjetet e sigurisë për t’u ngjitur në kullë apo veshjet mbrojtëse ndaj të ftohtit. Gjithashtu, herë pas here, teknikët kryejnë trajnime për punimet në lartësi dhe përdorimin e të gjitha masave mbrojtëse. “Ofrimi i shërbimit sa më të mirë dhe të vazhdueshëm për abonentët tanë, nuk na vendos në kushte rreziku, por vështirësitë ekzistojnë, pa dyshim.”

Pavarësisht këtyre vështirësive, teknikët e ONE nuk e humbasin fokusin gjatë punës së tyre, që është minimizimi në maksimum i impaktit të defekteve tek shërbimet që ONE u ofron abonentëve.

Kjo punë kaq sfiduese, energjike dhe ambicioze ka për mision që të mbajë komunikimin e njerëzve gjallë, të kenë të gjithë mundësi të lidhen përmes rrjetit me njëri tjetrin. Kjo është ajo që e mban Benanin dhe gjithë inxhinierët elektronik dhe teknik në këtë sektor të angazhuar prej kaq shumë vitesh në ONE Telecommunications./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mbi 11 mijë vaksinime të kryera/ Manastirliu: Të hënën dërgesa e rradhës nga Pfzier

Publikuar

-

Nga

Frigoriferët e vaksinave/ Manastirliu: Mund të ruajmë 250 mijë doza të Pfizer

Ministrja e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, ku po vijon vaksinimi i personelit shëndetësor spitalor dhe të kujdesit shëndetësor parësor.

“Vijojmë vaksinimin në Arenën Kombëtare me stafet mjekësore. Do të vijojmë edhe të shtunën e të dielën me stafet mjekësore dhe të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave. Janë rreth 11 mijë vaksinime të kryera deri tani, ndërsa vijojmë të zgjerohemi në territor, duke hapur sot qendrën e vaksinimit në Kukës dhe brenda javës, në Korçë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Duke folur për intensifikimin e procesit të vaksinimit, Manastirliu u shpreh se do të vijnë sasitë e radhës së vaksinave, duke filluar nga java tjetër.

“Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të Marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14,400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”, bëri me dije Manastirliu.

LEXO EDHE:  Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi/ Mogherini: Kosova drejt Evropës pa viza…

LEXO EDHE:  Zyrtarizohet/ Në këtë datë Kosova do bëhet me ushtri

Duke folur për vaksinimin e të moshuarve, Manastirliu tha: “Me përfundimin e mjekëve, infermierëve, gjithë personelit shëndetësor, me përfundimin e vaksinimit të të moshuarve në azile, kujdestarëve të tyre, gjithashtu do të intensifikojmë edhe vaksinimin e të moshuarve dhe do të vijojmë edhe përgjatë ditës së dielë me vaksinimin e të moshuarve +80, duke filluar me fashën +90 vjeçare, duke vijuar vaksinimin”, tha Manastirliu.

Sot po vijon vaksinimi antiCOVID për personelin shëndetësor dhe të moshuarit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Kukës. Deri tani janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, nga të cilat 782 janë të moshuar dhe staf që kujdeset për ta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kambanë alarmi”/ Silva Bino për situatën e COVID: Do të merren masa sipas evoluimit të pandemisë

Publikuar

-

Nga

Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se situata e Covid është shqetësuese dhe duhet të zbatohen më përpikmëri masat e përcaktuara.

Bino tha nga Kukësi se ngushtimi i fashës orare dha një efekt të vogël në uljen e shifrave të personave të prekur nga COVID. Ajo theksoi se të hënën e ardhshme do të rishikohet si po ecën situata dhe do të merren masa përkatëse për sipas llojit të evoulimit të pandemisë.

Procesi i vaksinimit nisi në Kukës me mjekët infermierët e spitalit dhe qendrave shëndetësore, Kukësi do të jetë një pikë e rëndësishme vaksinimi për personelin shëndetësor por ndoshta dhe më tej dhe për Hasin dhe Tropojën dhe për tu shtrirë më tej dhe pas në të gjitha bashkitë dhe në të gjitha qendrat shëndetësor. Ky është hap i parë personeli shëndetësor, pastaj do të vijojë me grupet e tjera. Ky proces nuk do të ketë ndërprerje sipas dozave dhe vaksinave që do të vijnë. Të gjitha vaksinat janë vaksina të sigurta të cilat janë të aprovuara nga agjenci të rëndësishme me reputacion ndërkombëtar dhe që janë aprovuar edhe nga agjencia jonë e barnave. Ne jemi këtu ISHP shkon në çdo ven diku fillon vaksinimi. Kemi vaksina të sigurta dhe proces vaksinimi të sigurt. Numri i personave të prekur është shqetësuese. Situate po ndiqet, dhe natyrisht do të merren masat përkatëse sipas situatës.

E rëndësishme është që njerëzit të evitojnë grumbullimit, të mbajnë maskat të mos ulen shumë shpesh nëpër kafe dhe lokale pasi ato janë vende infeksioni. Kemi të bëjmë me një sëmundje infektuese tepër ngjitëse. Mund të ngjasoj me gripin por është shumë më ngjitëse se gripi, por edhe shumë më vdekjeprurëse se gripi. Kjo ka vend për përmirësim dhe ne shtyjmë që të ketë vend për përmirësim dhe këto masa të zbatohen. Vetëm një zvogëlim i vogël i orës solli ulje të vogël të numrave. Natyrisht situate është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Nëse ne fund të javës, të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tone”, u shpreh Bino./CNA.al

LEXO TE PLOTE