LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kamikazët” e Lulit dhe Desadës dalin hapur kundër Berishës

25 Qershor 2020, 08:26, Politikë CNA

Ditët e fundit në qarqet mediatike, ka qarkulluar një lajm, i urdhëruar nga Republika e re, sipas të cilit Lulzim Basha po tenton rihapjen e PD-së.

Në fakt gjithçka duket të jetë një show i radhës, sa për t?i hedhur hi syve demokratëve.

Një gjë e tillë u tregua edhe mbrëmjen e djeshme, ku duket qartë se propaganda e Republikës së re, ka hedhur në sulm ?mercenarët? e tyre kundër ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Nga një anë flitet për hapje të PD-së dhe rikthim të kontributeve, por nga ana tjetër kamikazët e Lulit dhe Desadës, kanë dalë hapur kundër Berishës.

Ergys Mërtiri një vegel e vogël e familjes Basha, mbrëmjen e djeshme në emisionin Real Story, i keqpërdorur nga Desada e propagandës, është hedhur në sulm ndaj Berishës.

?Ajo çfarë i intereson një lideri është të ketë njerëzit brenda në harmoni, sepse hapja mund të sjellë pakënaqësi nga ata që janë brenda dhe sa të gatshëm janë ata për të pranuar ata që afrohen.?-është shprehur Ergys Mërtiri.

Duke treguar qartë se lajmet për gjoja hapje e bashkim janë thjeshtë dhe vetëm propagandë dhe show, ndërkohë që nga ana tjetër “hijenat” vërsulen ndaj fugurave historike të Partisë Demokratike.

?Kamikazi? i Lulit thotë se ai duhet të heqë Berishën, por në fakt pa Berishën, Lulzim Basha do ishte shporrur me kohë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga