Connect with Us

Kina dështon me fushatën për grumbullim fondesh për OBSH

Bota

Kina dështon me fushatën për grumbullim fondesh për OBSH

Publikuar

-

Kina dështon me fushatën për grumbullim fondesh për OBSH

Një fushatë shumë e reklamuar nga Kina për të grumbulluar fonde për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pasi Presidenti Trump deklaroi se po ndalte fondet amerikane për këtë organizatë, ka mbledhur më pak se 10 mijë dollar, sipas të dhënave në faqen elektronike të kësaj fushate.

Shifrat, sipas kritikëve, dëshmojnë hendekun e madh që ekziston mes deklaratave bombastike të Pekinit në mbështetje të organizmave ndërkombëtare dhe akteve konkrete.
Njoftimi i Pekinit më 20 maj për të mbledhur fonde u shoqërua me spote mediatike, si dhe një telekonferencë me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili falenderiu zyrtarët për planin “për të mundësuar donacione nga individë dhe kompani në Kinë për të mbështetur përpjekje që shpëtojnë jetë”.

Një muaj më pas, fushata “Fondi për Përgjigje Solidare për OBSH kundër COVID-19 – Aksion nga Kina” tregon se janë grumbulluar rreth 9500 dollarë megjithë angazhimin e 20 platformave dixhitale që veprojnë në Kinë.

Pekini në konkurrencë për donacione

Para fushatës së fundit të grumbullimit të fondeve, Kina kishte premtuar të dhuronte 30 milionë dollar për OBSH në prill, përveç 20 milionë dollarëve që ia kishte dhënë më parë kësaj organizate. Megjithatë, Pekini nuk e bëri publike në atë kohë se ishte në fakt debitor pasi nuk kishte paguar 30 milionë dollarë nga detyrimet vjetore të antarësisë në OBSH.

Kritkët thonë se strategjia e Kinës për të ekzagjeruar përpjekjet dhe për të fryrë shifrat e donacioneve është pjesë e politiks së saj të jashtme.

“kina ka siguruar inerci të konsiderueshme, pasi u krijua përshtypja në OKB se SHBA po reduktonte rolin e saj. Kina është angazhuar për të ndikuar në politikat e stafit, procedura, përmes retorikës,” thotë për Zërin e Amerikës Kristine Lee me Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane.

LEXO EDHE:  Ballkani do paguajë një kosto të madhe për ambiciet globale të Kinës

Mbështetja për OKB

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i fuqishëm financiar i sistemit të OKB, duke ofruar 22% të buxhetit të rregullt të organizatës, ndërsa Kina ofron vetëm 12%.

Por këto shifra lidhen me pagesën e detyrimeve vjetore. Përveç detyrimeve, ka edhe kontribute vullnetare nga vende të ndryshme. Për OBSH dhe OKB, Shtetet e Bashkuara japin 10 herë më shumë se Kina.

Sipas shifrave të fundit publike, në 2018 kontributet vullnetare nga qeveria amerikane për buxhetin e OKB-së ishin më shumë se 380 milionë dollarë. Kina, nga ana e saj, kishte dhuruar vetëm 37 milionë dollarë.

Zëri i Amerikës zbuloi se në periudhën 2018-2019, kontributet e Uashingtonit për OBSH arrinin në afro 900 milionë dollarë, ose 10 herë më shumë se kontributet e Kinës prej 86 milionë dollarësh.

Në dallim me deklaratat e Pekinit se Uashingtoni ka braktisur përgjegjësitë e tij globale,, kontributet totale amerikane nuk kanë ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit. Faktikisht kontributet amerikane për OBSH-në u rritën në 2019.

Nga shifrat që analizoi Zëri i Amerikës, kontributi i Uashingtonit për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, OBSH, u rrit gjatë 2018-2019 krahasuar me dy vjeçarin e mëparshëm. Deri në fund të 2019, SHBA kishte kontribuuar 893 milionë dollarë për OBSH, një shifër që reflekton një rritje prej rreth 48 milionë dollarësh krahasuar me periudhën 2016-2017.

Nga ana tjetër, administrate Trump vazhdon të propozojë shkurtime të ndjeshme në fondet amerikane për këto organizata. Projekt-buxheti për vitin 2021 propozon shkurtime prej 29% për fondet amerikanë në mbështetje të misioneve paqeruajtëse të OKB-së; shkurtime në masën 34% në fondet për buxhetin e përgjithshëm të OKB-së dhe eliminimin e fondeve për një numër programesh të Organizatës së Kombeve të Bashkuara./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhet nxjerrin fitues Joe Biden përballë Trumpit

Publikuar

-

Nga

Kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh me 4 pikë përqindje përballë, Presidentin Trump, sipas një sondazhi të realizuar nga Hill-HarrisX.

Sipas shifrave të dala nga ky sondazh, 43 për qind e votuesve të regjistruar, thanë se do të mbështesin Biden për president nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa 39 për qind e votuesve në sondazhin 3-4 korrik thanë se do të votojnë për Trump.

LEXO EDHE:  “Qeveria ka dështuar”/ Vokshi: E shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur

LEXO EDHE:  “Dështim i hapjes së negociatave”/ Shehu tregon shkakun thelbësor

Pesë përqind e votuesve thanë se preferojnë dikë tjetër, ndërsa një përqindje shtesë prej afro 5 për qind e votuesve thanë që nuk planifikojnë të votojnë në zgjedhje.

Anketa  zbulon se epërsia e Biden është ngushtuar me 10 pikë nga përplasja e muajit të kaluar, ku Trump po sumonte ish-Zëvendës Presidentin demokrat. /CNA.al

Sondazhet e ditëve të para të korrikut

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Publikuar

-

Nga

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Budestagun gjerman, Johann Wadephul ka shprehur keqardhjen se marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Wadephul shton se aprovimi i reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Gjykata e Lartë amerikane do të bëjë të njohura sot opinionet përfundimtare të mandatit të saj të tanishëm.

Vëmendja është përqendruar në tre çështje të cilat lidhen me kërkesat e disa komisioneve të Kongresit dhe të një prokurori të Nju Jorkut që presidenti Donald Trump të publikojë taksat dhe dokumente të tjera financiare.

Presidenti Trump, i cili nuk ka ndjekur praktikën e kandidatëve të tjerë presidencialë, duke refuzuar të bëjë publike dokumentet tatimore gjatë fushatës së vitit 2016, është përpjekur të bllokojë publikimin e dokumenteve të tij financiare.

Disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar të dhëna për këto dokumente nga dy banka, Capital One dhe Deutsche Bank, si dhe nga firma e kontabilitetit Mazars USA.

Çështja kryesore që po shqyrtojnë gjyqtarët ka të bëjë me ndarjen e pushteteve midis degëve të qeverisë federale dhe kompetencave të kongresit për të hetuar një president.

Avokati i zotit Trump, Patrick Strawbrige, tha gjatë argumentimit të çështjes në muajin maj se kërkesat për dokumentet financiare nuk i shërbenin ndonjë qëllimi me rëndësi dhe se ligjvënësit nuk duhet të kenë autoritet të pakufizuar për të hetuar një president.

Ndërkaq, disa gjykata të nivelit më të ulët Nju Jork dhe Uashington dhanë vendime kundër Presidentit Trump në çështjen e kërkesës për dokumentet financiare.

Gjyqtari Jon O. Newman i Gjykatës së Apelit për Qarkun e Dytë të Nju Jorkut shkruante:

“Interesat e komisionevetë Kongresit për të ushtruar funksionet e tyre kushtetuese dhe legjislative janë një interes publik shumë më i rëndësishëm se çfarëdo interesi tjetër …”.

Jay Sekulow, një tjetër avokat i zotit Trump, argumentoi para Gjykatës së Lartë në muajin maj se presidenti gëzon “imunitet të përkohshëm kushtetues” nga ndjekja penale gjatë kohës që shërben në detyrë dhe se prokurori i qarkut të Nju Jorkut nuk ka asnjë autoritet për të hetuar zotin Trump.

LEXO EDHE:  Zyrtare/Dështojnë negociatat Rama-Basha me ndërkombëtarët

LEXO EDHE:  "Qeveria ka dështuar"/ Vokshi: E shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur

Carey Dunne, këshilltar i përgjithshëm për prokurorin e qarkut të Manhatanit, tha se presidentët, ndërsa gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, ata nuk përjashtohen nga kërkesat që të dorëzojnë dokumente. Për më tepër tha zoti Dunne, të dhënat që kërkon zyra e tij i takojnë periudhës përpara mandatit të Presidentit Trump dhe nuk mbrohen nga privilegji ekzekutiv.

“Ekziston një rrezik që presidentët amerikanë dhe palë të treta pa dashje të dalin mbi ligjin”, tha ai.

Gjykata e Larta e ka trajtuar edhe në të kaluarën çështjen nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për dokumente.

Në vitin 1973, gjykata vëndosi njëzëri kundër Presidentit Richard Nixon në çështjen që lidhej me dorëzimin e regjistrimeve audio të Shtëpisë së Badhë tek një prokuror special. Gjykatësit po ashtu morën një vendim të njëzëshëm kundër Presidentit Bill Clinton në vitin 1997, duke lejuar një proces gjyqësor në ngarkim të presidentit për ngacmim seksual.

Gjatë argumenteve me gojë në muajin maj, të nëntë gjyqtarët lanë shumë pak të kuptohet se çfarë ane do të mbajnë për çështjet e ngritura para tyre.

Përveç vendimit në favor të njërës ose tjetrës palë, gjyqtarët mund të vëndosin dërgimin mbrapsht të çështjeve për rishqyrtim nga një gjykatë më e ulët.

Ndërsa vendimet e gjykatës së ulët kundër zotit Trump erdhën mes procesit për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësuesve nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe abuzim pushteti, akuza për të cilat Senati e nxori të pafajshëm, vendimi i Gjykatës së Lartë vjen ndërsa vendi është vetëm pak muaj para se të vendosë nëse do të rizgjedhë zotin Trump për një mandat të dytë presidencial, apo rivalin e tij, ish Zëvendës Presidentin Joe Biden./VOA

LEXO TE PLOTE